Kryeministri Hristijan Mickoski, gjatë qëndrimit në Nju Jork, ka zhvilluar takim me kryeministrin e Sllovenisë, Janez Janša. Në takim është diskutuar për perspektivën evropiane të Maqedonisë, bashkëpunimin politik dhe ekonomik mes dy vendeve, si dhe për sfidat aktuale gjeopolitike dhe të sigurisë në Evropë dhe rajon.
Pas takimit, Mickoski ka theksuar se Maqedonia mbetet e përkushtuar ndaj integrimit evropian dhe zbatimit të reformave, duke nënvizuar se pret që procesi i anëtarësimit të bazohet në përmbushjen e kritereve dhe në rezultatet e arritura.
“Ne nuk kërkojmë privilegje dhe nuk kërkojmë rrugë më të shkurtër. Kërkojmë një proces të drejtë dhe të parashikueshëm, në të cilin arritjet do të vlerësohen dhe Maqedonia do të respektohet si shtet dhe partner”, ka deklaruar Mickoski.
Kryeministri e ka cilësuar Slloveninë si një mik afatgjatë dhe partner të rëndësishëm të Maqedonisë në BE dhe NATO.
Sipas Mickoskit, të dyja vendet kanë interes të përbashkët për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, rritjen e investimeve dhe realizimin e projekteve konkrete.
The post Mickoski takohet me Janšën në Nju Jork: Në fokus integrimi evropian dhe bashkëpunimi mes dy vendeve appeared first on TV-SHENJA.


