Masa ndaj Vlora Hysenit, Spaho: Parimi i vetëm i përzgjedhjes është besnikeria e verbër ndaj atij që i zgjedh, Kryeministrit
Ish-Deputeti i Partise Demokratike Edmond Spaho ka reaguar për aksionin e SPAK ndaj ish-kreut të SHISH Vlora Hysenit dhe ish-drejtorit të Policisë Ilir Proda.
Teksa e konsideron si skandal që i tejkaloj edhe ato të vendeve afrikane, Spaho thotë se kriteri dhe parimi i vetëm i përzgjedhjes së drejtuesve të nivelit të lartë bëhet nëpërmjet parimit të besnikërisë ndaj atij që i emëron, kryeministri Edi Rama.
Reagimi i Plote
Si i zgjedhim ata qe na drejtojne? Cfare kosto kane zgjedhjet e drejtuesve per shoqerine?
Ne 35 vjet tranzicion kemi pare zgjedhje nga me te cuditshmet ne postet kyce te drejtimit te vendit, Ministrin e Brendeshem, Drejtorin e Pergjithshem te Policise, Drejtorin e SHISH, Ministra, Kryetarin e Gjykates Kushtetuese e deri tek Presidenti i Republikes.
Me keqardhje, por Shqiperia ka sistemin me te keq te perzgjedhjes se drejtuesve ne funksionet kyce. Sistemi eshte pa balanca dhe kontrolle. Ai eshte teresisht ne dore te maxhorances, do te thote varet nga deshirat dhe tekat e Kryeministrit te vendit, pavaresisht cila parti eshte ne qeverisje.
Parimi i vetem i perzgjedhjes eshte besnikeria e verber ndaj atij qe i zgjedh, Kryeministrit.
Nuk kane rendesi kualitetet, integriteti dhe ndershmeria, gradualiteti ne promovim, maturia dhe serioziteti ndaj detyres. Ti duhet te jesh besnik dhe te marresh dhe zbatosh urdhera qorrazi. Ne te kundert nuk vlen per ate post.
Ky kriter ka bere qe shpesh here ne funksionet kyce drejtuese te vendit te kemi pasur hajvane me gjithe lecka, aventuriere te cdo kallepi, hajdute te certifikuar, dishepuj te krimit, imorale te te gjithe ngjyrave, kalamaj te papjekur e lloj lloj monstrash per te cilet shoqeria paguan nje cmim te rende.
Gjendja behet edhe me alarmante kur sheh se ky model eshte futur thelle ne hierarkine e partive politike ku injoranca, yesmani, tarafet, intrigat, imoraliteti jane mbeshtjelle rreth mbreterve-kryetare partie. Cfare te mbjellesh ne parti do te korresh ne drejtimin e vendit.
Skandali i sotem ku Drejtoresha e SHISH dhe ish Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit jane perfshire ne krim dhe korrupsion ja kalon cudive nga vendet diktatoriale afrikane.
Borite paralajmeruese per ta kishin rene qe ne emerime.
Nuk eshte hera e pare qe ndodh keshtu, por nuk do jete as hera e fundit.
The post Masa ndaj Vlora Hysenit, Spaho: Parimi i vetëm i përzgjedhjes është besnikeria e verbër ndaj atij që i zgjedh, Kryeministrit appeared first on Gazeta Shqiptare Online.