Masat ekonomike që i zbatoi Qeveria e kryesuar nga LSDM-ja për tejkalim më të shpejtë dhe më të lehtë të pasojave ekonomike nga koronavirusi, janë vlerësuar mirë edhe nga ana e Fondit monetar ndërkombëtar (FMN).
Pakoja e madhe e masave ekonomike , e cila siguron ndihmë konkrete dhe me kohë për mbi 35.000 kompani dhe shpëton 250.000 vende të punës tashmë po realizohet.
Mbështetja që ka për qëllim përballjen më efikase me pasojat ndaj ekonomisë, shkaktuar nga pande(MEDIAL)globale nga koronavirusi, prej 176 milionë euro është dyfish më e madhe se fillimisht të paraparat.
Të gjitha ndërmarrjet e goditura nga kriza, më saktësisht secili punëtor në vend merre nga 14.500 denarë, rrogë për muajt prill dhe maj.
Përmes bankës zhvillimore tashmë po realizohen kreditë pa normë interesi, dedikuar për ndërmarrjet e goditura nga kriza. Deri më tani, janë miratuar kredi me 0 për qind normë interesi për 136 kompani me ,mbi 1.700 të punësuar.
Për shkak të interesimit të madh, krahas 5,7 milionë eurove, Banka zhvillimore vendosi në dispozicion plotësisht 8 milionë euro për kredi pa normë interesi për kompanitë.
Vazhdojmë me realizim të masave dhe politikave ekonomike për ruajtje të vendeve të punës dhe të ardhurave të sigurta për të gjithë të punësuarit deri në tejkalimin e krizës nga koronavirusi.
Për ne është me rëndësi çdo vend i punës, secili punëtor dhe secila kompani.
LSDM – Qendra për komunikim me opinionin



