Author: Hamdi Kumanova

Rezultatet e tre personave të fundit, dy pardje dhe një dje, të cilët ishin testuar për koronavirus janë negative, por autoritete megjithatë apelojnë deri te qytetarët që t’i respektojnë rekomandimet nëse kanë udhëtuar në rajone ku janë regjistruar raste të sëmundjes, si dhe të respektohet vendimi për anulimin e tubimeve publike. Filipçe dje informoi se negativ është rezultati te shoferi i cili drejtonte furgonin me të cilin transportohej pacientja te e cila është konfirmuar koronavirusi, e cila edhe më tutje do të qëndrojë në izolim shtëpiak deri në ditën e 14-të kur përfundon inkubacioni, ndërsa pastaj mjekët do të vendosin…

Lexo më Shumë

Shumë qytetarë kanë parashtruar ankesa mëngjesin e sotëm në lidhje rishfaqjen e skandalit me telefonatat e panjohura. Telefonatat mbartin prefiksin +881, prefiks ky që nuk i takon asnjë shteti. “Telefonata nuk zgjati shumë. Nuk kam arritur as të përgjigjem”, thotë për 360 një qytetar. Telefonatat kryesisht janë realizuar tek shfrytëzuesit e kompanisë T-Mobile. Nga kompania T-Mobile njoftojnë se dyshohet për sulm kibernetike ndërsa rekomandojnë që përdoruesit e shërbimeve të tyre të mos hapin telefonatat dhe të paraqesin numrat e dyshimtë, në mënyrë që numrat e tillë të bllokohen. Ky mashtrim ndërkombëtar në botë njihet si “Vangiri” dhe ka origjinë nga…

Lexo më Shumë

Dy vajza u lënduan mbrëmë në lagjen e Shkupit Gjorçe Petrov, pasi ato i goditi një xhip derisa prisnin në stacionin e autobusit. Sipas dëshmitarëve të rastit, xhipi i cili lëvizte nga drejtimi i Gjorçe Petrovit drejtë Qendrës duke dashur t’i ikë një veture të markës “jugo” e cila ia kishte prerë rrugën dhe kishte hyrë në korsenë e tij, kishte humbur kontrollin dhe kishte goditur direkt vajzat. Portali “Rakomet24” informon se dy vajzat janë hendolliste të ekipit të parë të KHG Vardar, të cilat me automjet të ndihmës së shpejtë ishin dërguan në spital. Ato janë hospitalizuar pa lëndime…

Lexo më Shumë

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, dje në Bruksel realizoi një varg takimesh në lidhje me dikasterin e tij, në mesin e tyre edhe me eurokomisarin për Mjedis Jetësor, Virginijus Sinkveçius dhe zëvendësdrejtoreshën e përgjithshme për çështje klimatike në BE, Klara de la Tore. Në një deklaratë për MEDIAL-n, Nuredini konfirmoi se është hapur çështja për zbatimin e Paktit të Gjelbër në Maqedoninë e Veriut dhe Ballkanin Perëndimor. Pakti i Gjelbër është prioriteti kryesor i Komisionit Evropian gjatë këtij mandati dhe do të jetë pjesë përbërëse e secilës politikë, përfshirë edhe zgjerimin. Ballkani Perëndimor, edhe pse është një nga…

Lexo më Shumë

Komiteti qendror i VMRO-DPMNE-së nga e hëna do të vendosë nëse Hristijan Mickovski do të jetë bartës i listës për deputet ose do mbetet vetëm mandatar për Qeverinë, përcjell Gazeta Express nga Aktuale/ Mickovski dhe disa nga anëtarët e strukturave partiake këtë fundjavë në Ohër e përforcojnë menaxhmentin partiak në akademi politike. Ai nuk i tregoi as kandidatët tjerë për deputetë, por tha se do të punojnë, siç thotë, interesat e shtetit. Ata janë njerëz me integritet, me portofol serioz profesional, njerëz në të cilët unë personalisht si kryetarë i VMRO-DPMNE-së, por edhe qytetarët mund të mbështeten dhe të besojnë…

Lexo më Shumë

Tanimë katër ditë me radhë në vendkalimin kufitar Dellçevë për personat të cilët vijnë nga rajonet e prekura me koronavirus në Italinë Veriore, orientohen drejt vendkalimeve kufitare Qafëthanë, Tabanoc, Bllacë, Bogorodicë dhe Deve Bair. “Në vendkalimin kufitar Dellçevë dhe Noso Sellë shtetas të cilët vijnë nga rajonet në Italinë Veriore të përfshira me virusin nuk mund të hyjnë në shtet. Për shkak të evitimit të çfarëdo lloj komplikimeve rreth përhapjes së koronavirusit dhe të evitohet udhëtimi edhe pas disa qindra kilometrave, i njoftojmë udhëtarët të cilët vijnë nga rajonet e përmendura në Italinë Veriore se ju lejohet hyrja në shtet…

Lexo më Shumë

Mungon Gjuha Shqipe në tabelat e reja të Policisë së Aeroportit në Shkup. Në Qendrën Rajonale për Punë Kufitare, pranë Stacionit Policor për Kontrolle Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit para disa ditëve janë ndryshuar tabelat informuese. Në fotografinë e dërguar si denoncim në adresën tonë elektronike, vërehet se në tabelat e reja, mungojnë mbishkrimet në gjuhën shqipe. Të njëjtat janë shkruar vetëm në gjuhën maqedonase dhe gjuhën angleze, përcjell in7. Çështja e përdorimit të gjuhës shqipe ka qënë temë debati në vitet e fundit në Maqedoninë e Veriut. Edhe pse disa herë është ndërhyrë në ligjin për perdorimin e…

Lexo më Shumë

Anëtarët e Komisionit antikorrupsion u kanë bërë thirrje politikanëve që të mos i harrojnë, dhe ti shkelin rregullat e sjelljes në periudhë zgjedhore. Ti lexojnë mirë udhëzimet për ndalimin e përdorimit të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në pronësi të shtetit, në procesin zgjedhor. Kryetarja e komisionit Biljana Ivanovska u tha punonjësve të zgjedhur, të emëruar dhe atyre në sektorit publik, se ata duhet të respektojnë detyrimet e parashikuara në Kodin Zgjedhor dhe Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit. “Kohët e fundit ka pasur një promovim, ose paralajmërim të aktiviteteve ndërtimore dhe lloje të tjera të…

Lexo më Shumë

Është thyer tabela e dygjuhësisë në Qendrën ndërkomunale për Punë Sociale në Prilep. Pasi Zoran Zaev mbrëmë në duelin televiziv me liderin opozitar Hristijan Mickovski deklaroi se është bërë gabim para vënies së tabelave dy gjuhësore në Komunat ku nuk ka përfaqësim të duhur të përqindjes së popullatës shqiptare,sot në Prilep është thyer njëra ndër tabelat dy gjuhësore përcjellë Tetova Sot. ” Qytetarët janë të zemëruar nga poshtërimi i qeverisë dhe po demonstrojnë revoltën e tyre, dhe fajin për këtë e ka vetëm Zaevi, shkruajtën në faqen në Facebook Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE- së në Prilep.

Lexo më Shumë

Eksperti amerikan, Jens Muller, në ligjeratën e tij të mbajtur sot në Shkup në lidhje me rritjen ekonomike dhe teknikat e biznesit, ka thënë se, liderët krijojnë politika që nuk duhet të ndryshojnë çdo vit dhe gjërat kyçe të tyre duhet të zgjasin për kohë më të gjatë. Ai ka thënë se turizmi eksporti dhe edukimi janë tre gjërat themelore që duhet të ketë një shtet për të pasur ekonomi të mirë. Sipas tij, edukimi shërben për t’i ndihmuar njerëzit që të arrijnë sukses dhe që njerëzit t’i gjërat ndryshe nga ajo që është bërë në të kaluarën. Jens Mueller,…

Lexo më Shumë