LSDM nëpërmjet një kumtese shprehet kundër mbajtjes së maturës shtetërore. “Kërkojmë heqjen e maturës shtetërore për këtë vit”, shprehen nga LSDM. Ata thonë se nxënësit duhet të lirohen nga mbajtja e maturës shtetërore ndërsa fakultetet që do të kenë konkurrencë të madhe, përzgjedhjen ta bëjnë përmes provimit pranues. “Në këtë mënyrë do t’i mbështesin nxënësit, maturantët, duke marrë parasysh kushtet specifike në të cilën zhvillohet procesi arsimor dhe duke u kujdesur për shëndetin e tyre”, shprehen nga LSDM.
Author: Hamdi Kumanova
Për disa ditë me radhë, Kumanova kryeson me numrin më të madh të të infektuarve me Covid-19, në ditë. Për 24 orët e fundit në këtë qytet, janë regjistruar 11 raste të reja, kurse gjithsej në nivel të shtetit 26 raste. Me këtë numri total i personave të prekur me koronavirus ka shkuar në 854. Po ashtu për një ditë janë shtuar edhe 4 viktima, 2 në Shkup, 1 në Veles dhe 1 në Prilep, me çka numri i të vdekurve në vend ka arritur në 38. Ndërkaq, janë shëruar 3 pacientë nga Shtipi, të cilët përshkak të formës më…
NP”Parkingu i qytetit “për shkak të situatës me pandeminë duke filluar prej nesër (24 prill) do të punojë me orar të reduktuar informon TetovaSot. Lidhur me këtë sipas një njoftimi thuhet se prej nesër 14.04.2020 (e martë), për shkak të situatës me pandeminë e COVID19, NP “Parkingu i qytetit” -Tetovë do të punojë me orar të reduktuar prej orës : 08:00 – 15:00!
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në paraqitjen e tij në lajmet e Alfa-s, foli për situatën në të cilën gjendet Republika e Maqedonisë për shkak të koronavirusit. “Sot, që na është propozuar dhe duhej të ishin dy denarë për të rritur akcizën për karburante dhe për naftën, tani nga sot që në fakt jo dy denarë por tre denarë duhej të ishin rritur është shembull klasik kur një rreth i vogël biznesmenësh që janë të afërm ose miq me partinë ose familjen në pushtet sikur në rastin e Maqedonisë ata arrijnë të sigurojnë privilegje për veten e tyre në kurriz…
Në takim u bisedua për ndihmën e pakushtëzuar që Republika e Turqisë ia ofroi vendit tonë si pasojë e gjendjes së vështirë shkak i së cilës është Koronavirusi. Ministri Ismaili theksoi se kjo ndihmë ka një rëndësi të madhe dhe një konfirmim tjetër të miqësisë midis dy vendeve. Ai shprehu shpresë se situata me koronavirus së shpejti do të zgjidhet dhe se bashkëpunimi kulturor midis Turqisë dhe Republikës së Maqedonisë Veriore do të vazhdojë me një ritëm të përshpejtuar.
Rrjeti nacional kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare Qeverisë i propozon masa urgjente për mbrojtje të grave dhe fëmijëve të dhunës familjare në kushte krize. Propozon Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë të zhvillojë protokolle për strehim të sigurt të grave viktima të dhunës dhe fëmijëve të tyre, sipas rekomandimeve për mbrojtje nga Kovid-19. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale të publikojë numrat për denoncim të dhunës familjare të cilët do të jenë funksionalë 24/7, veçanërisht për secilin qytet ku ka qendër për punë sociale. Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e…
Katër personat e infektuar nga stafi mjekësor i spitalit të Gostivarit, nuk rrezikojnë funksionimin normal të këtij institucioni. Drejtori i Spitalit Jakup Jakupi tha se janë testuar edhe gjashtë persona nga stafi mjekësor ndërsa shtoi se punohet në zëvendësimin e ekipit. Spitali punon me numër të reduktuar të pranimit të pacientëve. Gjitha masat merren në vazhdimësi në bazë të nevojës, dhe ashtu është e organizuar puna në spital. Pra ju informova se punët janë të organizuara në grupe që eventualisht nëse njëri rezulton i infektuar prej grupit, i njëjti shkon në izolim shtëpiak dhe vazhdon grupi tjetër, që assesi mos…
Qeveria ka sjellë vendim për përfundimt të izolimit njëmujor të Dibrës dhe Qendrës Zhupa për shkak të Koronavirusit. Marim vesh se vendimi është sjellur pasi tani 10 ditë nuk ëhstë shënuar rast i ri, shkruan Gazeta Lajm. Në këtë qytet tani do tv vazhdojnë masat e gjendjes së jashtëzakonshme që vlejnë për mbarë vendin. Ndërkohë numri i të shëruarëve nga kjo epidemi ka arritur në 23, që paraqet shpresë se ky qytet po e fiton luftën me Koronavirusin, shkruan Gazeta Lajm. Në Dibër epidemia mori katër viktima, kurse së paku dy dibranë kanë ndërruar jetë edhe në Shtetet e Bashkuara…
Në seancën e sotëm qeveritare, raporton SHENJA, është vendosur që gjatë kohës së vikendit përfshirë edhe të hënën, nga e premtja 17 prill në orën 16.00 deri të martën 21 prill, në orën 05.00, do të ndalohet lëvizja e gjithë qytetarëve. Mbetet aktive ndalimi për lëvizje e të gjithë qytetarëve në nivel të territorit të shtetit, çdo ditë pune, nga e hëna deri të premten, nga ora 16.00 deri në orën 05.00. Në mënyrë shtesë, nga dita e enjte (16 prill) deri të martën 21 prill, ndalohet dalja në të gjitha vendet rekreative, parqet në tërë shtetin.
Gjatë kësaj jave në funksion do të vendosen dy laboratorë shtesë në të cilat do të testohet prezenca e Kovid-19 në mostrat e marra. Bëhet fjalë për laboratorit në Akademinë e Shkencave dhe në Institutin e Mjekësisë Ligjore, raporton SHENJA. “Me këtë numri i testimeve gjatë ditës rritet prej 50 deri në 100, do të eliminohet pitja e gjatë e rezultateve të cilët ndodhin në situata të caktuara duke e pas parasysh numrin e madh të mostrave”, tha Filipçe. Deri tani janë bërë 8.552 testime. Vetëm në 24 orët e fundit janë bërë 330 testime.
Prokuroria Themelore Publike në Tetovë dorëzoi në Gjykatën Themelore në Tetovë propozime për lëshimin e urdhrave penal kundër 12 personave, të akuzuar për vepër penale – Mosrespektim i rregullave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë, e dënueshme sipas nenit 206 paragrafi 1 të Kodit Penal. Siç thuhet në kumtesë, ata gjatë kohës së orës policore për të parandaluar përhapjen e koronavirusit gjatë fundjavës, ato u gjetën duke lëvizur në lokacione të ndryshme të qytetit. Prokurorët publik kompetent i propozuan Gjykatës që secili nga të pandehurit të ndëshkohet në lartësi prej 100 gjobave ditore.
Kryeministri Oliver Spasovski sot ka pasur takim me ambasadorin e Republikës Çeke në vendin tonë, Miroslav Toman, ku në emër personal dhe në emër të qeverisë dhe qytetarëve e falënderoi për donacionin prej një milion maskave kirurgjikale që premten arriti në vend. Spasovski theksoi se donacioni pasqyron marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore midis dy vendeve dhe se kjo ndihmë konkrete e madhe nga Çekia e realizuar shpejt dhe me kohë është një gjest i jashtëzakonshëm i miqësisë dhe bashkëpunimit dhe konfirmimit se marrëdhëniet midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Çeke janë në nivelin më të lartë. “Në rrethana të…

