Author: Hamdi Kumanova

Mbrëmë (13-prill) rreth orëd 21 e 10 minuta, në SPB Tetovë, është denoncuar se në rrugën ,,29- nëntori” në Tetovë, është prishur qetësia dhe rendi publik, me anë të muzikës në ton të lartë, në të cilën kanë qenë të involvuar 39-vjeçari A.K. nga Tetova, bashk me dy persona tjerë. Tre personat në gjendje të alkoolizuar, kanë kundërshtuar që të legjitimohen, kurse personi A.K. është sjellur me agresivitet ndaj pjestarëve të policisë, me ç’ rast ka qenë i privuar nga liria dhe mbajtur në Stacionin policorë Tetovë. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të inicohen padi adekuate.

Lexo më Shumë

Pas protestës së mbrëmshme në Hasanbeg, edhe kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boris Georgievski foli rreth ngjarjes. Ai tha se ka qenë obligimi i tij që ta qetësojë situatën. “Dua ta sqaroj situatën në Hasanbeg për të gjithë ata që nuk e kuptuan deri në fund. Është e vërtetë se në Hasanbeg u shkel ora policore nga një grup qytetarësh. Unë si kryetar komune dola në vendngjarje për ta qetësuar situatën që të kthehet në normalitet, pa incidente shtesë”, shprehet Gerogievski. Ai bëri të ditur se tre persona janë dërguar në stacion policor në bisedë informative. “Nuk është e…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar se mbrëmë janë arrestuar tre persona, të cilët nuk e kanë respektuar orën policore. Bëhet fjalë për një 19-vjeçar nga Haraçina, një 21-vjeçar nga fshati Hasanbeg dhe një 30 vjeçar nga Shkupi. Ata janë arrestuar në Hasanbeg gjatë orës policore. Nga MPB thonë se personat në fjalë e kanë shkelur nenin 206 të Kodit Penal, respektivisht mosrespektimin e kufizimit të lëvizjes. “Pasi janë privuar nga liria tre personat në fjalë, një grup i madh i qytetarëve kanë dalë në në rrugën “Alija Avdoviç”, në shenjë proteste. Pas përgatitjes së dokumentacionit përkatës, personat u…

Lexo më Shumë

Pandemia e shkaktuar nga COVID-19 në të gjithë botën ka sjellë bllokadë aktivitetesh gati në çdo sferë të jetës shoqërore. Kjo situatë në mënyrë të pashmangshme e ka prekur edhe sportin, ndërsa në veçanti, futbollin. Klubet e futbollit anekënd botës, përfshirë dhe klubet e mëdha europiane, u detyruan ta shqyrtojnë këtë situatë krize në kërkim të masave mbrojtëse për të ruajtur stabilitetin e tyre ekonomik. Janë për çdo lëvdatë klubet që arrijnë të gjejnë model adekuat menaxhimi për ta shpëtuar futbollin nga kjo krizë e pashembullt, që s’mbahet mend të ketë ndodhur ndonjëherë. Tashmë është e ditur se masa të…

Lexo më Shumë

Kriza shëndetësore dhe ekonomike në Republikën e Maqedonisë po përshkallëzohet. Pamundësia e Zoran Zaevit dhe bashkëpunëtorëve të tij është duke e marrë çmimin e vet. Numri i vdekjeve dhe sëmundjeve po rritet çdo ditë, ndërsa testim masiv nuk ka. Numri i mjekëve të infektuar po rritet, ndërsa pajisje mbrojtëse nuk ka. LSDM-ja na kthen 30 vjet mbrapa në kohërat e errëta të tranzicionit kriminal. Imazhet që i kujtojnë qytetarët, imazhet e mijëra qytetarëve të mbetur pa burim ekzistence janë përsëri një realitet në vendin tonë. Reagimi i ngadaltë dhe joserioz i qeverisë kur bëhet fjalë për ta ndihmuar ekonominë maqedonase…

Lexo më Shumë

Masat ekonomike që i zbatoi Qeveria e kryesuar nga LSDM-ja për tejkalim më të shpejtë dhe më të lehtë të pasojave ekonomike nga koronavirusi, janë vlerësuar mirë edhe nga ana e Fondit monetar ndërkombëtar (FMN). Pakoja e madhe e masave ekonomike , e cila siguron ndihmë konkrete dhe me kohë për mbi 35.000 kompani dhe shpëton 250.000 vende të punës tashmë po realizohet. Mbështetja që ka për qëllim përballjen më efikase me pasojat ndaj ekonomisë, shkaktuar nga pande(MEDIAL)globale nga koronavirusi, prej 176 milionë euro është dyfish më e madhe se fillimisht të paraparat. Të gjitha ndërmarrjet e goditura nga kriza,…

Lexo më Shumë

Më 13 prill 2020, rreth orës 21:30, gjatë kohës së ndalesës për lëvizje, respektivisht gjatë orës policore policia ka arrestuar personin M.A. 23-vjeçar nga Velesi, i cili në rrugën “Dimko Najdov” në Veles po tentonte të vidhte një makinë. Pas kontrollit në shtëpinë e tij, policia ka gjetur gjësende të vjedhura si dhe mjete për kryerjen e veprës penale. Personi është ndaluar në Stacionin Policor të Velesit. Kundër tij do të ngrihen akuza për krimet e kryera, si dhe për mosrespektimin e ndalimit të lëvizjes.

Lexo më Shumë

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës sot përmes një kumtese informoi se nuk është kompetente të japë leje në kushte të lëvizjes së kufizuar për të punësuarit në NP “Komunalec”. “Prej këtu, përgënjeshtrojmë se faji pse NP ‘komunalec’ nuk është kujdesur për higjienën në qytetin e Shkupit, gjatë fundjavës është tek MSHIA. I bëjmë thirrje udhëheqësisë, të veprojë sipas udhëzimeve nga Shtabi i krizës së Qeverisë, ku qartë është theksuar se ndërmarrja nga profili i NP ‘komunlaec’, punën gjatë orës policore thjeshtë e paralajmërojnë në numrin 192”, theksojnë nga MSHIA. Njëherit, përkujtojnë se në kategorinë leje për lëvizje me thirrje…

Lexo më Shumë

NGA AGIM BAÇI Thënia në portën e Delfit “Njih veten!” apo thëniet profetike se “Lufta më e madhe është lufta me veten!” duket sikur papritur janë ringritur nga skutat ku shoqëria i kishte dërguar dhe kanë rimarrë fuqinë që kanë patur atëherë kur e përhershmja nuk ishte në periferi të jetës dhe mendimit të përditshëm. Të ngujuar në shtëpi, për t’i prerë rrugën përhapjes së Covid-19, shumë persona janë befasuar me situatën me të cilën janë përballur gjatë qëndrimit me të afërmit e tyre, larg përditshmërisë, larg punës, larg miqve. Tashmë njerëzit janë përballë… vetëm me veten. Pyetjet e para…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës u raportua se në spitalin e Gostivarit ka gjithsej tetë persona mjekësor të cilët janë infektuar me Covid-19. Në një prononcim për gazetën KOHA, kreu i Komunës së Gostivarit Arben Taravari ka mohur këtë numër. Ai thotë se nuk janë tetë, po tre punonjës mjekësor të infektuar. Në Gostivar shtatë ditë nuk kishim asnjë rast. Por, nuk është e vërtet se sot kemi tetë raste. Për tre ditë rresht kemi për çdo ditë ka një rast. Gjithsej në teritorrin e Komunës së Gostivarit për momentin kemi vetëm katër të infektuar me Covid19, e jo tetë të infektuar. Tre…

Lexo më Shumë

Në komunën e Tetovës janë 19 nga gjithsej 37 raste të personave të infektuar me koronavirus në rajon, njoftoi sot Shtabi i Krizës në Komunën e Tetovës. Në Bogovinë ka 7, Bërvenicë dhe Tearcë me nga 5 dhe në komunën e Zhelinës ka një person të infektuar me KOVID-19. Komuna e Jegunocës nuk ka të infektuar. “Shtabi i Krizës i krijuar në korniza të komunës së Tetovës edhe një herë i bën thirrje Bankës Popullore që të dërgojë udhëzime për të gjitha bankat në komunën e Tetovës që të rregullojnë orarin e punës në këtë gjendje të jashtëzakonshme dhe të…

Lexo më Shumë

Hulumtimet bio-mjekësore me theks në sekuencat e gjenomit të një grupi të selektuar të virusit, të izoluar nga pacientë të ndryshëm për shkak të përcaktimit të nënllojeve të ndryshme të pranishëm në popullatën tonë, hulumtime lidhur me përhapjen e virusit Kovid-19 dhe ndikimin e ndërhyrjeve jo-farmaceutike në Maqedoni, janë pjesë e projekteve në të cilat për momentin punon ASHAM-i. Nga Akademia bënë të ditur se po punojnë edhe në hulumtimet ekonomike, me theks të veçantë të politikave monetare dhe të sigurimit të stabilitetit të sistemit financiar në RMV dhe të politikave fiskale në kohën e pandemisë globale dhe ndikimet e…

Lexo më Shumë