Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë kryesisht me vranësira, por me intervale me diell.
Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi verior. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 16 deri në 24 gradë Celsius.
Sipas parashikimeve, deri të premten moti pritet të jetë relativisht i qëndrueshëm, me temperatura më të ulëta gjatë orëve të mëngjesit. Ndërkaq, të premten priten reshje lokale të shiut në disa pjesë të vendit.
The post Mot me vranësira dhe intervale me diell në Maqedoninë e Veriut appeared first on TV-SHENJA.


