Anëtarë të Qeverisë kanë pasur kontakt me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, i cili është testuar për Kovid-19, pasi kishte kontakt me një të sëmurë. Rezultatet e tij priten, ndërsa se a do të testohen do të marrin informacion nga ministri i Shëndetësisë. Këtë e theksoi ministrja e Financave, Nina Angellovska duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën e sotme për media pas takimit me përfaqësues nga sektori i hotelerisë. “Gjithsesi se kemi pasur kontakt me kryetarin e LSDM-së. Bëhet fjalë për vetizolim i cili zgjat 14 ditë. Rezultatet nuk dihen. Nëse duhet të testohemi e kemi ministrin…
Author: Hamdi Kumanova
Situata e sigurisë në zonën e SPB Ohër, ku përfshihet edhe Kërçova, është e qëndrueshme. Në 24 orët e kaluara, banorët e Kërçovës e kanë respektuar plotësisht ndalimin e lëvizjes për të mbrojtur qytetarët nga përhapja e koronavirusit KOVID-19. Në të njëjtën periudhë, nuk janë regjistruar tubime të qytetarëve, vjedhje dhe aksidente trafiku, informoi zëdhënësi Stefan Dimoski. Po zhvillohet pa pengesa kontrolli i personave që janë nën masa të karantinës së detyrueshme shtetërore, mbikëqyrja shëndetësore dhe izolimi shtëpiak, si dhe izolimi i detyrueshëm 14-ditor. Nuk ka njerëz të rinj me vendim për izolim. Janë kryer 25 kontrolle ndaj personave që…
Gjatë 24 orëve të kaluara sipas statistikës së MPB-së, ndalesën për lëvizje në nivel të gjithë shtetit nuk e kanë respektuar 90 persona, me çka janë arrestuar 57, ndërsa për të tjerët janë marrë të dhëna dhe do të ketë masa adekuate. Sipas të dhënave statistikore 20 personave iu janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 241 persona kanë nënshkruar deklarata për vetizolim, informojnë nga MPB-ja, transmeton MIA. Nga ana e nëpunësve të policisë janë kryer kontrolle te persona në izolim dhe vetizolim, me çka janë evidentuar persona të cilët nuk e kanë respektuar masën.
Shkruan: Latif MUSTAFA Emocione të përziera, imazhe të vagullta dhe ndjenja të turbullta vazhdojnë të na shoqërojnë gjersa ecim pezul mbi litar, si një akrobat duke e shtrënguar vëngër shkopin e baraspeshës, ku në njërën anë rëndon paniku dhe, në anën tjetër, kënaqësia e një vikendi të stërzgjatur. Pandemia e virusit është bërë aq e fuqishme dhe depërtuese përmes pushtetit dhe nomenklaturës represive të shtetit si formacion, saqë është fshirë në tërësi demarkacioni në mes virtuales, reales dhe fiktives. Qenia njerëzore, për nga natyra e saj, refuzon çdo represion psikologjik për ta parë realitetin ashtu siç nuk është, por qoftë…
Ndalesa e lëvizjes së popullatës sot fillon nga ora 16:00 dhe do të zgjasë deri të hënën në orën 05 00. Me këtë fillon karantina 61 orëshe për të gjithë qytetarët në të gjithë vendin. Sipas vendimit të Qeverisë, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, ora policore gjatë ditëve të punës fillon nga ora 16:00 – 5:00, ndërsa gjatë fundjavave qytetarët janë plotësisht të ndaluar të lëvizin. Nga ndalesa janë përjashtuar policia, armata, punonjësit e shëndetësisë, dhe po ashtu nuk vlen për maketet dhe restorantet që janë furnizues të produkteve. Farmacitë do të funksionojnë pa ndalesa. “Përjashtimet vlejnë për punonjësit…
Kadir U. (35) është vozitësi i shpejtë nga Spreitenbachi i Zvicrës Si duket, ata kurr nuk mund të mësohen! Policia Kantonale e Aargaut sërish ka kapur një vozitës të shpejtë. Kadir U. (35) e drejtoi me shpejtësi ta madhe në autostradën A1 në Spreitenbach, veturën e tij ngjyrë të gjelbër të ndritshme Mercedes-AMG GT Nuk mund të anashkalohet dhe nuk mund të injorohet. Mercedes-AMG GT me ngjyrë të gjelbër të ndritshme me 500 kf të mira. Njëra prej këtyre veturave sportive ekskluzive qëndron e parkuar në garazhin nëntokësor të një ndërtese apartamentesh në rajonin e Badenit. Por që nga e…
Një 63-vjeçar, punëtor i ndërtimtarisë në Probishtip ka ndërruar jetë, pasi është rrëzuar nga objekti ku ka qenë duke punuar. Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme, në polici rastin e ka paraqitur personi S.T. (27). Është kryer kontroll në vendngjarje ndërkaq trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.
Nefrus Çeliku Të nderuar #fermerë, Po ju drejtohemi si një institucion kompetent deri tek i cili këto ditë ju keni dërguar shumë porosi ku shprehni shqetësimin tuaj në lidhje me pagesën e subvencioneve të duhanit. Me shumë përgjegjësi ju informojmë që të gjithë ju që jeni prodhues të duhanit se nuk ka vend për dyshim se a do të paguhen subvencionet. #MBPEU me shumë përgjegjësi vërteton se subvencionet për duhan në vlerë prej 31.5 milion euro do të paguhen siç kemi paguar në rregull edhe të gjitha subvencionet e tjera në përputhje me kalendarin e pagesave, deri në shpalljen e…
Revoltohen të bu rgosurit në Shutkë, panik nga Koronavirusi, hedhin pjatat nga dritaret, nuk pranojnë ushqimin. Videon na e ka derguar një lexues i yni, duke kërkuar të mbetet anonim. Revolta ka shpërthyer pasi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dje zyrtarisht konfirmoi se një i burgosur në Shutkë që ndërroi jetë nga sulmi në zemer, ka qenë i infektuar edhe me virus Korona./tetova1/ https://streamable.com/5tej5u
Masën për mbështetje të punëdhënësve nga sektori privat për 14.500 denarë për një të punësuar mund ta shfrytëzojnë drejtuesit dhe pronarët e bizneseve të punësuar në të njëjtat. Këtë e parashohin ndryshimet e dekretit për mbështetje të punëdhënësve nga sektori privat të prekur nga kriza ekonomike shëndetësore, për shkak të pagesës së pagave për prillin dhe majin, të cilat i miratoi Qeveria dje në seancë. Me Dekretin bëhet ndryshim edhe në pjesën e periudhës së obligimit për ruajtjen e numrit të të punësuarve të cilët punëdhënësi duhet t’i mbajë dy muaj pas shfrytëzimit të masës, gjegjësisht deri në korrik 2020.…
Në seancën e qeverisë u miratua një Dekret i cili, me të cilën për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme në vend, kërkohet angazhimi i kapaciteteve të përgjithshme të njësive organizative në Ministrinë e Brendshme, përfshirë këtu policë praktikantë. Me këtë Dekret specifikohet edhe periudha kur polici-praktikantë do të kaloi provimin special ose të praktikantit dhe është përcaktuar që provimi do të zhvillohet pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, me qëllim që të mundësohet funksionimi i rregullt i shtetit dhe mbrojtja e shëndetit publik, ndërsa njkohësiht edhe bëhet parandalimi i përhapjes së coronavirusit (COVID-19). “Në këtë mënyrë, pjesëtarët e Ministrisë së…
Në Kërçovë, ende nuk ka persona të infektuar nga Kovid-19, por të gjitha masat e nevojshme po merren dhe situata po monitorohet vazhdimisht. Komuna e Kërçovës do të ndihmojë policinë me dy automjete, të cilat do të jepen për përdorim të përkohshëm. Trupi koordinues i Komunës së Kërçovës sot i vizitoi pikat e kontrollit mjekësor në Shtëpinë e shëndetit. “Trupi koordinues i Komunës së Kërçovës sot vazhdoi me takime për të parë situatën e sigurisë në Kërçovë, por kësaj radhe me disa anëtarë vizituam pikat e kontrollit mjekësor të vendosura në ambientet e Shtëpisë së shëndetit”, informoi zëdhënësi i komunës…

