Gazetari Xhemajl Rexha në një lidhje direkte për emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ka bërë të ditur detaje të tjera lidhur me dorëzimin e Vlora Hysenit.
Rexha raportoi se Hyseni ka qenë gjatë ditës brenda territorit të Kosovës, por ajo ka kaluar në pikën kufitarë të Morinës në mbrëmje duke u dorëzuar tek autoritetet shqiptare.
Ai sqaroi më tej se pala kosovare nuk ka të bëjë me ngjarjen pasi për aq kohë sa Hyseni është ndodhur brenda territorit të Kosovës, nuk ka pasur asnjë direktivë nga autoritetet shqiptare për ta arrestuar atë.
“Nga informacionet që sapo kam arritur të marr nga burime brenda Kosovës më shumë pra që zonja Hyseni ka qenë gjatë ditës në territorin e Kosovës dhe nuk ka pasur një urdhër arresti brenda territorit të Republikës së Kosovës në mënyrë që ajo të ndalohej dhe ajo e ka kaluar në orët e mbrëmjes kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë meqë jemi ende ne periudhën e verës në të cilën kontrollet janë më të pakta.
Zonja Hyseni është e konfirmuar tashmë që është dorëzuar tek autoritetet shqiptare, pra nuk ka pasur asnjë lloj pune Kosova, as Policia e Kosovës e as autoritetet në Kosovë . Zonja Hyseni e ka kaluar kufirin dhe është ndalur tek autoritetet shqiptare në pjesën shqiptare të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në Vërnicë, në pikën kufitare Morinë.
Sipas informacioneve ka kaluar kufirin dhe është nisur. Pala kosovare nuk ka punë me të pasi që nuk ka pasur asnjjë kërkesë nga autoritetet shqiptare gjatë ditës me gjasë për palën kosovare që nëse ajo është në territorin e Kosovës të ndalohet“, u shpreh ai.
Përsa i përket dyshimeve rreth itinerarit të saj përpara dorëzimit, Rexhaj u shpreh se Kosova nuk ka asnjë linjë direkte ajrore me Azerbajxhanin .
“Ende nuk dihen detaje për itinerarin e saj, Kosova nuk ka asnjë lidhje të linjave ajrore me Azerbajxhanin. Mund të ketë përdorur ndonjë linjë të ndërmjetme që kryesisht është Viena e Austrisë, nuk e kam konfmiruar, po e them si mundësi që kjo është pika kryesore për udhëtarët e Kosovës”, shtoi ai .
The post Kosova nuk ka linja fluturimi me Azerbaixhanin, Misteri i udhëtimit të Vlora Hysenit appeared first on Gazeta Shqiptare Online.


