Pas një sëmundje ka ndërruar jetë në moshën 93-vjecare Isen Iseni i njohur si plaku i Llojanit, shkruan gazeta Lajm.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në varrezat e fshatit Llojan, në ora 15;00. “Plaku i Lojanit” u bë i njohur për kritikat e ashpra ndaj politikanëve shqiptarë dhe maqedonas për mosrealizimin e premtimit për hapjen e kufirit Llojan-Miratoc, që lidh Maqedoninë me Luginën e Preshevës në Serbi. Iseni u bë protagonist i rrjeteve sociale dhe i shumë mediave, të cilat kishin shkuar në fshatin e tij kufitar për ta vizituar.



