Një shkupjan 26-vjeçar është dërguar në spitalin e Gostivarit pasi që ka gëlltitur tableta ekstazi të cilat policia i gjeti tek ai dhe dy persona të tjerë, ndërkaq për çka i privoi nga liria dje pasdite në rrugën Gostivar – Kërçovë.
Sipas Buletinit policor, dje në orën 17:30 në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë, në udhëkryqin e Zdunjes, nëpunës policorë i privuan nga liria M.D.(26) nga Shkupi, A.S.(23) nga Pehçeva dhe një femër 17-vjeçare nga Shkupi sepse gjatë kontrollit të tyre dhe automjetit të tyre “hjundai” me targa të Shkupit, u gjetën tableta ekstazi. “Dy femrat janë mbajtur në stacionin policor Gostivar për ndriçim dhe dokumentim të rastit, përderisa M.D., i cili ndërkohë i ka gëlltitur tabletat, është dërguar në spitalin e Gostivarit “Ferid Murat” për ofrim të ndihmës mjekësore, qëndron në informatën nga Ministria e Punëve të Brendshme.



