Iniciativa “Mini Shengeni” është i mirë për qytetarët dhe integrimin ekonomik në mbarë rajonin e Ballkanit perëndimor (BP), por disa vende nuk marrin pjesë për shkak të mbivlerësimit dhe konsiderojnë se kjo është ndërlidhje për Beogradin, vlerësuan në “Kopaonik biznes forum” ish-përfaqësues të lartë zyrtarë të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Siç lajmëroi korrespondenti i MEDIAL-s nga Beogradi, në ngjarjen speciale “Vizioni i Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2030”, vetëm ish-presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq deklaroi se iniciativa “Mini Shengeni” është term i gabuar, si dhe se integrimi rajonal mund të arrihet vetëm nëse marrin pjesë të gjitha gjashtë vendet e rajonit.
“Akti është i mirë, por mënyra është e keqe. Ajo është ide që është ‘prishur’ gjatë krijimit të diçka që u nevojitet të gjithëve”, deklaroi Vujanoviq.
Ish-presidenti i Maqedonisë së veriut, Branko Cërvenkovski, në debat shtroi pyetjen nëse ekziston madje një shkak racional përse qytetarët e rajonit të mos udhëtonin më lirë, më lehtë do të punësoheshin dhe do të merreshin me biznes.
Ai theksoi se 10 vite para nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës në vitin 2018, BE-ja i kishte dhënë rekomandime Maqedonisë, se vendi nuk mund t’i fillonte negociatat me BE-në derisa nuk zgjidhet kontesti me Greqinë.
“Atëherë ishte bërë një kompromis i rëndë dhe i hidhur dhe kur kjo ndodhi, u krijua një tronditje e hidhur”, deklaroi Cërvenkovski.
Ai theksoi se kjo shkaktoi zhgënjim të madh tek qytetarët, që e minoi kredibilitetin e autoriteteve dhe është shkaku që së shpejti në Maqedoni të Veriut do të mbahen zgjedhje të parakohshme.
Theksoi se tani po flitet se BE-ja është jofunksionale në sjelljen e vendimeve dhe se zgjerimi tërë këtë vetëm sa do ta komplikonte.
Ish-anëtari i kryesisë së BeH-së, Mlladen Ivaniq, në debat vlerësoi se raportet në rajon nuk janë të mira, ndërkaq për iniciativën “Mini Shengeni” tha se “thjeshtë disa vende në rajon nuk e duan, se janë të padrejtë dhe konsiderojnë se kjo është ndërlidhje për Beogradin”.
Ivaniq deklaroi se BE-ja nuk është e sinqertë kur thotë se perspektiva e BP është në Evropë.
“Pas Kroacisë me dekada nuk do të ektë zgjerim të BE-së dhe kjo që po ndodhë me Maqedoninë e Veriut flet për atë. Unë jam realist dhe ekziston kritikë ndaj anëtareve të reja të BE-së”, konkludoi Ivaniq.
Ish-ministri i jashtëm i RFJ dhe Malit të Zi, GOran Svillanoviq theksoi se procesi i Mini Shengenit është i mirë dhe të gjithë duhet të kyçen në në.
Presidenti shqiptar gjatë viteve 2002-2007, Alfred Moisiu, duke e komentuar iniciatovën “Mini Shengen”, tha se kjo është vetëm “një emër i madh, që shkaktoi diskutim dhe kritikë të caktuar”.
Moisiu theksoi se iniciativa përfshin shumë nga problemet me të cilat përballen vendet e Ballkanit Perëndimor dhe prandaj në rajon ka nevojë të vendoset “Mini Shengeni” me qëllim që të ndërlidhen aq shumë kufij në rajonin i cili ka rreth 20 milionë njerëz.



