Në pyetjet aktuale për masat sociale që i solli Qeveria e RMV-së, në kuadër të serisë së video sesioneve informuese “KOVID-19, pyetje dhe përgjigje”, dje u përgjigjën zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjonul Bajraktar dhe zëvendësministrja plotësuese, Sanella Shkrijelj.
“Këtë fundjavë vlen ndalesa 61-orëshe për lëvizje, por personat me pengesa, të shtunën dhe të dielën, prej orës 11:00 deri në orën 13:00 mund të jenë jashtë, me shoqërues ndërsa gjatë ditëve të punës prej orës 19:00 deri në orën 20:00. Qeveria iu përgjigj kërkesave të personave me pengesa sepse për ta lëvizja është aktivitet terapeutik”, tha Shkrijelj, duke sqaruar se ata nuk duhet të pajisen me leje për lëvizje, por me vete duhet ta kenë rezultatin apo vendimi i cili e dëshmon gjendjen e tyre.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut



