Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve të mediumeve (SPGPM) i dëshiron rikuperim të shpejtë gazetarit Goce Mihajllovski, për të cilin dje u kumtua se është infektuar me Kovid-19 dhe njëkohësisht bën thirrje që gazetarët të jenë të mbrojtur. Me këtë shembull, thonë, edhe njëherë u tregua se pas mjekëve, pjesëtarëve të MPB-së dhe të Armatës, zjarrfikësve, të punësuarve në veprimtaritë shërbyese, gazetarët janë ndër profesionet më të ndjeshme dhe më të ekspozuara në kushte të pandemisë së KOVID-19. Prandaj u bëjkë thirrje pronarëve të mediave, por edhe të gjithë profesionistëve medial të adaptohen në situatën e re dhe t’i…
Author: Hamdi Kumanova
Gjatë 24 orëve të fundit prej 586 testeve të realizuara, 49 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve tashmë shkon në 760. Sipas vendbanimeve prej 49 rasteve të reja, 13 raste janë regjistruar në Shkup, 14 në Kumanovë, gjashtë në Shtip, tetë në Prilep, gjashtë në Veles, një në Gostivar dhe një në Koçani. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe dy viktima, një në Kumanovë dhe një në Prilep, numri i rasteve që kanë përfunduar me fatalitet tashmë shkon në 34.
Me datë 10.04.2020 rreth orës 13.40 Stacioni policor në Negotinë është informuar se personi Z.B. e ka gjetur të vdekur djalin e tij 33 vjeçar me iniciale F.B. Ai është gjetur në shtëpinë familjare në rrugën “Radnjanska” në Demir Kapi, shkruan Gazeta Lajm. Ekip policor ka kryer hetime në vendin e ngjarjes, kurse trupi i pajetë është dorëzuar per obduksion në Shkup.
Në mënyrë të përbashkët dhe solidare, përmes respektimit të masave për mbrojtje të shëndetit, si dhe përmes masave konkrete për mbështetje të drejtpërdrejtë të qytetarëve do ta tejkalojmë krizën shëndetësore dhe ekonomike që e imponoi virusi Kovid-19. Me pakon e masave ekonomike në vlerë prej 200 milionë eurove, që e siguroi Qeveria e kryesuar nga LSDM, sigurohet ndihmë e rëndësishme për ndërmarrjet, për punëtorët, për zejtarët, por edhe për ata që janë pjesë e ekonomisë joformale. Amvisëritë të cilat kanë mbetur pa të ardhura apo kanë qenë pjesë e ekonomisë joformale kanë të drejtë në ndihmë të garantuar minimale në…
Në çështjet shëndetësore siç është virusi, që të gjendet gjuha e përbashkët ndërmjet të sëmurit dhe mjekut, që fjalët e përdorura të bartin një minimum mesazhi, është i nevojshëm informimi me vërtetësi i publikut dhe jo atë çfarë përcakton tregu: ”mbingarkesë informacioni” dhe ”më shumë informata, më pak dije” Nga Emir HAMZAI Prirjet e medias javëve të fundit në lidhje me pandeminë Covid19 janë që ndikimi i saj të zgjerohet ‘jashtë’ kufijve dhe jo të mbetet roli në një kuptim të kufizuar, për sa kohë e ka audiencën për synim. Nuk do të ndalem shumë në definimin se çfarë është…
Një motër medicinale nga Struga është infketuar me koronavirusin Covid-19, pasi më parë ka pasur kontakt me një pacient pozitiv, të cilin e kanë përcjellur me autoambulancë, nga Struga për në Klinikën Infektive në Shkup, mëson in7 nga burime pranë Spitalit të Përgjithshëm në Strugë. E infektuara nuk ka mbushur ende 20 vjeç dhe në Spitalin e Strugës ka punuar me kontratë në vepër. Pasi ka dyshuar se mund të jetë prekur, si pasojë e kontaktit të afërt me pacientin, motra në fjalë ka kërkuar ti bëhet testi për Covid-19 dhe është izoluar në shtëpinë e saj. Rezultatet i kanë…
Qeveria miratoi Dekretin për përcaktimin e pagës minimale prej 14.500 denarë për muajin prill dhe maj për të gjithë ministrat, deputetët, gjyqtarët, prokurorët, drejtorët dhe të gjithë personat e tjerë të zgjedhur, të emëruar dhe të emëruar në sektorin publik gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, përcjell GazetaExpress nga Telegrafi. Qëllimi është të sigurohen fonde për zbatimin e masave ekonomike të miratuara nga Qeveria për t’u ballafaquar me krizën e shkaktuar nga pandemia e coronavirusit COVID-19. “Sipas këtij Dekreti, personat e zgjedhur, të emëruar dhe përcaktuar në nenin 2, për muajt prill dhe maj 2020 u paguhet paga në shumën e pagës…
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka aprovuar mbështetje financiare për vendin tonë, përmes Instrumentit për financim të shpejtë, në vlerë prej rreth 176 milion euro. Ky mjet siguron një qasje jashtëzakonisht të shpejtë dhe të përballueshme në fondet e FMN-së, në një kontekst kur një ekonomi e shëndoshë ekonomikisht është goditur nga një tronditje e jashtme, e papritur dhe e përkohshme, siç është pandemia e virusit Cavid-19. “Si shumica e ekonomive në nivel global, ekonomia e Maqedonisë do të preket përkohësisht nga shpërthimi i një infeksioni të ri viral. Efektet do të ndihen përmes uljes së kërkesës globale, por edhe përmes…
Në momentet kur jemi në shtëpitë tona dhe kur në fuqi janë masat e parandalimit të virusit korona personeli mjekësor, mjekët, infermieret janë heronjtë e kohës sonë. Pa ta – luftën me virusin korona do të kishim humbur. Ata janë njerëz të cilët jetën e tyre e rrezikojnë që ta shpëtojnë tonën. Si vend duhet të qëndrojmë mbi grindjet e përditshme partiake dhe të tregojmë seriozitet njejtë si edhe mjekët dhe personeli mjekësor me përkushtim shumë të madh luftojnë për jetët e njerëzve. Në atë betejë mundemi vetëm të ndihmojmë. Që të ndihmojmë duhet t’i pranojmë mangesitë e sistemit tonë.…
Ndërmjet 30 dhe 40 për qind e qytetarëve nuk e pranojnë ofertën e bankave për prolongimin e shlyerjes së obligimeve. Te disa banka tashmë ka përfunduar afati i paraqitjes, te disa duhet të përfundojë këto ditë dhe javën e ardhshme duhet të dihet konkretisht sa prej klientëve nuk e kanë pranuar mundësinë për prolongimin e obligimeve sipas kredive. Bankat ditëve të fundit prej marsit dhe ditëve të para të këtij muaji, ndërsa pas miratimit të Dekretit për lehtësimin e kushteve kontraktuese të kredive, me qëllim të tejkalimit dhe zbutjes së efekteve negative nga situata e krizës, në ueb-faqet e tyre…
Dhuna në familje paraqet një nga problemet më shqetësuese gjatë ditëve të izolimit. Nga Rrjeti Kombëtar Kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës Familjare në Maqedoninë e Veriut, kanë theksuar se gjendja e krizës me koronavirusin mund ta rrisë numrin e rasteve të dhunës në familje. Urania Pirovska, kryetare e Komitetit të Helsinkit në Shkup, për Radion Evropa e Lirë thotë se gjatë periudhës në vazhdim, si rrjedhojë e karantinës pret që të rritet numri i parashtresave që kanë të bëjnë me dhunën në familje. “U bëj apel të gjitha grave nëse janë pre e dhunës në familje ose çfarëdo lloj…
Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë është kundër propozimit për rritjen e akcizës së lëndëve djegëse. “Këtë kërkesë për rritjen të cilën deri në Qeveri e ka propozuar Oda Ekonomike, do të shkaktojë rëndim shtesë për amvisëritë, bujqit, do t’i rrisë çmimet e transportit, si dhe çmimin e një numri të madh të produkteve dhe shërbimeve. Masë e cila është në interes të dy-tre firmave, e në barrë të ndërmarrësve dhe qytetarëve edhe atë në kohë krize, nuk është e mirëseardhur. Ky hap mund të shkaktojë dëm për kompanitë e vogla dhe të mesme nga të gjitha sektorët, ndërsa me…

