Eksperti amerikan, Jens Muller, në ligjeratën e tij të mbajtur sot në Shkup në lidhje me rritjen ekonomike dhe teknikat e biznesit, ka thënë se, liderët krijojnë politika që nuk duhet të ndryshojnë çdo vit dhe gjërat kyçe të tyre duhet të zgjasin për kohë më të gjatë. Ai ka thënë se turizmi eksporti dhe edukimi janë tre gjërat themelore që duhet të ketë një shtet për të pasur ekonomi të mirë. Sipas tij, edukimi shërben për t’i ndihmuar njerëzit që të arrijnë sukses dhe që njerëzit t’i gjërat ndryshe nga ajo që është bërë në të kaluarën.
Jens Mueller, ekspert amerikan
“Truri zakonisht është tranformues. Aftësia e të bërit diçka shumë mirë sjell aftësi të reja. Kur flasim për shtetet, ne duhet të jemi fleksibil dhe kur flasim për të qenurit fleksibil dhe inovativ, kjo nuk kërkon që ne të shpikim gjëra të reja, ne vetëm kombinojmë gjëra”
Mueller, foli edhe rreth mënyrave se çfarë duhet të bëjnë shtetet që të jenë pjesë e vendeve që po krijojnë pavarësi ekonomike.
Jens Mueller, ekspert amerikan
“Për shtetet e vogla, investimet direkte të huaja ekononomike janë shumë të rëndëishme për sjelljen e parave dhe ju mund të filloni të kuptoni rëndësinë e trurit dhe reputacionit, sepse nëse ju jepni para diku, ju intereson kjo pjesë. Si të bëni që njerëzit të sjellin para në Maqedoni? Poltikat e mira qeveritare janë përbërje e mirë që sjell deri te tërheqja e tyre”.
Muller, i cili aktualisht është profesor në Zelandë të re, ka takuar dje në selitë e tyre edhe kreytarin e Alternativës dhe atë të Aleancës për shqiptarët, me të cilët kanë biseduar për platformën me të cilën koalicioni do të garojnë në zgjedhjet e 12 prillit.



