Shoqata e operatorëve kabllovik ka paralajmëruar ndërprerje të emetimit të kanaleve televizive prej datës 2 mars në mesnatë, si reagim i sjelljes së ndryshimit të ligjit për shërbime mediatike dhe obligimet në lidhje me të drejtat autoriale. Operatorët kabllovik, Telekom, A1 dhe Neotel, kanë njoftuar se në bashkëpunim edhe me operatorë të tjerë kanë dërguar iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për prolongim të hyrjes në fuqi të Ligjit të ri për veprimtari audio dhe eudio vizuele dhe njëkohësisht nga institucionet e kompetente kërkojnë të matrin masa për suspendimin e ligjit në fjalë. Në lidhje me zhvillimet që kanë ndjekur sjelljen e këtij ligji, ka reaguar edhe delegacioni i BE-së në Shkup, i cili ka alarmuar për situatën e krijuar. Në një komunikatë me shkrim, Delegacioni i BE-së ka ritheksuar rëndësinë e shprehjes së lirë, lirisë së mediave dhe qasjes së informacionit për të gjithë qytetarët.
Delegacioni i BE-së
“I bëjmë thirrje Qeverisë, kanaleve televizive dhe operatorëve kabllovik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të ulen në tavolinë me rregullatorin e mediave, të gjejnë zgjidhje të qëndrueshme e cila respekton këto parime, funksionon për të gjithë operatorët e tregut dhe siguron zbatimin e të drejtave të pronësisë intelektuale. Delegacioni i BE-së është i gatshëm të sigurojë asistencë të mëtejshme teknike për përforcimin e kornizës ligjore dhe sigurimin e një sërë rregullash gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme për sektorin e mediave, për të gjithë palët relevante”.
Sipas shoqatës së operatorëve kabllovik, ndryshimet e ligjiit janë në kundërshtim me direktivat e BE-së dhe me të gjitha parimet themelore të veprimtarisë radiodifuzive dhe politikës mediatike të vërtetuara nga BE. Nga ana tjetër, ministri i Administratës, Damjan Mançevski,ka shprehur optimizëm se do të gjendet zgjidhje, me të cilën do të rregullohet gjendja dhe nuk do të dëmtohen qytetarët dhe shfrytëzuesit e shërbimeve.
Ndryshimt në Ligjin për veprimtari audio dhe audio vizuele u miratuan në çastet e fundit para shpërbërjes së Kuvendit dhe është votuar nga të gjitha partitë politike.



