Njoftimi për caktimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” ndaj drejtueses së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, ka nxitur reagime të forta nga opozita. Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, përmes një reagimi publik ka ngritur me forcë pyetjet mbi vendndodhjen aktuale të Hysenit, duke hedhur dyshime të forta për dekonspirim të operacionit apo ikje nga drejtësia.
Këlliçi nënvizoi se që prej orëve të mëngjesit nuk ka asnjë reagim apo sqarim institucional nga vetë Hyseni apo nga institucionet e sigurisë kombëtare.
“Rritet misteri, ku ndodhet Vlora Hyseni? Prej mëngjesit të sotëm kur u bë publik lajmi për masën e sigurisë arrest shtëpie për drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, nuk ka ende asnjë reagim nga kjo zyrtare e lartë, asnjë shpjegim institucional, dhe s’ka informacion se ku ndodhet kjo bashkëpunëtore e ngushtë e Edi Ramës!” deklaroi Këlliçi.
Më tej, zyrtari i opozitës u ndal te përputhja e kohës mes vendimit të gjykatës dhe udhëtimit të pretenduar të Hysenit drejt Azerbaxhanit, duke theksuar se me pak koordinim drejtuesja e SHISH do të ishte ndaluar në kohë.
“Konferenca në Baku të Azerbaxhanit, ku thuhet se ajo merr pjesë, nis sot dhe mbaron nesër. Mirëpo, vendimi ndaj saj është marrë dje. Në këto kushte, rritet misteri. Përse zonja Hyseni nuk u ndalua dje, përse u lejua të ndërmerrte këtë udhëtim, nëse me të vërtetë ka shkuar në atë samit?! Ndërkohë që mësohet se vendimet për kontrollet ndaj Prodës, që janë e njëjta çështje, janë marrë dy ditë më parë,” theksoi ai.
Sipas Këlliçit, vonesat dhe lejim i lëvizjes krijojnë dyshime të bazuara se zyrtares i është dhënë kohë ose ka pasur dijeni paraprake për veprimet e organeve ligjzbatuese.
“Premisat dhe dyshimet janë se ka një lloj neglizhence që i ka dhënë asaj kohë të mjaftueshme për të lëvizur. Ose ajo ka pasur dijeni për gjithçka dhe ka mundur të shpëtojë. Megjithatë, ajo është vartësja e Edi Ramës. Dhe ai duhet të përgjigjet,” u shpreh ai.
Në përmbyllje të reagimit të tij, Këlliçi drejtoi një sërë pyetjesh të drejtpërdrejta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit, duke e cilësuar ngjarjen si një goditje të rëndë në bërthamën e sigurisë kombëtare.
“Ku është Vlora Hyseni? Ku ndodhet aktualisht? A ka përpjekje për t’i shpëtuar arrestit dhe drejtësisë? Sigurisht, këto pyetje mund t’i drejtoheshin edhe Presidentit të Republikës, nëse ai nuk do të ishte një shërbëtor i bindur i Kryeministrit. Këto të dhëna e dyshime e thellojnë edhe më shumë skandalin e inkriminimit të shtetit dhe qeverisë në kolonat kryesore, ato të sigurisë kombëtare. Edi Rama mezi po pret të kthehet në atdhe që ta shkarkojë, por gjasat deri më tani janë se do të firmosë për një fantazëm të arratisur!” përfundoi Belind Këlliçi.
Reagimi i plotë:
Rritet misteri, ku ndodhet Vlora Hyseni?!!!
Prej mëngjesit të sotëm kur u bë publik lajmi për masën e sigurisë arrest shtëpie për drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, nuk ka ende asnjë reagim nga kjo zyrtare e lartë, asnjë shpjegim institucional, dhe s’ka informacion se ku ndodhet kjo bashkëpunëtore e ngushtë e Edi Ramës!
Konferenca në Baku të Azerbaxhanit, ku thuhet se ajo merr pjesë, nis sot dhe mbaron nesër. Mirëpo, vendimi ndaj saj është marrë dje. Në këto kushte, rritet misteri.
Përse zonja Hyseni nuk u ndalua dje, përse u lejua të ndërmerrte këtë udhëtim, nëse me të vërtetë ka shkuar në atë samit?!
Ndërkohë që mësohet se vendimet për kontrollet ndaj Prodës, që janë e njëjta çështje, janë marrë dy ditë më parë.
Me pak koordinim dhe shpejtësi, drejtuesja e SHISH do të ishte ndaluar në kohë.
Premisat dhe dyshimet janë se ka një lloj neglizhence që i ka dhënë asaj kohë të mjaftueshme për të lëvizur. Ose ajo ka pasur dijeni për gjithçka dhe ka mundur të shpëtojë.
Megjithatë, ajo është vartësja e Edi Ramës. Dhe ai duhet të përgjigjet.
Ku është Vlora Hyseni?
Ku ndodhet aktualisht?
A ka përpjekje për t’i shpëtuar arrestit dhe drejtësisë?
Sigurisht, këto pyetje mund t’i drejtoheshin edhe Presidentit të Republikës, nëse ai nuk do të ishte një shërbëtor i bindur i Kryeministrit.
Këto të dhëna e dyshime e thellojnë edhe më shumë skandalin e inkriminimit të shtetit dhe qeverisë në kolonat kryesore, ato të sigurisë kombëtare.
Edi Rama mezi po pret të kthehet në atdhe që ta shkarkojë, por gjasat deri më tani janë se do të firmosë për një fantazëm të arratisur!
The post “Ku ndodhet Vlora Hyseni? S’ka asnjë reagim apo shpjegim!”, Belind Këlliçi: Rama do të firmosë shkarkimin e një fantazme të arratisur! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.


