Author: Hamdi Kumanova

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski kërkon nga Qeveria që të shpall gjendje krize edhe në Kumanovë siç bëri në Dibër 13 mars, ku tashmë po ndjehen rezultatet dhe për disa ditë me radhë nuk ka asnjë të infektuar me koronavirus. Në një intervistë për gazetën LAJM, Dimitrievski, tha se në Kumanovë çdo ditë po rritet numri i të infektuarve dhe i bëri thirrje qeverisë që të respektojë vendimet e Shtabit komunal për Mbrotje dhe Shpëtim me qëllim që të parandalohet përhapja e epidemisë në qytet.Rreziku gjithsesi se ekziston. Siç e shikoni gjithë bota ballafaqohet me problemin, jo vetëm…

Lexo më Shumë

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) filloi shpërndarjen e 2.500 pakove të ndihmës në Maqedoninë e Veriut, raporton Anadolu Agency (AA). Shpërndarja e pakove me produkte ushqimore dhe materiale të higjienës u bë në bashkëpunim të Shoqatës Abdülhakim Hikmet Doğan (ADEKSAM). Ai tha se ka një rënie serioze të punësimit dhe të ardhurave shtëpiake në nivelin global. “Është koha për të zhvilluar solidaritetin dhe bashkëpunimin mes vendeve. Pandemia edhe në mbarë Maqedoninë e Veriut shkaktoi që shumë familje të ballafaqohet me vështirësi në përmbushjen e kushteve minimale të jetesës”, tha…

Lexo më Shumë

Goce Mihajlloski, i cili është edhe kryeredaktor në televizionin Kanal 5, është gazetari që rezultoi pozitiv në testin për virusin korona, njoftojnë nga televizioni. Ai para një jave kishte realizuar një intervistë me liderët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski, në emisionin e tij ku është moderator, kjo ka qenë edhe arsyeja se pse të dy liderët e partive janë në vetëizolim 14 ditor. Njoftimi i plotë i Kanal 5: Jemi të vetëdijshëm për situatën aktuale, lidhur me pandeminë globale të virusit korona, e cila për fat të keq e preku edhe kolegun tonë, Goce Mihajlloski. Si…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme informon se nga sot, janë lëshuar në funksion tre linja telefonike, në të cilat psikologët e punësuar në Ministri do të jenë në dispozicion për bisedë dhe mbështetje psikologjike të efektivëve të policisë dhe familjeve të tyre për tejkalimin më të lehtë të situatës me koronavirus. Numrat e telefonit me të cilët mund të telefonojnë efektivët e policisë janë 072/911-704, 072/911-705 dhe 072/911-706 dhe ato do të jenë të hapura nga ora 09:00 deri në 21:00, dhe nëse është e nevojshme pas përfundimit të këtyre orëve. “Hapja e këtyre linjave telefonike ka për qëllim mbrojtjen…

Lexo më Shumë

Shoqata humanitare kërçovare nga Vjena, e mbështetur nga kërçovarë që jetojnë dhe punojnë në Austri, mblodhën 6.500 euro dhe përgatiti 180 pako ushqimore për t’u shpërndarë në Kërçovë dhe zonat përreth. Koordinatori i kësaj ndihme humanitare, Bashkim Bajrami, në koordinim me komunitetet lokale, tha se paketat duhet të arrijnë te familjet me vështirësi sociale, të cilët kanë nevojë për ndihmë në këto periudha të vështira për shkak të gjendjes me koronavirusin.

Lexo më Shumë

Në kuadër të situatës së re të krijuar lidhur me pandeminë me virusin Covid19, ekipet e NP Higjiena Komunale-Shkup çdo ditë bëjnë larje makinerike me autocisterna dhe dezinfektim të bulevardeve dhe rrugëve më të mëdha në të gjitha komunat e qytetit. Angazhimi ynë kryesor mbetet mirëmbajtja e nivelit maksimal i pastërtisë publike në qytetin e Shkupit.

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur që sot në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Febrile janë lëshuar në shtëpi 3 pacientë, dy nga Tetova dhe një nga Kumanova, raporton Shenja. Brenda 24 orëve janë bërë 496 teste rekord për Covid – 19 dhe janë regjistruar 48 raste të reja me koronavirus. Kështu numri i përgjithshëm i personave të infektuar me Covid – 19 shkon në 711, njofton Shenja. Sipas raportit të Insitutit për Shëndet Publik, në statistikën e sotme janë evidentuar edhe dy persona që kanë ndërruar jetë.

Lexo më Shumë

Organizata e vendeve, eksportues të naftës, OPEC, në video-konferencë në orët e hershme të mëngjesit të premten, e skicon marrëveshjen, sipas të cilit, oferta globale e naftës duhet që të ulet për 10 milionë barel në ditë, gjegjësisht për një të pestën ose 10% prej ofertës globale, shkruan Rojters, transmeton Portalb.mk. Kështu, prodhimtaria do të duhej të zvogëlohet për 10 milionë në maj dhe në qershor edhe për 8 milionë barel në korrik. Nga janari 2021 deri në prill 2022 prodhimtaria do të ulej për 5 milionë shtesë barel në ditë. Veçmas insistohet në kyçjen e ShBA-së, e cila ishte…

Lexo më Shumë

Dyzetë për qind e ndërmarrjeve publike nuk kanë strategji për punë, e as qëllime të qarta të cilat duhet t’i arrijë ndërmarrja gjatë këtij viti, tregon hulumtimi i bërë nga ana Instituti për Demokraci “Societas Civilis” – Shkup (IDSCSH). Rezultatet tregojnë se ato ndërmarrje të cilat kanë përgatitur strategji, në pjesën më të madhe kanë dorëzuar dokument i cili është program për punë për një vit dhe nuk paraqet strategji. Vetëm nëntë prej ndërmarrjeve publike të përfshira në hulumtimin kanë strategji për disa vite. Më së shpeshti, strategji përgatisin ato ndërmarrje publike të cilat kanë bazë ligjore nga trupi rregullator…

Lexo më Shumë

Të nderuar qytetarë, Komuna e Çairit ju njofton se gjatë orës policore këtë fundjavë do të asistojë në plotësimin e nevojave të qytetarëve për medikamente shëndetësore duke siguruar transport të barnave nga barnatoret në intervalin kohor prej orës 10:00 deri në ora 20:00. Qytetarët që kanë nevojë për blerjen e barnave do të mund të bëjnë porosinë duke u lajmëruar në këto kontakt numra: 072 521 165 dhe 078 391 890. Dy punëtorë të angazhuar me leje qarkullimi do të dërgojnë barnat deri në shtëpitë e tyre. Me respekt, Shërbimi për informim i Komunës së Çairit

Lexo më Shumë

Gjatë kufizimeve të lëvizjes, nuk sanksionohen personat që denoncojnë vepër penale, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Lidhur me kërkesat që në opinion janë parashtruar nga organizatat joqeveritare, Ministria e Brendshme informoi se qytetarët që duan të raportojnë një vepër penale duhet ta bëjnë këtë në numrin falas 192 ose në stacionin më të afërt policor dhe për këtë nuk u duhet një leje e veçantë. Ata mund të lëvizin pa probleme deri te stacioni më i afërt policor. E njëjta gjë vlen për qytetarët të cilët për shkak të dhunës ose veprave të tjera penale kanë nevojë për…

Lexo më Shumë

Seanca e sotme gjyqësore për rastin ‘Haraçi u anulua për shkak se i akuzuari Bojan Jovanovski nuk u dërgua nga burgu i Shuto Orizares për shkak të gjendjes me coronavirusin. Jovanovski nuk u dërgua para Gjykatës Penale, për shkak se para dy ditëve në burg humbi jetën një i burgosur i cili ishte i infektuar me coronavirus. Avokati i Boki 13 reagoi duke thënë se seanca e sotme duhet të anulohet për shkak se rrezikohet jeta e të gjithë të pranishmëve në seancë. Ai potencoi se Jovanovski ka përdorur të njëjtën banjo me tashmë të ndjerin, dhe për këtë shkak…

Lexo më Shumë