Author: Hamdi Kumanova

Dhuna në familje paraqet një nga problemet më shqetësuese gjatë ditëve të izolimit. Nga Rrjeti Kombëtar Kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës Familjare në Maqedoninë e Veriut, kanë theksuar se gjendja e krizës me koronavirusin mund ta rrisë numrin e rasteve të dhunës në familje. Urania Pirovska, kryetare e Komitetit të Helsinkit në Shkup, për Radion Evropa e Lirë thotë se gjatë periudhës në vazhdim, si rrjedhojë e karantinës pret që të rritet numri i parashtresave që kanë të bëjnë me dhunën në familje. “U bëj apel të gjitha grave nëse janë pre e dhunës në familje ose çfarëdo lloj…

Lexo më Shumë

Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë është kundër propozimit për rritjen e akcizës së lëndëve djegëse. “Këtë kërkesë për rritjen të cilën deri në Qeveri e ka propozuar Oda Ekonomike, do të shkaktojë rëndim shtesë për amvisëritë, bujqit, do t’i rrisë çmimet e transportit, si dhe çmimin e një numri të madh të produkteve dhe shërbimeve. Masë e cila është në interes të dy-tre firmave, e në barrë të ndërmarrësve dhe qytetarëve edhe atë në kohë krize, nuk është e mirëseardhur. Ky hap mund të shkaktojë dëm për kompanitë e vogla dhe të mesme nga të gjitha sektorët, ndërsa me…

Lexo më Shumë

Pakoja prej 66 milionë euro është ndihma fillestare, por ne tashmë po shqyrtojmë shumë projekte, shumë ide se si t’iu ndihmojmë. Ekziston rrezik i madh nga pasojat të cilat do të vijnë pas krizës, dhe jo vetëm këtu, por në gjithë Evropën, nëse ekonomia mbetet e paralizuar shumë gjatë, thotë në intervistën për Radion Maqedonase, euroambasadori Samuel Zhbogar. “Po negociojmë për pjesën tjetër të mjeteve veçanërisht për ato 50 milionë euro të cilat i ndamë. Këto ditë negociojmë me Qeverinë për atë se cila do të jetë mënyra më efektive për shfrytëzimin e tyre dhe mendoj se kah fundi i…

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski sot i dërgoi urim peshkopit të Strumicës-Shkupit, Kiro Stojanov dhe të gjithë besimtarëve të krishterë të cilët i festojnë Pashkët sipas Kalendarit gregorian. Në urim, Pendarovski dëshiron që festa e Ringjalljes së Krishtit të sjellë paqe, harmoni dhe dashuri pa fund. “Këtë vit, për fat të keq, festën do ta presim në atmosferë tjetër, nën kërcënimin nga KOVID-19, që imponon edhe ndryshim të shprehive, sjelljes dhe veprimeve tona. Prandaj, mu tani më së shumti na nevojitet besim, guxim dhe besim. Ndërkaq, a ka mbështetje më të madhe shpirtërore nga Fitorja e Krishtit mbi vdekjen, të qëndrojmë dhe…

Lexo më Shumë

Me 10.04.2020 rreth orës 10.45 në një parking para ndërtesës së Komunës  Resnje, në rrugën “Ilindenska”, vetura e tipit “folksvagen karavella” me targa nga Velesi, e drejtuar nga M.A.(41) nga Velesi e ka goditur këmbësorin M.Q.(79) nga Resnja, transmeton Almakos. Pas aksidentit M.Q. është dërguar në Shtëpinë e Shëndetit në Resnje ku nga mjeku është konstatuar lëndim i rëndë. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Resnje./Almakos/

Lexo më Shumë

Me 10.04.2020 në ora 03.00 në SPB Kumanovë, M.J.(21) dhe A.A.(23),dytë nga Pakistani, kanë lajmëruar se me 09.04.2020 rreth orës 22.00 në rrugën nga fshati Llojan për në fshatin Vakcincë me përdorim të forcës iu janë vjedhur para dhe celular nga pesë persona të panjohur nga Pakistani, transmeton Almakos. Pas kësaj ngjarje viktimat janë sulmuar fizikisht, ku M.J. është plagosur me thikë, ndërsa A.A. me mjet të fortë. M.J. dhe A.A. janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë për ndihmë mjekësore. Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Kumanovë ku po ndërmerren masa për zbardhjen e…

Lexo më Shumë

Me 09.04.2020 rreth orës 18.30 pak para traut në Gostivar, zyrtarët policor nga SPB Tetovë, Reparti në Gostivar e kanë arrestuar Z.D.(40) nga Gostivari, pasi që gjatë kontrollit të tij dhe veturës “tojota avensis” me targa nga Gostivari është gjetur marihuanë, transmeton Almakos. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit kundër Z.D. do të ngritet padi adekuate penale.

Lexo më Shumë

Me 09.04.2020  në ora 17.00 në Stacionin Policor në Gjorce Petrov, N.A.(43) nga Shkupi ka lajmëruar se në ora 14.45 në rrugën Boris Sarafov në Shkup, pas një keqkuptimi rreth trafikut, është sulmuar fizikisht nga një person i panjohur, transmeton Almakos. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit. /Almakos/

Lexo më Shumë

Me 10.04.2020 në ora 16.35, zyrtarët policor nga SPB Shkup në rrugën “Prolet”, gjatë kohës së masës së kufizimit të lëvizjes, e kanë arrestuar V.A.(37) nga Shkupi, transmeton Almakos. Është arrestuar pasi që gjatë kontrollit te ai janë gjetur mjete për të cilat ekzistojnë dyshime se e kanë prejardhjen prej veprës penale “vjedhje”. Pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të ngritet padi adekuate penale./Almakos/

Lexo më Shumë

M.N.(25) nga fshati Bansko dje para një ambulante shëndetësore në fshat, me veturën e tipit “zastava”, me targa nga Strumica, e ka humbur kontrollin dhe i ka shkelur katër fëmijë të moshës 4, 9, 14 dhe 17 vjec, të gjithë nga Bansko, pastaj edhe në një shtyllë elektrike, transmeton Almakos. Fëmija katër vjecar ka vdekur, ndërsa ka pësuar lëndime të rënda këmbësori 14 vjecar. Te shoferi dhe dy fëmijët tjerë janë konstatuar lëndime të lehta. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Strumicë./Almakos/

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE ka respekt të madh për të gjithë punonjësit e mediave, të cilët në këto ditë të vështira janë në gatishmëri 24-orëshe të na informojnë në kohën e duhur për situatën me koronavirusin, në vendin tonë dhe në botë. Punonjësit e mediave janë heronjtë që e mbajnë sistemin në funksion. Ne i dëshirojmë gazetarit që është diagnostikuar me koronavirus shërim të shpejtë. Gazetarëve të tjerë u urojmë shëndet të mirë. Në të njëjtën kohë, informojmë se kryetari Hristijan Mickoski është negativ për koronavirusin, por është në vetizolim dhe ashtu do të mbetet deri në fund të periudhës 14-ditore. Të gjithë…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KShPK), pas mbarimit të seancës së sotme informoi se vazhdojnë veprimin në lëndën e formuar pas paraqitjes me dyshime për veprim të paligjshëm të reisit të Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi, njofton Portalb.mk. Për Rexhepin tanimë është dorëzuar padi penale deri te Prokuroria Publike, pasi që, sipas njohurive të njerëzve në BFI, dhe siç qëndron në padi, ai në mënyrë të paligjshme i ka harxhuar paratë e besimtarëve. Për të njëjtën lëndë tanimë vepron edhe KShPk-ja. Skender Buzaku, përpara 1 viti dorëzoi në Prokurorinë Themelore dëshmi për keqpërdorime të BFI-së nga ana e Sulejman…

Lexo më Shumë