Në Maqedoninë e Veriut çdo ditë paraqiten raste të reja me virusin korona, disa prej të cilëve tashmë kanë ndërruar jetë, ndërsa në Dibër ka një javë që nuk është paraqitur asnjë rast me virusin korona, transmeton Portalb.mk. Në Dibër, sipas raportit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, deri më tani janë të infektuar gjithsej 49 persona, ndërsa 23 janë shëruar, derisa katër persona kanë ndërruar jetë. “Janë bërë gjithsej 15 teste. Bëhet fjalë për njerëz që kanë qenë në trajtim shtëpiak. Sipas rezultateve, tetë prej tyre vazhdojnë me trajtimin në shtëpi, ndërsa shtatë kanë rezultat negativ. Me 16 të…
Author: Hamdi Kumanova
Në Strugë janë regjistruar edhe 3 raste të reja me të infektuar nga virusi Covid-19, ndërsa një person ndërroi jetë. Bëhet fjalë për një burrë 63 vjeçar, i cili më datën 5 prill është dërguar në gjendje të rëndë në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup, ndërsa testi i është bërë pasi ka ndërruar jetë. Ndërkohë, nga komuna e Strugës lajmërojnë se vazhdojnë larjet dhe dezinfektimet e rrugëve dhe institucioneve lokale, si dhe ka vazhduar shpërndarja e pakove ushqimore për familjet në nevojë. Duke qenë se qytetarët do të jenë në izolim 24 orësh në fundjavë, Struga sot ishte sikurse…
LSDM-ja u jep mbështetje pa rezervë gazetarëve dhe punonjësve mediatikë të cilët krahas punonjësve shëndetësorë, policëve dhe ushtarëve janë më të ekspozuar në kërcënimin nga koronavirusi. Në këtë periudhë informimi me kohë dhe i saktë është me rëndësi të posaçme për shëndetin e qytetarëve dhe për këtë u shprehim falënderim punonjësve mediatikë të cilët edhe pse në rrezik, me guxhim dhe përgjegjësi e kryejnë punën e tyre. Falë tyre dhe përkushtimit të tyre qytetarët janë të informuar saktë dhe me kohë për masat dhe rekomandimet që do të thotë mbrojtje më e madhe nga koronavirusi, ndërsa kjo është me vlerë…
Gjatë orës policore Inspektorati Shtetëror i Tregut në çdo qytet ka ekipe kujdestare të cilat do të bëjnë kontrollin e marketeve të cilat punojnë dhe nëse kanë leje përkatëse, deklaroi drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Stojko Paunovski. “Përveç marketeve të cilat janë caktuar nga Shtabi i Krizave në qytete, të tjerat nuk kanë të drejtë të punojnë edhe nëse hasen duke punuar do të sanksionohen”, theksoi Paunovski. Sqaroi se të gjitha objektet hotelierike për të cilat është bërë procesverbal dhe janë mbyllur nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, fillimisht janë dorëzuar urdhëresa pagesore për gjobë, dhe nëse nuk paguhen në…
Ju jeni personifikimi i solidaritetit në edicionin tuaj më të mirë, u porositi presidenti i Republikës të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot vullnetarëve të Kryqit të Kuq. Duke e theksuar vlerën dhe kontributin e mijëra vullnetarëve të Kryqit të Kuq, në takimin që u mbajt në hapësirat e Kryqit të Kuq, presidenti Pendarovski i uroi për angazhimin e tyre, motivimin dhe sakrifikimin në këto kohë të rënda për vendin tonë. Ai potencoi se veçanërisht e rëndësishme është vullneti dhe dëshira e tyre vullnetarisht të japin shërbime dhe t’u ndihmojnë qytetarëve të rrezikuar, pa pasur kurrfarë përfitimi material ose financiar.…
Në familjen e gazetarit që është pozitiv për koronavirusin është një anëtar tek i cili është konfirmuar virusi. Gazetari kishte kontakte me atë anëtar të familjes së ngushtë, deklaroi sot drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar, Irinka Sotirova. “Në familjen e ngushtë të personit të përmendur është një anëtar që është pozitiv. Gazetari kishte kontakte me atë anëtar të familjes së tij, por për informacione të hollësishme kush, ku dhe kur do të vendoset në izolim të mundshëm do të pasojnë pas studimit të kryer nga Qendra për Shëndet Publik, e cila aktualisht është duke u zhvilluar”, tha Sotirova…
Reparti i Gjinekologjisë në Kumanovë jashtë funksionit për dy javët e ardhshme. Kjo pasi stafi mjekësor i këtij reparti është vënë në izolim për shkak kontakteve direkte me të prekurit nga koronavirusi. Sot edhe 8 mantel bardhë në Spitalin e Kumanovës rezultuan të infektuar me Co-Vid19, duke e çuar numrin në 34. Drejtoresha e Spitalit Snezhana Zaharieva tha se nuk do të lejojë që edhe ndonjë lehonë të vdes si pasojë e infektimit me Virusin Korona. Mungesa nuk është aq e madhe që të pësojë i gjithë Spitali i Kumanovës, por për shkaqe sigurie ne patjetër duhet të bëjmë riorganizim…
Gjatë orës policore Inspektorati Shtetëror i Tregut në çdo qytet ka ekipe kujdestare të cilat do të bëjnë kontrollin e marketeve të cilat punojnë dhe nëse kanë leje përkatëse, deklaroi drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Stojko Paunovski. “Përveç marketeve të cilat janë caktuar nga Shtabi i Krizave në qytete, të tjerat nuk kanë të drejtë të punojnë edhe nëse hasen duke punuar do të sanksionohen”, theksoi Paunovski. Sqaroi se të gjitha objektet hotelierike për të cilat është bërë procesverbal dhe janë mbyllur nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, fillimisht janë dorëzuar urdhëresa pagesore për gjobë, dhe nëse nuk paguhen në…
Njëra nga dy viktimat e familjes Manoilova që u gjetën të vdekur në apartamentin e tyre në Veles ka rezultuar pozitiv në testin e virusit CoVid-19. Burime të Alsat bëjnë të ditur se zonja 79 vjeçare ka vdekur si pasojë e virusit, ndërsa i biri saj i cili gjithashtu u gjet i vdekur ka rezultuar negativ në test. Fqinjët e pallatit ku ka jetuar familja Manoilova kanë denoncuar rastin si pasojë e erës që ka kundërmuar nga hapësirat e apartamentit. Sipas tyre, dy familjarët për herë të fundit janë parë para festave të fund-vitit. Nga Prokuroria Themelore e Velesit thonë…
Një motër medicinale nga Spitali i Strugës dyshohet se është infektuar me koronavirusin Covid-19. Dyshimet fillestare janë se mund të jetë infektuar gjatë trasferimit të një pacienti të sëmurë me koronavirus nga Struga drejt Klinikës Infektive në Shkup, mëson in7 nga burime pranë Spitalit të Strugë. Rezultate zyrtare ende nuk ka, megjithatë nga Spitali i Strugës thonë se i kanë marrë masat dhe e punësuara është izoluar tërësisht, ndërsa për hapat e mëtejshme do të vendoset pas pranimit të rezultateve. Drejtori i Spitalit të Strugës, Muhamed Asani, për in7 theksoi se ende nuk ka asgjë zyrtare dhe se presin analizat…
– Ministrja e Financave, Nina Angellovska thotë se do të kërkojnë që ta pranojnë propozimin e Odës Ekonomike të Maqedonisë për rritjen e akcizës së naftës dhe informon ase po përgatitet edhe propozim dekret bashkë me Drejtorinë Doganore, por se vendimin përfundimtar do ta ketë Qeveria. “Ai propozim është në tavolinë, tashmë po përgatisim propozim dekret, Qeveria është organ kolektiv i cili sjellë vendime, e dini se të gjitha propozimet të cilat dalin dhe janë në bazë reale dhe siç vlerësojmë se është e pranueshme dhe se duhet, duke i marrë parasysh edhe përllogaritjet dhe implikimet fiskale. Propozimi ishte për…
Komisioni Anti-korrupsion vendosi të ngrit procedurë kundër 10 prokurorëve të cilët kanë punuar në PSP dhe nuk kanë paraqitur të hyrat shtesë. “Komisioni mori të dhëna nga Ministria e Financave ku u konstatua se ish-prokurorët e PSP-së vazhdimisht kanë marrë të hyra shtesa dhe të njëjtat kanë vlerën prej 20 pagave mesatare”, shprehen nga Komisioni Anti-korrupsion. Ata thonë se mosparaqitja e këtyre të hyrave është e dënueshme me ligj. Sipas Ligjit për parandalimin e interesave dhe konfliktit të interesave, ata janë të detyruar të paraqesin të hyrat shtesë që tejkalojnë vlerën prej 20 paga mesatare. Prokurorët ndaj të cilëve ngritet…

