Deputeti i VMRO-DPMNE-së opozitare Antonio Milloshoski nesër në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dihet t’i dorëzojë regjistrimet që dje i publikoi në konferencën për shtyp lidhur me ish-kryeministrin Zoran Zaev.
Milloshoski në konferencë për shtyp e publikoi regjistrimin e dytë audio, në të cilin, siç tha dëgjohet zëri i Zaevit, si ai si kryeministër ka marrë vendime në emër të Gjykatës Supreme dhe të PSP-së dhe se ka qenë në bashkëpunim me ish-prokuroren speciale Katica Janevën për të gjitha vendimet e saj.
“Bombën” e parë e Milloshoski e lëshoi gjatë debatit në Komisionin kuvendor për çështje evropiane, në të cilën është shqyrtuar Propozimi-ligji për Prokurori Publike. Në regjistrim, gjoja, Zaevi ka biseduar me një person tjetër për financimin e televizionit të të dyshuarit të parë në rastin “Reket”, Bojan Jovanovski.



