Author: Hamdi Kumanova

Pagesë elektronike e faturave Triglav Sigurimi ka vendosur shërbim të ri në treg, pagesën elektronike të faturave. Ky shërbim për klientët është i qasshëm në ueb faqen e kompanisë, www.triglav.mk në pjesën e online shërbimeve. Me qëllim lehtësimin e obligimeve, preventivë dhe mbrojtje për të gjithë ne, Triglav Sigurimi ka vendosur shërbim të ri në treg, pagesën elektronike të faturave. Në këtë mënyrë, kompania i ka mundësuar klientëve që në çdo kohë, nga shtëpia e tyre, në një mënyrë të thjeshtë t`i realizojnë obligimet e tyre ndaj Triglav. “ Edhe në këto momente të rënda të sfidave, ndryshimit të stilit…

Lexo më Shumë

Ministri për Punë të Brendshme, Naqe Çulev në profilin e tij në Facebook iu falënderua të gjithë qytetarëve për respektim të orës policore, e cila filloi nga e premtja në orën 16 dhe zgjati deri sot në ora 05:00 të mëngjesit. “Falënderoj të gjithë ata qytetarë që janë të vetëdijshëm për sfidën me të cilën përballemi dhe i respektuan vendimet e Qeveris për kufizim të lëvizjes, rekomandimet për distancë sociale”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook ministri i brendshëm Naqe Çulev.

Lexo më Shumë

Duke qenë se në Kërçovë nuk është regjistruar asnjë i prekur me COVID-19, kryetari i komunës Fatmir Dehari i kërkoi qeverisë që qytetet të shpallet “zonë sterile”, gjë që do të sillte disa masa të veçanta për qytetin. “Pra të vendosen postblloqe në hyrje dhe dalje të Kërçovës dhe të kontrolloheshin të gjithë qytetarët që do të vinin apo autoritetet e tjera nga qytetet e tjera dhe në qytetin tonë të vazhdonte jeta normale duke e ruajtur distancën sociale dhe duke e mbikëqyrur situatën, veçanërisht e kam për vazhdimin e shkollave por pse jo edhe pjesa më e goditur, që…

Lexo më Shumë

Gjithsej 40 punonjës shëndetësorë në spitalin e Kumanovës janë të infektuar me coronavirus, konfirmoi për “Fokus” drejtoresha Snezhana Zaharieva. “Që nga fillimi i pandemisë, 40 punonjës shëndetësorë janë infektuar me coronavirus, pesë prej tyre janë negativë, domethënë të kuruar”, tha Zaharieva. Disa ditë më parë, Departamenti i Gjinekologjisë i spitalit po punonte në një mënyrë të veçantë, nga ku ishin infektuar edhe disa punonjës shëndetësorë. “Për shkak të situatës së urgjencës me Covid -19 dhe shfaqja e testeve pozitive në disa punonjës të Departamentit të Gjinekologjisë dhe Akusherisë, dhe për të pasur një qëndrim sa më profesional ndaj pacientëve të…

Lexo më Shumë

Ende nuk dihet se në çfarë forme do të përdoren 476 milionë eurot që janë siguruar nga institucionet ndërkombëtare financiare dhe as a do të ketë mjet të veçantë transparence e shpenzimit të tyre. “Gjendja është e paparashikueshme dhe ne presim që deficiti të rritet për shkak të uljes së të hyrave dhe nëse kjo merret parasysh, nëse këtë e marrim parasysh, meqë pyetët se ku do të shkojnë mjetet, flasim për mjete që do të përdoren edhe në sektorin shëndetësor edhe në ekonomi”, tha ministrja e Financave, Nina Angellovska Qeveria ka sqaruar masën e parë të pakos së dytë…

Lexo më Shumë

Kompanitë të cilat ofrojnë shërbime digjitale mbeten në krye të listës së veprimtarive që shënojnë rritje në kohën kur masat e forta shtrënguese për parandalimin e koronavirusit kanë paralizuar disa nga hallkat e ekonomisë, siç është turizmi, transporti dhe sektori i hotelerisë. Kryetari i Konfederatës së punëdhënësve në Maqedoninë e Veriut, Mile Boshkov, thotë se koronavirusi imponon përdorimin e shërbimeve digjitale, kështu që shërbimet e kompanive të teknologjisë informative mbeten në krye të listës së kërkesave si nga sektori bankar për të ruajtur distancën fizike, ai arsimor për shkak të mësimit online, ashtu dhe nga kompanitë tregtare që veprimtarinë e…

Lexo më Shumë

Sot është dita e nëntë që në Dibër nuk është shenuar asnjë rast i ri me Koronavirus në Dibër, përcjell GazetaExpress. Ndërkohë numri i të shëruarëve nga kjo epidemi ka arritur në 23, që paraqet shpresë se ky qytet po e fiton luftën me Koronavirusin, shkruan Gazeta Lajm. Në Dibër epidemia mori katër viktima, kurse së paku dy dibranë kanë ndërruar jetë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë Shtabi komunal në Dibër ka filluar të bëjë analiza nese duhet të vazhdojë, ose duhet të ndërpritet Gjendja e jashtëzakonshme me të cilën janë ndaluar hyrjet dhe daljet e qytetarëve…

Lexo më Shumë

Ndërkohë që i gjithë territori i shtetit sot është në izolim të plotë, nëse nuk do të kishte kërcënim nga COVID 19, sot më 12 prill, do të duhej të mbaheshin zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Vendimi u soll nga liderët e të gjitha partive politike në vend, të cilët pas dështimit për të marrë datë për fillim të negociatave me BE-në, u ftuan në vilën e Presidentit Stevo Pendarovski, pas çka në mënyrë unanime vendosën që të shkojnë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Liderët e partive politike, në takim me presidentin, gjithashtu kishin theksuar përkushtimin e tyre për integrimin evropian…

Lexo më Shumë

Më 11 Prill 2020, gjatë orëve të mëngjesit, personi D.I dhe së bashku me personin E.E., u privuan nga liria, të cilët u gjetën duke kryer një vjedhje të rëndë nga një objekt hotelieri “Alo Alo”, me vendndodhje në TC Treska, konfiskuan lloje të ndryshme të pijeve alkoolike, një aparat për matjen e presionit dhe një biçikleta.Padi Penale me nenet 236 dhe 206 mosrespektimin e orëve të policisë

Lexo më Shumë

Të gjithë kompanitë nga të gjitha industritë do të mund të aplikojnë për të përfituar nga masa për subvencionimin e pagave të punëtorëve prej 14.500 denarësh. Këtë e bëri të ditur ministrja e financave, Nina Angellovska, e cila i tregoi kushtet që duhet plotësojnë kompanitë për të përfituar nga kjo masë, ndërsa potencoi se realizimi i kësaj mase që do të përfshijë rreth 250 mijë të punësuar do t’i kushtojë shtetit 120 milionë denarë. “Qëllimi i kësaj ndihme është që kompanitë të mund t’i ruajnë vendet e punës edhe përkundër uljes së intensitetit të punës. Kjo masë do t’i përfshijë…

Lexo më Shumë

Vaksina për koronavirusin nuk mund të pritet të prodhohet deri në fund të këtij viti. Procesi i çdo vaksine është i gjatë dhe me përshpejtim maksimal, së paku nevojiten 12 deri 18 muaj, ndërkaq i paraprijnë edhe disa faza të hulumtimeve paraklinike, tha dr. Vlladimir Mikiq. “Sipas asaj që e dimë deri më tani, në afat sa më të shpejtë, mes një apo një vit e gjysmë do të ishte periudha kur mund të prodhohet”, tha epidemiologu, duke u përgjigjur në video sesionin e sotëm për KOVID-19 se kur mund të pritet vaksina për virusin e ri. Dr. Zharko Karaxhoski…

Lexo më Shumë

Besimtarët katolikë dhe disa kisha ortodokse festojnë festën e madhe të Ringjalljes së Krishtit – Pashkët. Festimet po zhvillohen në kushte të jashtëzakonshme për shkak të masave të marra nga shumë qeveri botërore kundër virusit Korona. Kisha Katolike tashmë ka informuar besimtarët e saj se të gjitha tubimet dhe liturgjitë në një vend janë anuluar për shkak të infektimit të mundshëm. Edhe Vatikani ishte i zbrazët, ku Papa Françesku mbajti meshën në një tempull të boshatisur dhe pa besimtarë në shesh. “Nuk mund ta përfundoj këtë meshë pa i përmendur priftërinjtë që i ofruan jetët e tyre për Zotin. Priftërinjtë…

Lexo më Shumë