Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka reaguar sot ndaj konferencës së djeshme të Odës së turizmit dhe hotelierisë në Shoqatën e odave tregtare të Maqedonisë, duke thënë se Ministria e Ekonomisë është e përfshirë në mënyrë aktive në miratimin e të gjitha masave nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të njëjtat janë miratuar në bashkëpunim me sektorin privat, gjeqësisht Odat tregtare dhe Asociacioneve në vendin tonë. Bekteshi tha se që në fillim të krizës, Qeveria vuri në dukje dhe kishte mirëkuptim për sektorët e Turizmit, Mikpritjes dhe Transportit dhe për këto arsye masat e para të marra i përfshinë këta sektorë duke u mundësuar atyre të përdorin kredi pa interes, kontribute të subvencionuara si dhe ulje të normave të interesit në kredi. Ministri i Ekonomisë tha se ata aplikuar për shfrytëzimin e subvencioneve të Qeverisë.
Kreshnik Bekteshi
“Ne konsiderojmë se indikacionet se ata që merren me turizëm nuk do të përdorin këto masa janë të pasakta, duke pasur parasysh të dhënat nga Banka për Zhvillim, ku si qeveri është dashur të plotësojmë fondin me një shtesë prej 8 milion Euro për shkak të interesit të madh të kompanive në këtë sektor. Si Ministër i ekonomisë, unë personalisht kam marrë pjesë në një takim me të gjitha Odat tregtare, ku kërkesa për pagën e pagës minimale ishte vendimtare për mbajtjen e punonjësve në këtë sektor, ashtu që ne tani të dëgjojmë nga Oda e turizmit dhe mikpritjes në Shoqatën e Odave tregtare se ata nuk do të përdorin të njëjtat. Në një kohë shumë të shkurtër, sipas Entit shtetërore të statistikave, raportet për muajin Mars pritet të bëjnë krahasime dhe analiza për numrin e punëtorëve në industri dhe do të kontaktohet se numri i 15.000 punonjësve të pushuar në sektorin e hotelierisë nuk është i saktë”
Ministri Bekteshi tha se Masat e Qeverisë për ndalimin e performancës së veprimtarive në objektet e hotelierisë u prezantuan në 14 mars, ndërsa sipas të dhënave nga Enti shtetëror i statistikave muaji janar ka përfunduar me shifra pozitive në hotelieri, respektivisht ka pasur një rritje të numrit të turistëve me 12%, ndërsa këtë javë pritet publikimi i të dhënave për muajin shkurt.
Kreshnik Bekteshi
“Duke pasur parasysh që po ballafaqohemi me një problem serioz shëndetësor Botëror, të paktën presim një qasje korrekte dhe jo të politizuar nga komunitetet e biznesit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kemi punuar së bashku në mënyrë aktive dhe do të vazhdojmë të punojmë me të gjithë sektorët për të gjetur masat më të mira për zbutjen e krizës, por pa kompromentuar efikasitetin dhe efektivitetin e institucioneve shtetërore. Grupacionet e hotelierëve duhet, përmes odave të tyre, të propozojnë masa dhe të marrin pjesë në mënyrë konstruktive në sjelljen e tyre, pa hyrë në analiza të shumta që nuk bazohen në numra realë dhe kështu përhapin informacion të pasaktë për publikun”
Kjo nuk është koha për shantazhe, tha Bekteshi, duke shtuar se ëShtë shumë e qartë që të gjithë do të humbasim diçka në këtë krizë, si punëtorët nga pagat ashtu edhe hotlierët nga fitimi. Sipas ministrit të ekonomisë edhe shteti do të ketë gjithashtu humbje të mëdha, por është e rëndësishme tha ai që të gjithë ta kapërcejmë këtë. Ministri i ekonomisë potencoi se ka mbi 30,000 të punësuar në sektorin e hotelierisë dhe turizmit në vend dhe është e qartë se disa prej tyre vazhdimisht përpiqen të punojnë ilegalisht dhe janë më kreativ në gjetjen e zgjidhjeve për të shmangur pagimin e taksave për shtetin. Por, ai siguroi se inspektorët me të gjithë kapacitetin e tyre deri tani, por edhe tani e tutje, do të vazhdojnë të sanksionojnë një punë të tillë.



