Edhe pse ende ka kohë për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë, BDI këtë herë ka shpejtuar para partive tjera për të caktuar kandidatët me të cilët do të garojë në zgjedhje, shkruan Gazeta Express.
Pas propozimeve të degëve për kandidatëve në zonat 1 dhe 2, në zonën 5 sipas burimeve të redaksisë tonë, bartës i listës do të jetë Talat Xhaferi, i pasuar nga Ismail Jahovski dhe Shqipe Shaqiri.
Xhaferi në ciklet e kaluara zgjedhore ka garuar në zonën 6, i propozuar nga dega e Gostivarit.



