Një motër medicinale nga Struga është infketuar me koronavirusin Covid-19, pasi më parë ka pasur kontakt me një pacient pozitiv, të cilin e kanë përcjellur me autoambulancë, nga Struga për në Klinikën Infektive në Shkup, mëson in7 nga burime pranë Spitalit të Përgjithshëm në Strugë.
E infektuara nuk ka mbushur ende 20 vjeç dhe në Spitalin e Strugës ka punuar me kontratë në vepër. Pasi ka dyshuar se mund të jetë prekur, si pasojë e kontaktit të afërt me pacientin, motra në fjalë ka kërkuar ti bëhet testi për Covid-19 dhe është izoluar në shtëpinë e saj.
Rezultatet i kanë dalur pozitive edhe pse nuk ka pasur shenja klinike.
Së fundmi, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, dhimbje fyti, temperaturë dhe pengesa në frymëmarrje, vajza nga Struga është dërguar për trajtim në Spitalin e Manastirit.
Sipas informatave tona, motra medicinale nga Reparti për Sëmundje Interne në Strugë nuk ka pasur pajisje adekuate, maskë, doreza dhe veshje speciale për të tilla raste.
Asaj i është thënë se duhet të shkojë me autoambulancën për ta shoqëruar pacientin dhe duke marrë parasysh faktin se ka qënë me kontratë në vepër e jo me vendim pune, nuk ka guxuar të refuzojë detyrën edhe pse nuk ka pasur pajisje.
Për këtë rast kemi dërguar pyetje tek Drejtori i Spitalit të Strugës, Muhamed Asani, për të na sqaruar procedurën e përzgjedhjes së shoqëruesve dhe për faktin e dërgimit pa pajisje adekuate.
Deri tani nuk kemi përgjigje, por gjatë ditës se djeshme, përmes linjës telefonike, drejtori Asani na tha se rasti ende nuk ishte zyrtar dhe se nuk e dinë mesiguri se prej ku ështe infektuar motra në fjalë.
Ai tha se i kanë marrë masat e duhura dhe se nuk ka nevojë për panik.
Jozyrtarisht mësojmë se edhe të paktën 6 punëtorë mjekësorë nga Spitali i Strugës kanë kryer testet e Covid-19, ndërsa rezultate nuk ka ende./in7.tv/



