Në pyetjet aktuale për masat sociale që i solli Qeveria e RMV-së, në kuadër të serisë së video sesioneve informuese “KOVID-19, pyetje dhe përgjigje”, dje u përgjigjën zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjonul Bajraktar dhe zëvendësministrja plotësuese, Sanella Shkrijelj. “Këtë fundjavë vlen ndalesa 61-orëshe për lëvizje, por personat me pengesa, të shtunën dhe të dielën, prej orës 11:00 deri në orën 13:00 mund të jenë jashtë, me shoqërues ndërsa gjatë ditëve të punës prej orës 19:00 deri në orën 20:00. Qeveria iu përgjigj kërkesave të personave me pengesa sepse për ta lëvizja është aktivitet terapeutik”, tha Shkrijelj, duke sqaruar…
Author: Hamdi Kumanova
Personave të cilët janë të regjistruar në regjistrin elektronik për sëmundje të rralla iu janë siguruar dhe dorëzuar ilaçet për muajt prill, maj dhe qershor, informon Ministria e Shëndetësisë. “Ky grup i pacientëve janë siguruar me terapinë e nevojshme për periudhën e cila vijon. Për ata pacientë të cilët pranojnë terapi ampuluare është siguruar qasje e sigurt dhe e izoluar deri te klinikat adekuate. Me këtë, pacientët janë të mbrojtur nga vizita në klinikat dhe rrezikut të mundshëm nga infektimi me Kovid-19 në periudhën që vijon, bëhet e ditur në kumtesë. Ministria potencoi se njëherit me fillimin e virusit korona…
Gjatë orëve të fundit janë shtuar rastet e të infektuarëve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut. Alsat mëson se gjatë 24 orëve të fundit prej gjithsej 404 testeve të realizuara, 68 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve tashmë shkon në 828. Fatmirësisht gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë.Numri i rasteve që kanë përfunduar me fatalitet mbetet 34. Gjatë ditës së premte dhe të shtune prej 586 testeve të realizuara, 49 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve tashmë shkon në 760. Dy veta kanë ndërruar…
Dëshiroj festën e ndritur ta kaloni në qetësi dhe paqe, me shëndet të mirë, thekson kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në porosinë me të cilën në emër të tij dhe të partisë ua uron festën e madhe – Pashkët ë gjithë besimtarëve katolikë, të cilët e festojnë këtë ditës sipas Kalendarit gregorian. Ai në urim thekson se rëndësia e Pashkëve inkurajon, “së bashku të luftojmë kundër armikut të padukshëm dhe sërish të fitojë jeta”. “Qëndroni në shtëpi, mbrojeni veten dhe të afërmit tuaj. Jeta e mposhti vdekjen, Krishti u ringjall”, thuhet në urimin e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev.
Sot është dita e dytë e ndalimit të plotë të lëvizjes në Maqedoninë e Veriut gjatë fundjavës, e cila ka filluar që nga dita e premte në ora 16 dhe do të zgjasë deri nesër në ora 5 të mëngjesit. Masa e tillë u vendos si përpjekje për të zvogëluar përhapjen e virusit korona në vend, i cili ka marrë jetën 34 njerëzve dhe janë infektuar 760 persona. Gjatë orës policore ndalesa për lëvizje nuk vlejnë për policinë, armatën, punonjësit shëndetësore, marketet dhe restorantet të cilët bëjnë shpërndarjen e prodhimeve. Gjatë fundjavës, Inspektorati Shtetëror i Tregut do kontrolloj marketet që…
Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me erë, posaçërisht në pjesën juglindore. Temperaturat minimale do të sillen nga 0 deri në 7 gradë Celsius kurse maksimalja nga 15 deri 22 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me diell dhe vranësira të vogla. Do të fryjë erë në pjesën juglindore. Temperatura minimale do të jetë 5 gradë kurse maksimalja 22 gradë Celsius.
Një ndër festat më të ndritshme këtë vit e festojmë në izolim, si forcë shtytëse të secilit prej nesh para sfidave të cilat në nivel botëror i solli pande e koronavirusit Kovid-19, thekson kryetari i Qeverisë, Oliver Spasovski në letrën drejtuar peshkopit ë Kishës katolike të Shkupit, monsinjor Kiro Stojanovski, me të cilën, atij, dhe besimtarëve katolikë ua uron festën e madhe krishtere – Pashkët. Ai në urim thekson se këtë vit “përballemi me armik të panjohur dhe të fuqishëm, i cili i sprovon jetën tonë dhe jetët e të afërmëve tanë”, por shfaq bindje se “nga festa me të…
Gjatë 24 orëve të fundit 138 persona në të gjithë territorin e vendit nuk kanë respektuar orën policore, prej të cilëve 121 janë arrestuar ndërsa për pjesën tjetër janë marrë të dhëna dhe po përgatiten masat e duhura. Sipas statistikave, si pasojë e pandemisë Covid-19, 77 persona janë izoluar me vendim shtetëror kurse 335 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim.
Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar se gradualisht vendi do ti kthehet normalitetit, duke marrë parasysh përvojën e disa vendeve tjera. “Jeta në shtet gradualisht do t’i kthehet normalitetit kur për këtë të piqen kushtet dhe po bëjmë planifikimet në këtë drejtim. Nuk mundet lehtë edhe procesi i përgjithshëm i punës por edhe jeta të kthehet në normalitet me intensitetin e njëjtë duke e pasur parasysh përvojën e disa vendeve të tjera, si dhe parashikimet se gjithmonë ekziston rreziku për pikun e dytë të pacientëve të diagnostifikuar”, theksoi ministri i shëndetësisë. Sipas tij, javën e ardhshme do të filloj…
Në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, Ministri i Brendshëm Naqe Çulev foli për futjen e orës policore, me qëllim të parandalimit të përhapjes së coronavirusit në Maqedoni. “Në nivelin e qeverisë, çdo ditë kemi koordinim me Shtabin e Krizës që rishikon të gjitha ato rekomandime që vijnë nga Komisioni për Sëmundje Infektive, i cili përfshin epidemiologë, infektologë, njerëz që janë ekspertë të fushës dhe ato propozojnë masa qeveritare. Bazuar në mendimet e tyre të ekspertëve, kulmi i infeksionit të coronavirusit në Maqedoni do të jetë në periudhën e ardhshme, pra në fund të muajit prill, me çka Qeveria…
Gjatë ditës së djeshme, rreth orës 16.20, policia nga Sektori për Punë të Brendshme, Shkup, në bulevardin “ Filipi I Dytë I Maqedonisë” ka privuar nga liria një person, me iniciale P.N (41) pasi tek i njejti gjatë kontrollës për ndalim të lëvizjes, janë gjetur mjete dhe gjësende për të cilat ekzistojnë dyshime se janë vjedhur. Gjithashtu, dje në ora 09.30, shërbime e policisë në SPB, Shkup, në zonën e Çairit, gjatë ndalimit të lëvizjes, ka privuar nga liria një person me iniciale E.E (21) nga Shkupi, pasi që gjatë kontrollit, janë gjetur gjësendet për të cilat ekziston dyshim se…
Me donacione të kompanive vendore në xhirollogarinë me dedikim të Ministrisë së Shëndetësisë janë grumbulluar 800.000 euro, përcjell GazetaExpress. “Njëra nga kompanitë e para që doli në ndihmë është Alkaloidi, kompania dhuroi 200.000 euro për Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa në mënyrë shtesë i uli çmimet e 158 produkteve. Banka Komerciale siguroi ndihmë në të holla në vlerë prej 100 mijë euro, dhe pajisje mbrojtëse në vlerë prej 20 mijë euro. Filip Moris Kombinati i Duhanit Prilep, ndau 100 mijë euro në pajisje për shëndetësi. Të njëjtën gjë e bëri edhe OKTA me donacion prej 50 mijë eurove, si dhe Qumështorja…

