Kryeministri Oliver Spasovski sot ka pasur takim me ambasadorin e Republikës Çeke në vendin tonë, Miroslav Toman, ku në emër personal dhe në emër të qeverisë dhe qytetarëve e falënderoi për donacionin prej një milion maskave kirurgjikale që premten arriti në vend.
Spasovski theksoi se donacioni pasqyron marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore midis dy vendeve dhe se kjo ndihmë konkrete e madhe nga Çekia e realizuar shpejt dhe me kohë është një gjest i jashtëzakonshëm i miqësisë dhe bashkëpunimit dhe konfirmimit se marrëdhëniet midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Çeke janë në nivelin më të lartë.
“Në rrethana të tilla me të cilat bota po përballet, çdo ndihmë është e mirëseardhur. Republika Çeke, si gjatë krizës së emigrantëve, kur ajo i siguroi ndër mbështetjet më të mëdha të vendit tonë dhe tani tregon miqësi dhe solidaritet në veprim. Ne veçanërisht e respektojmë mbështetjen që vjen nga BE-ja dhe vendet anëtare të NATO-s. Vetëm së bashku mund ta tejkalojmë pandeminë me të cilën po merret bota”, theksoi Spasovski.
Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, në takim janë përcjellë përshëndetje nga kryeministri çek, Andrej Babish dhe Ministri i Punëve të Jashtme Çeke, Tomas Petriçek, të cilët u munduan donacioni drejt vendit tonë të dorëzohet sa më shpejt të jetë e mundur në të cilën kryeministri Spasovski dërgoi përshëndetje kthyese dhe falënderime.
“Në takim janë ndarë përvojat për shndërrimin e prodhimit të kompanive në të dy vendet, me qëllim sigurimin e pajisjeve të nevojshme për punonjësit shëndetësorë, policinë, zjarrfikësit, shërbimet e ndërhyrjes në vende, si dhe përvojat e tjera në ballafaqimin me krizën shëndetësore-ekonomike, thekson mes tjerash Pres shërbimi qeveritar.
Në takim së bashku është konstatuar se është me rëndësi të madhe të respektohen masat e nevojshme dhe vendimet e qeverisë të marra nga ana e qytetarëve, sjellja e përgjegjshme e të cilëve është e rëndësishme në tejkalimin e krizës. l



