Kjo festë, simbol i jetës dhe besimit, posaçërisht këtë vit, të gjithë ne na përkujton besimin në sakrificë dhe solidaritet ndaj njëri-tjetrit, si rrugë drejt së ardhmes më të mirë, më të sigurt, thekson kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti në urimin dërguar besimtarëve katolikë me rastin e festës së madhe – Pashkëve, duke iu dëshiruar shëndet dhe mirëqenie.
“Sado e pa parashikueshme të jetë e panjohura dhe e vështirë sfida, nxitja, shpresa, drita dhe jeta janë më të fuqishëm dhe fitimtarë. Për shumë vite Pashkët!”, thekson Ahmeti në urim.



