Author: Hamdi Kumanova

Në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, Ministri i Brendshëm Naqe Çulev foli për futjen e orës policore, me qëllim të parandalimit të përhapjes së coronavirusit në Maqedoni. “Në nivelin e qeverisë, çdo ditë kemi koordinim me Shtabin e Krizës që rishikon të gjitha ato rekomandime që vijnë nga Komisioni për Sëmundje Infektive, i cili përfshin epidemiologë, infektologë, njerëz që janë ekspertë të fushës dhe ato propozojnë masa qeveritare. Bazuar në mendimet e tyre të ekspertëve, kulmi i infeksionit të coronavirusit në Maqedoni do të jetë në periudhën e ardhshme, pra në fund të muajit prill, me çka Qeveria…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme, rreth orës 16.20, policia nga Sektori për Punë të Brendshme, Shkup, në bulevardin “ Filipi I Dytë I Maqedonisë” ka privuar nga liria një person, me iniciale P.N (41) pasi tek i njejti gjatë kontrollës për ndalim të lëvizjes, janë gjetur mjete dhe gjësende për të cilat ekzistojnë dyshime se janë vjedhur. Gjithashtu, dje në ora 09.30, shërbime e policisë në SPB, Shkup, në zonën e Çairit, gjatë ndalimit të lëvizjes, ka privuar nga liria një person me iniciale E.E (21) nga Shkupi, pasi që gjatë kontrollit, janë gjetur gjësendet për të cilat ekziston dyshim se…

Lexo më Shumë

Me donacione të kompanive vendore në xhirollogarinë me dedikim të Ministrisë së Shëndetësisë janë grumbulluar 800.000 euro, përcjell GazetaExpress. “Njëra nga kompanitë e para që doli në ndihmë është Alkaloidi, kompania dhuroi 200.000 euro për Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa në mënyrë shtesë i uli çmimet e 158 produkteve. Banka Komerciale siguroi ndihmë në të holla në vlerë prej 100 mijë euro, dhe pajisje mbrojtëse në vlerë prej 20 mijë euro. Filip Moris Kombinati i Duhanit Prilep, ndau 100 mijë euro në pajisje për shëndetësi. Të njëjtën gjë e bëri edhe OKTA me donacion prej 50 mijë eurove, si dhe Qumështorja…

Lexo më Shumë

Një gazetar pozitiv ndaj virusit korona, katër gazetarë nga Kanal 5 në vetizolim, televizioni pohon se janë ndërmarrë të gjitha masat për mbrojtje, politikanët solidarizohen me gazetarët. Ky është epilogu nga dita e djeshme kur sërish u hap çështja e profesionit të gazetarëve dhe sa është e vlerësuar ajo në këto kushte të jashtëzakonshme të punës, kur rekomandimet janë të qëndrohet në shtëpi dhe sa është e mundshme të kufizohet lëvizja jashtë në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit korona. Por, ndonëse në periudhën e kaluar janë shprehur angazhime publike nga politikanët se do të qëndrojnë prapa gazetarëve dhe…

Lexo më Shumë

Shtabi komunal për mbrojtje dhe shpëtim Kumanovë në mbledhjen e sotme të 27-të sërish kërkoi nga institucionet kompetente shëndetësore t’u japin prioritet testeve nga strishot e bëra për punonjësit shëndetësorë nga Kumanova. “Kërkesë deri te Ministria e Shëndetësisë, Komisioni për sëmundje ngjitëse dhe IPSH-Shkup t’u japë prioritet testeve për të gjitha strishot e bëra në territorin e Komunës së Kumanovës për punonjësit shëndetësorë dhe njëherit me kohë ta informojnë Qendrën për shëndet publik – Kumanovë për rezultate pozitive dhe negative nga testet, për shkak të faktit se për një numër më të madh të strishove të cilat janë dërguar për…

Lexo më Shumë

Federata nacionale e fermerëve është kundër propozimit për rritje të akcizës së derivateve, me qëllim siç është cekur nga biznesmenët, të sigurohen mjete shtesë në Buxhetin shtetëror. Kjo kërkesë për rritje të akcizës për derivate drejt institucioneve qeveritare është propozuar nga Oda ekonomike, e cila, sipas FNF-së; e jep këtë propozim shikuar përmes prizmës së nevojave dhe interesave të veta, pa u shikuar pasqyra më e gjerë dhe të shihet dëmi që do t’u bëhet amvisërive, ekonomive bujqësore, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, klasës punëtore, të cilat gjithashtu në kurriz të vet i durojnë pasojat negative nga kriza e…

Lexo më Shumë

Në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Fondit për Sigurim Shëndetësor është sjellë dekret me fuqi ligji në pjesën e Ligjit për marrëdhënie pune që thotë se të gjitha ato nëna pushimi i lehonisë i të cilave skadon nga momenti i shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, e ky është 18 marsi, ai iu vazhdohet dhe është paguar pushimi i lehonisë, domethënë FSSHM e bart shpenzimin. Vetë procedura për vazhdimin e pushimit, si dhe për kushte të rregullta zbatohet përmes FSSHM-së, informoi sot zëvendësministrja plotësuese e Punës dhe Politikës Sociale, Sanella Shkrijel. Vetë pushimi, siç theksoi Shkrijel  në videosesionin në Qeveri,…

Lexo më Shumë

Të gjithë ministrat, deputetët, gjykatësit, prokurorët, drejtorët dhe të gjithë personat e tjerë të zgjedhur dhe emëruar në sektorin publik  në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme do të marrin pagë minimale në vlerë prej 14.500 denarë.Këtë dektret me fuqi ligjore e ka sjellur Qeveria e Maqedonisë së Veriut, me çka nëpërmjet një komunikate njoftojnë se bëhet fjalë për 1.165 funksionarë dhe 895 drejtorë, nga ulja e pagave të të cilëve do të kursehen 240 milion denarë për dy muaj. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut “Në pajtueshmëri me këtë dekret, personave të zgjedhur dhe të emëruar, të përcaktuar në…

Lexo më Shumë

Me qëllim të trajtimi në mënyrë më efikase të pasojave në ekonomi të shkaktuara nga pandemia globale e coronavirusit, ka filluar zbatimi i një pakete të madhe qeveritare, masa fillestare ekonomike me vlerë 200 milion euro. Ne po luftojmë për të shpëtuar çdo vend pune, për çdo punëtor. Ne po luftojmë për të siguruar të ardhura për çdo person, thonë nga LSDM. Siç thonë nga atje, kreditë e para pa interes nga Banka e Zhvillimit janë miratuar tashmë për 136 kompani me 1.737 të punësuar. Si përgjigje të interesit të madh për masën, Banka e Zhvillimit siguroi një shtesë prej…

Lexo më Shumë

Nga Drejtori për Punë Hidrometeorologjike informojnë se javën e ardhshme është e mundur që të ketë reshje të borës në vendet më të larta. Nën ndikimin e valëve të lagështa moti të martën do të jetë me vranësira dhe shi. “Gjatë natës të së mërkurës, do të ketë kushte për reshje dëbore në male dhe në disa vende më të larta”, thonë nga DPH.

Lexo më Shumë

Distancimi fizik nuk duhet të pengojë shoqërimin social, ndërsa kohën cilësore në këtë situatë duhet ta përdorim për mbështetje dhe inkurajim të ndërsjellë. Këtë mesazh e dërguan ekspertët të cilët morën pjesë në sesionin e videove informative të mbrëmshme të organizuar nga Qeveria për mbështetje psikologjike për qytetarët si pjesë e masave për parandalimin e përhapjes së kovid-19. “Kujdesi për shëndetin mendor, në kushte të pandemisë, është po aq i rëndësishëm sa edhe kujdesi për shëndetin fizik”, thanë psikologu Ivo Kunovski dhe Marijana Stankoviq, specialiste e psikologjisë mjekësore dhe konsulente konjitive e sjelljes që janë pjesë e ekipit në Klinikën…

Lexo më Shumë

Agjencia e Postës paralajmëron se dyqanet e rreme në internet po shfaqen në mediat sociale dhe ka paralajmëruar njerëzit të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm. “Para se të filloni procesin e blerjeve online, sigurohuni që të kontrolloni dyqanin në internet nga i cili doni të blini. Jo çdo individ apo kompani që pretendon të jetë një dyqan në internet është një dyqan i besueshëm. Ne e dimë që secili individ mund të krijojë me shpejtësi dhe lehtësi një profil të rrejmë në disa prej rrjeteve sociale (Facebook, Instagram, etj.) dhe të ofrojë për të shitur produkte dhe dorëzimin e tyre në…

Lexo më Shumë