Gjatë ditës u raportua se në spitalin e Gostivarit ka gjithsej tetë persona mjekësor të cilët janë infektuar me Covid-19. Në një prononcim për gazetën KOHA, kreu i Komunës së Gostivarit Arben Taravari ka mohur këtë numër. Ai thotë se nuk janë tetë, po tre punonjës mjekësor të infektuar.
Në Gostivar shtatë ditë nuk kishim asnjë rast. Por, nuk është e vërtet se sot kemi tetë raste. Për tre ditë rresht kemi për çdo ditë ka një rast. Gjithsej në teritorrin e Komunës së Gostivarit për momentin kemi vetëm katër të infektuar me Covid19, e jo tetë të infektuar. Tre janë punonjës shëndetësor dhe një është qytetar”, deklaroi për KOHA, Taravari.
Ai i bënë apel shtabit qendror të krizës dhe Qevrisë që të rritet numri i qytetarëve të testuar për Covid19, pasi që sipas statistikave të derirtanishme në Gostivar numri i të tetsuarve është tepër i vogël. “Rekomandimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë është që të bëhen sa më shumë teste. Gjithsej në Gostivar nga Instituti i Shëndetit publik janë bërë 143 testim, që për komunën e Gostivarit është numër shumë i vogël. Unë kam apelu që numri i testeve të rritet dhe këtë kaos, Qeveria dhe Shtabi i krizës ta sjell në kontroll”, theksoi Taravari.



