Ndërsa palestinezët dhe Libani përkujtojnë 44 vjetorin e masakrës brutale izraelite, e njohur si Sabra dhe Shatila, tashmë gjenocidi në Gaza po hyn në vitin e katërt edhe pse janë bërë një vit që kur u nënshkrua një marrëveshje paqeje në Kajro që synonte të sjellë paqe, siç thuhet zyrtarisht, por që qëllim parësor duket ta ketë shpopullimin e Gazës dhe kolonizimin e plotë përmes vrasjeve të përditshme, privimit nga ilaçet dhe ushqimi si dhe nga uji i pijshëm. Dimri po afron ndërsa mbi 1 milionë palestinezë jetojnë në tenda dhe pa kushte elementare për jetë. Viti i ri shkollor ka filluar dhe shkollat kanë hapur dyert, por cilat shkolla dhe për cilët nxënës?
Për ata 21 mijë që Izraeli i ka vrarë në mënyrën më brutale të mundshme, apo për ata mijëra fëmijë të amputuar, apo për ata fëmijë që rruga për në shkollat e improvizuara mund të jetë fatale. Jeta e palestinezëve vazhdon të mos ketë vlerë dhe askush ende nuk ka guximin apo vullnetin për ta ndalur këtë agresion.
Së fundmi, SHBA po përgatit shitjen e 40 mijë bombave Izraelit, marrëveshja kjo që kap vlerën e 2.8 miliardë dollarëve. Paketa përfshin rreth 40 mijë bomba me peshë një tonëshe. Shitja do të financohej kryesisht përmes ndihmës ushtarake amerikane. Nga ana tjetër, Izraeli vazhdon dhunën sistematike në Bregun Perëndimor të pushtuar duke terrorizuar palestinezët përmes kolonëve ekstremistë. Evropa e përçarë si gjithmonë, ka ndërmarrë sanksione kundër kolonëve në Bregun Perëndimor të pushtuar, por vazhdon të furnizojë Izraelin me armë dhe të bëjë tregëti në të gjitha nivelet, duke ikur nga përgjegjësia për përfshirjen e mundshme në gjenocid dhe krime lufte e duke mos e lënë Gazën në harresë të qëllimshme, në fatin e tërbimit të pasosur sionist. Avdi Bakiju /SHENJA/
The post BOTA NË FOKUS | Hapen shkollat në Gaza- por, a ka nxënës? appeared first on TV-SHENJA.


