Një fëmijë i moshës 2 vjet e 4 muaj është i infektuar me coronavirus në Koçan. Në spitalin lokal është sjell dje, menjëherë pas marrjes së mostrave rezultatet u publikuan menjëherë, ndërsa udhëheqësia e spitalit mori udhëzime sot që të shtrohet në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup, informon “Telma”. Drejtori i spitalit të Koçanit, Aleksandar Serafimov, pohon se stafi mjekësor ka respektuar të gjitha protokollet kur ka pranuar fëmijën dyvjeçar.
Author: Hamdi Kumanova
Deri dje ka 828 raste me virus korona, që është shkallë e sëmundjes prej 40,3 në 100 000 banorë dhe në krahasim me Evropën është ende e ulët shkalla e sëmundjes. Në Shkup ka 312 raste, ndërsa në Kumanovë 200. Deri më tani janë bërë mbi 8.000 testime që është rreth 4.000 teste në një milion banorë dhe kjo na vendos në krye të rajonit për nga numri i testimeve të bëra, për krahasim – tri herë më shumë se Serbia. Në këtë moment nuk duhet testim masiv, dhe sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë testohen vetëm rastet simptomatike.…
Një burrë 50 vjeç, këtë mëngjes u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në lagjen rome në Koçan. I ndjeri ka jetuar i vetëm, ndërsa rasti në polici u paraqit nga fqinjët, pas së cilës shpejt mbërritën policia dhe ekipet mjekësore, dhe u njoftua Prokuroria Themelore Publike. Është konstatuar se në trup nuk kishte gjurmë dhune, ndërsa personi kishte probleme me zemrën. Për momentin po bëhet ekspertizë dhe të ndjerit do t’i merret mostra për të përcaktuar nëse tek i moshuari ka qënë i pranishëm koronavirusi. Stafi i Krizave të Kocanit ka konfirmuar rastin, dhe gjatë ditës priten më…
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në paraqitjen e tij të sotme në qeveri theksoi se masat restriktive pritet të hiqen në fillim ose në mes të muajit maj. “Nëse pikun e presim deri në fund të prill, sigurisht do të kemi masa restriktive edhe vikendin tjetër. Pas kësaj do të shqyrtojmë masat për vikendet tjera nëse do të ketë ndryshim. Rreth asaj se si do të duket jeta dhe si do të organizohet puna në të gjithë institucionet, besoj se ssi në të gjithë botën nuk do të jetë më njësoj si më parë pas këtyre masave restriktive. Për kët…
30 ditë nga shpallja e situatës të krizës në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë për shkak të paraqitjes të coronavirusit kaluan dje, dhe jemi në pritje të vendimit qeveritar se si do të jetë statusi i Dibrës nga dita e nesërme. Këtë e deklaroi sot kryetari i Dibrës, Hekuran Duka, i cili udhëheq edhe Shtabin operativ të krizës. Ai shtoi se efektet nga vendosja e situatës të krizës ishin pozitive dhe komuna është në pritje të një vendimi që do të vlejë për ditët në vijim. Sipas kryetarit Duka, përsëri nuk ka të evidentuar të sëmurë të tjerë nga koronavirusi,…
Kjo festë, simbol i jetës dhe besimit, posaçërisht këtë vit, të gjithë ne na përkujton besimin në sakrificë dhe solidaritet ndaj njëri-tjetrit, si rrugë drejt së ardhmes më të mirë, më të sigurt, thekson kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti në urimin dërguar besimtarëve katolikë me rastin e festës së madhe – Pashkëve, duke iu dëshiruar shëndet dhe mirëqenie. “Sado e pa parashikueshme të jetë e panjohura dhe e vështirë sfida, nxitja, shpresa, drita dhe jeta janë më të fuqishëm dhe fitimtarë. Për shumë vite Pashkët!”, thekson Ahmeti në urim.
Në konferencën e sotme për shtyp, Ministrja e Financave Nina Angelovska njoftoi se po përgatitet analiza e akcizës për derivatet e naftës, përfshirë këtu edhe për karburantet e vajrave të lehta. “Do të dalim dhe do të informojmë se çfarë zgjidhje do t’i propozohet Qeverisë, do të jetë barazimi apo ngritja e çmimit të naftës”, tha Angelovska, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në lidhje me pozicionin e Ministrisë së Financave në lidhje me kërkesën e Odës Ekonomike për të barazuar çmimin e akcizës për karburant ekstra të lehtë me akcizën e dizelit. Angelovska theksoi se ata duhet të…
Ky vit është i pazakontë pas asaj që edhe çastet e mira dhe të këqija që i sjellë përditshmëria, i kalojmë në rrethin e familjes më të ngushtë, dikush madje edhe larg tyre, megjithatë, gjithsesi jo larg zemrave, thekson kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në urimin drejtuar të gjithë besimtarëve katolikë, të cilët festën e Pashkëve e festojnë sipas Kalendarit gregorian. “Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të gjithë besimtarëve të konfesionit katolik të cilët festën e madhe krishtere, Ringjallja e Krishtit – Pashkët e kremtojnë sipas kalendarit…
Masat të cilat Qeveria i ndërmerr për menaxhim me pasojat e dëmshme ndaj ekonomisë janë me kohë, gjithëpërfshirëse dhe të drejtuara kah ata të cilët janë më të goditur nga kriza e virusit korona. Qeveria tashmë ndau më shumë se 6,5 miliardë denarë nga Buxheti për zbatimin e masave ekonomike me të cilat përfshihen 250.000 të punësuar dhe mbi 35.000 kompani. Ndërmarrjet e vogla, mikro dhe të mesme tregojnë interesim të madh për kreditë pa interes. Deri më tani janë miratuar kredi pa interes për 136 kompani me 1.737 të punësuar. Për shkak të interesimit të madh për këtë ndihmë…
Disa nga hotelierët e Strugës dhe Ohrit vendosën të largojnë nga puna punonjësit e tyre në kohë të papërcaktuar. Për gati një muaj, për shkak të përhapjes së pandemisë, objektet e hotelierisë janë mbyllur. Alsat kontaktoi disa pronarë. Edhe pse shumica e tyre nuk donin të flisnin para kamerës, ata thanë që duhej të zbatonin këtë masë më jopopullore. Këtu lind pyetja, nëse nuk ka të ardhura, nëse nuk ka fitim, ndërsa duhet të paguani obligime të caktuara, është pak problematike. Ne nuk mund t’u dalim në ndihmë punonjësve … “-pohoi Boro Simjanoski , pronar i një objekti hotelierik. “Unë punoj…
Dje në ora 09:30 minuta policia e rajonit të Çairit ka arrestuar personin E.E.(21) nga Shkupi. Policia tek e dyshuara gjatë kontrollit ka gjetur gjësende që dyshohet se janë të vjedhura, shkruan Gazeta Lajm. Pas dokumentimit të plot të rastit, policia do të përgatis akuzë adekuate.
Sot Qyteti i Shkupit prezantoi masat përmes së cilave do tu dal në ndihmë kërkesave të skenës së kulturës së pavarur që t’ju mundësoj siguri sociale dhe mundësi për krijime kulturore artistëve pa ekzistencë të përhershme dhe të cilët me gjendjen e jashtëzakonshme kanë humbur të gjitha angazhimet e tyre. Me “Kulturë në kohë Korone”, parashikohet që të riorientohen mjetet buxhetore, anulim i investimeve kapitale që nuk janë me prioritet në kulturë, garantimi i një honorari minimal për të gjithë artistët e angazhuar në kohë krize, si dhe adoptimi i të gjitha programeve kulturore të të gjitha institucioneve të Qytetit…

