Masën për mbështetje të punëdhënësve nga sektori privat për 14.500 denarë për një të punësuar mund ta shfrytëzojnë drejtuesit dhe pronarët e bizneseve të punësuar në të njëjtat. Këtë e parashohin ndryshimet e dekretit për mbështetje të punëdhënësve nga sektori privat të prekur nga kriza ekonomike shëndetësore, për shkak të pagesës së pagave për prillin dhe majin, të cilat i miratoi Qeveria dje në seancë. Me Dekretin bëhet ndryshim edhe në pjesën e periudhës së obligimit për ruajtjen e numrit të të punësuarve të cilët punëdhënësi duhet t’i mbajë dy muaj pas shfrytëzimit të masës, gjegjësisht deri në korrik 2020.…
Author: Hamdi Kumanova
Në seancën e qeverisë u miratua një Dekret i cili, me të cilën për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme në vend, kërkohet angazhimi i kapaciteteve të përgjithshme të njësive organizative në Ministrinë e Brendshme, përfshirë këtu policë praktikantë. Me këtë Dekret specifikohet edhe periudha kur polici-praktikantë do të kaloi provimin special ose të praktikantit dhe është përcaktuar që provimi do të zhvillohet pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, me qëllim që të mundësohet funksionimi i rregullt i shtetit dhe mbrojtja e shëndetit publik, ndërsa njkohësiht edhe bëhet parandalimi i përhapjes së coronavirusit (COVID-19). “Në këtë mënyrë, pjesëtarët e Ministrisë së…
Në Kërçovë, ende nuk ka persona të infektuar nga Kovid-19, por të gjitha masat e nevojshme po merren dhe situata po monitorohet vazhdimisht. Komuna e Kërçovës do të ndihmojë policinë me dy automjete, të cilat do të jepen për përdorim të përkohshëm. Trupi koordinues i Komunës së Kërçovës sot i vizitoi pikat e kontrollit mjekësor në Shtëpinë e shëndetit. “Trupi koordinues i Komunës së Kërçovës sot vazhdoi me takime për të parë situatën e sigurisë në Kërçovë, por kësaj radhe me disa anëtarë vizituam pikat e kontrollit mjekësor të vendosura në ambientet e Shtëpisë së shëndetit”, informoi zëdhënësi i komunës…
Shtyhet ekzekutimi i akteve të dënimeve me burg për personat e dënuar me burgim deri në tre vjet, dhe atë deri më 1 shtator 2020, përveç rasteve ku ekziston rreziku i vjetërsimit të dënimit, parashikon dekreti i Ligjit, të miratuar nga Qeveria në seancën e 38-të të saj, në lidhje me zbatimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. Deri në 1 shtator të vitit 2020, shtyhet ekzekutimi i akteve të dënimeve, të cilat tashmë janë paraqitur në institucionet e burgjeve, përveç akteve të dënimeve për të cilat tashmë janë lëshuar urdhrat e arrestit ndërkombëtar. Personat të…
Bashkimi Europian ka mobilizuar mbi 700 milionë euro për Ballkanin Perëndimor në luftën kundër COVID-19 sipas Komisionerit për Zgjerimin Oliver Varhelyi. Në një postim në Twitter ai shkruan se 38 milionë euro kanë shkuar për nevoja të menjëhershme, 374 milionë në ndihma bilaterale të rialokuara dhe 290 milionë euro shtesë do të akordohen për të ndihmuar në rigjenerimin socio-ekonomik të rajonit. Oliver Varhelyi ✔@OliverVarhelyi · 3h Replying to @OliverVarhelyi This support is part of the overall global envelope of over €15.6 billion put forward by @EU_Commission today in response to the #coronavirus pandemic. We are working as #TeamEurope. We can only…
Hapje të pikave shtesë për testim në Kumanovë kërkon Shtabi komunal në mbledhjen e sotme të 24-t. Shtabi urdhëroi Komunën e Kumanovës ta mbyllë tregun e përkohshëm, parkun Sokolana dhe të ndihmojë në riorganizimin e shtëpisë për persona të moshuar “Zafir Sjato”. “Kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komisioni për sëmundje ngjitëse ta obligojë Institutin për shëndet publik në baza ditore të parashtrojë rezultate në kohë të rregullt për tlë gjithë personat e testuar për Kovid-19, për të cilët paraprakisht ka parashtruar kampionë në mënyrë të rregullt për testim nga ana e Qendrës për shëndet publik…
Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut u bëri thirrje sot qytetarëve për shkak të mbrojtjes së shëndetit publik, filialet dhe ekspoziturat e bankave të vizitohen vetëm kur është e nevojshme dhe urgjente. “Prej nesër, në periudhën nga ora 10 deri në orë 12, kur lejohet lëvizja e personave mbi 67 vjeç, qytetarët që janë në grupmoshat e tjera duhet të përmbahen nga vizita e filialeve dhe ekspoziturave. Në këtë termin, t’u jepet përparësi qytetarëve të moshuar që e kanë nevojën e domosdoshme për shërbime bankare, ta bëjnë këtë në kohën e duhur dhe pa e rrezikuar shëndetin e…
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i njofton se të gjitha amvisëritë që kanë mbetur pa të hyra apo kanë qenë pjesë e ndonjë ekonomie joformale për të drejtën e garantuar për ndihmë minimale. Për marrjen e ndihmës minimale të garantuar do të shihen të hyrat e të gjithë familjarëve gjatë muajit të fundit në vend të tre muajve që ishte më herët, njofton Telegrafi Maqedoni. Shuma varet nga numri dhe struktura e amvisërive, por do të jetë nga 4.000 deri në 10.000 denarë për amvisëri e përbërë prej 5 anëtarë të moshuar. Këto amvisëri që do përdorin ndihmë minimale…
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka reaguar sot ndaj konferencës së djeshme të Odës së turizmit dhe hotelierisë në Shoqatën e odave tregtare të Maqedonisë, duke thënë se Ministria e Ekonomisë është e përfshirë në mënyrë aktive në miratimin e të gjitha masave nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të njëjtat janë miratuar në bashkëpunim me sektorin privat, gjeqësisht Odat tregtare dhe Asociacioneve në vendin tonë. Bekteshi tha se që në fillim të krizës, Qeveria vuri në dukje dhe kishte mirëkuptim për sektorët e Turizmit, Mikpritjes dhe Transportit dhe për këto arsye masat e para të marra…
Lidhur me ndalimin e ri të lëvizjes që solli Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila hyn në fuqi nga sot (e mërkurë 08.04.2020) , Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave i informon fermerët : -Fermerët që kanë detyrime pune në sipërfaqet e tyre bujqësore dhe në ferma që ndodhen në pjesën e fshatit në të cilin jetojnë mund të lëvizin gjatë ndalimit të lëvizjes për arsye të kryerjes të aktiviteteve të punës, pa nxjerrë leje për lëvizje. -Fermerët që kanë detyrime pune në sipërfaqet bujqësore të tyre dhe ferma që ndodhen jashtë fshatit/qytetit në të…
Ka ndërruar jetë lohona nga Kumanova e cila ishte e infektuar me Kovid-19. Informacionin e kanë konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë. Lehona e moshës 27-vjeçare nga Kumanova, në Klinikën e Gjinekologjike dhe për Akusheri ishte pranuar më 31 mars, me shenja të zvogëlimit të ujit të placentës, për çfarë ka lindur me operacion cezarian. Për shkak se kishte pasur simptome dhe familjar të infektuar me Kovid-19, i është marrë strisho. Rezultat u kumtuan më 31 mars dhe të njëjtat ishin pozitive.
Duke pasur parasysh faktin që, sipas kardiologëve, sëmundjet e zemrës rrisin rrezikun e pandemisë COVID- 19, Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet një komunikate, ka këshilluar personat me sëmundje të zemrës, që të jenë të vetëdijshëm se kanë një rrezik të rritur, të mbrojnë veten dhe të zvogëlojnë rrezikun e infeksionit të rrugëve të frymëmarrjes me korona virusin e ri, njofton Portalb.mk. Kjo ministri u ka adresuar disa rekomandime kardiologjike këtyre personave dhe kanë thënë se, informacioni dhe rekomandimet në kohë janë një armë e fuqishme për pacientët me sëmundje të zemrës. “Nëse pacienti i sëmur me sëmundje kardiologjike dyshon se i…

