Kumanova po shndërrohet në vatër të re të të infektuarve nga koronavirusi, shkruan gazeta LAJM. Me 11 të infektuarit e fundit numri i të prekurve në këtë qytet ka shkuar në 211, ndërsa për disa ditë me radhë Kumanova po ia kalon Shkupit për nga numri i të sëmurëve në bazë ditore.
Author: Hamdi Kumanova
Gjendja e sigurisë në rajonin e SPB Ohër ku bën pjesë edhe Kërçova është stabile. Gjatë 24 orëve të fundit, në periudhën prejk orës 19:00 më 12 prill, deri në orën 7:00 ditën e ardhshme, qytetarët në tërësi e kanë respektuar ndalesën për lëvizje, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit. Në këtë periudhë nuk janë regjistruar tubime të qytetarëve, vjedhje dhe fatkeqësi komunikacioni. Pa pengesa po zhvillohet kontrollimi i personave të cilët janë nën masa të obligueshme të karantinës shtëpiake, mbikëqyrjes shëndetësore dhe izolimit shtëpiak dhe vetëizolim të detyrueshëm 14-ditor. Nuk ka persona të rinj me vendim për…
Shkruan: Hamzi Ibraimi Covid-19 na mësoi se Shëndeti, Shtëpia, familja, dashuria është gjëja më e shtrenjtë për një njeri. Me daljen e këtij virusi në mbarë botën filluam që të mbyllemi nëpër shtëpi vetëm e vetëm për tu mbrojtur nga ky virus. Kjo ndodhi na mësoi se sa është i shtrejt pastërtia për një njeri, na mësoi se si të kujdesemi për veten dhe për të tjerët, na mësoi se si ti përkushtohemi familjes, të afërmive tanë dhe të ndajmë kohë për ta. Ky virus na mësoi se si duhet të jetë njeriu mirnjohës ndaj Zotit ngase i është dhënë…
Ministria e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut është e gatshme të ndihmojë Kosovën në rast nevojë, në përballimin e gjendjes emergjente të krijuar si pasojë e përhapjes së Covid-19. Ministrja Radmila Shekerinska i ka thënë sot ministrit të Mbrojtjes të Kosovës, Anton Qunit, që është e gatshme të vë në dispozicion shërbimet e njëjësisë Atomike, Kimike e Biologjikë për Kosovën. Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni sot ka zhvilluar telefonatë me homologen e tij, Radmila Shekerinska, të cilës i ka thënë se FSK është e gatshme të ndihmojë Maqedoninë e Veriut me kapacitetet e specializuara që i ka në gatishmëri, njofton…
Përmes aktivizimit të ekipeve mobile shtesë për mbrojtjen e kategorive të prekshme të qytetarëve dhe sigurimin e materialeve të nevojshme për Klinikën për sëmundjeve infektive në Shkup, Kryqi Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut po e zgjeron vëllimin e aktiviteteve të veta në luftën kundër koronavirusit. Mbështetje për aktivitetet e Kryqit të Kuq ka dhënë edhe presidenti i vendit Stevo Pendarovski i cili e vizitoi organizatën dhe u takua me anëtarët e ekipeve mobil, duke i falënderuar ata për punën e tyre. Kryqi kur i zgjeron aktivitetet e veta si përgjigje ndaj pandemisë së Kovid-19 Shërbimet ofrohen nga 37…
Gjatë orës policore në Tetovës është arrestuar një 77 vjeçar, e me këtë rast atij i është gjetur edhe një revole me karikator, njoftoi SPB e Tetovës. Ai është kapur deri sa ka lëvizur në rrugën „176“ në Tetovë, të dielën rreth orës 13 e 40 minuta. “R.А (77) është dërguar në stacion policor të Tetovës për dokumentim të rastit dhe do t’i parashtrohen padi adekuate. Gjatë kontrollimit të tij i është gjetur revole me karikator me 7 plumba, kalibër 7,65 milimetra, që e ka poseduar pa leje”, deklaroi Marjan Josivovski, zëdhënës i SPB Tetovë. Sipas tij, orën policore gjatë…
Komisioni Rregullator për Energjetikë vendosi që çmimi me pakicë i benzinës të shtrenjtohet për gjysmë denari, derisa diseli edhe më tej do të vazhdoj të shitet me çmim të njëjtë. Kështu nga mesnata EURO-SUPER BS-95 do të shitet 48.5 denarë për litër, EURO-SUPER BS-98 do të shitet 50.50 denarë për litër ndërsa EURO-DIZELI edhe këtë javë do të shitet për 45 denarë për litër. Çmimi i vajit këtë javë do të jetë 33.00 denarë për litër, ndërsa i mazutit 20.106 denarë për kilogram. Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi mesnatën e sotme dhe do të zgjasin deri në…
Pas një rrahje masive mes familjarëve në fshatin Kuçevishtë të Shkupit dy kanë përfunduar në spital. Rasti ka ndopdhur ditën e premte kur ka plasur sherri mes dy familjeve, kusherinj mes veti, që kanë jetuar në një oborr në rrugën “7” të këtij fshati. Sipas informative të para, mes tyre gjatë kohë ka pasur ngatërresa dhe mosmarrëveshje dhe nuk kanë komunikuar mes veti. Policia është njoftuar se të premten rreth orës 18 ka ndodhur rrahje mes personave M.G. (29), S. G. (51) dhe M.G.(63), nga njëra anë dhe M.G.(74), S.G.(47), V.G.(42) dhe S.G. (49), nga ana tjetër, me çrast lëndime…
Dje rreth orës 19 e 40 minuta, në rrugëkryqin e Zdunjës në Gostivar, gjatë kohës së kufizimit të lëvizjeve janë privuar nga liria 44-vjeçari S.H. dhe 21-vjeçari M.H. nga Gostivari, për shkak të dyshimeve për ,,Pengim të personit zyrtarë, në kryerjen e detyrimeve zyrtare” dhe ,,mos-veprimi sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”. Dy gostivarasit të cilët kanë udhëtuar me mjetin ngarkues ,,Mercedes” me targa të Gostivarit, kanë kundërshtuar që t’ua japin dokumentacionin që ua ka kërkuar pjesëtari i policisë dhe janë sjellur me agresivitet gjatë privimit nga liria. Rasti është duke u zbardhur dhe do të pasoj parashtresë adekuate.
Kushtet, që punëdhënësit duhet t’i plotësojnë për shfrytëzim të ndihmës shtetërore, të paraparë në masën 1, të paketës së dytë të Qeverisë, për mbështetje të sektorit privat, në vend që të motivonin punëdhënësit të mbajnë punëtorët në punë, ka nxitur të kundërtën. Çregjistrimi i punëtorëve nga puna i detyroi ata të shfrytëzojnë masën 4 të masave të të njëjtës paketë, e cila është vetëm një përshtatje me nenin 68 të Ligjit për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë, që edhe ashtu ju mundëson punëtorëve kompensim në para prej 50% të pagës mesatare të punëtorit bazuar në 24 muajt e…
Alsat mëson se gjatë 24 orëve të fundit në Klinikën Infektive në Shkup kanë ndërruar jetë katër pacientë me koronavirus. Ky është bilanci më i madh brenda 24 orëve i numrit të të vdekurve nga Covid-19 në vendin tonë. Me viktimat e fundit numri i rasteve me Covid-19 në vendin tonë që kanë përfunduar me fatalitet shkon në 38.
Ekonomia vendore, si edhe ekonomitë e tjera edhe më tej regjistrojnë dëme nga kiza me Kovid-19, ndërsa Ministria e Financave tashmë përpunon projeksione të reja për rritjen ekonomike, që sipas Bankës Botërore dhe ekspertëve financiarë këtë vit në shtet do të ulet për rreth katër për qind. Qeveria pohon se po ndërmerr masa për futje të parave në ekonomi, por sipas opozitës dhe afaristëve masat e deritanishme nuk mjaftojnë dhe nevojitet injeksion më i madh financiar. Ministrja e Financave, Nina Angellovska dje kumtoi se po përpunojnë projeksione për rritjen ekonomike, duke cekur se pret së shpejti rikuperim të ekonomisë pasi…

