Të nderuar bashkëqytetarë romë, Më lejoni që në Ditën Ndërkombëtare të Romëve t’jua shpreh urimet e mia më të sinqerta, me dëshirë dhe shpresë që vitet e ardhshme të mund të kremtojmë bashkërisht dhe në kushte më të volitshme. Me këtë rast nuk mund të mos e theksoj faktin e dhimbshëm se edhe unë i takoj një shteti ku shkalla e papunësisë së romëve, bashkë me shkallën e vdekshmërisë së tyre, është më e larta. Duke qenë pjesë e skenës politike, dëshiroj t’u them bashkëqytetarëve tanë romë se Afrim Gashi dhe Alternativa janë avokatë edhe të kauzës rome në shtetin…
Author: Hamdi Kumanova
Hoxha Husamedin Abazi sot ka thumbuar Arbana Xharrën për deklaratat e saj sa i përket ndihmave nga Republika e Turqisë, transmeton Almakos. Në vijim po ua përcjellim postimin e plotë: Tesekürler Tyrkiye Ishalla si bje puna me u sëmurë mikja ime Arbana Xharra e me i përdorë medikamentet e Turqisë. Sepse do t’i duhet me i agjëru 3 ditë për thyerje të be-së se kurrë nuk do i përdorë medikamentet e Dovletit! Rroftë miqësia vëllazërore Shqiptaro Turke
Shumë pensionistë përballen me disa sfida për shkak të koronavirusit – si të ruajnë shëndetin, të sigurojnë kujdes mjekësor për sëmundjet kronike, të dalin për të marrë pensionin, të marrin ushqime dhe ilaçe. Kështu thotë, Selver Memeti, kryetari i Shoqatës së Pensionistëve nga Tetova, duke sqaruar situatën se si këto ditë anëtarët e tyre po ballafaqohen me situatën, veçanërisht me rradhët e gjata për të marrë pensionet. “Ne kërkojmë fjalë për fjalë që pensionistët të respektojnë rekomandimet për parandalimin dhe përhapjen e koronavirusit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Sepse si grupi më i rrezikuar për infeksion…
Në Maqedoninë e Veriut në 24 orët fundit janë regjistruar 18 raste të reja të personave me koronavirus, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Sipas qyteteve: Shkup-7, Kumanovë-2, Prilep-4, Manastir-2, Kavadar-1, Krushevë -1 dhe Koçani-1. Me këtë numri i të diagnostifikuarve me Kovid-19 në vendin tonë është 617. Ministria e shëndetësisë informon se në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup ka humbur jetën një person nga Kumanova në moshë 73 vjeçare. Në banesën e tij në Kavadar është gjetur i vdekur 44 vjeçari, tek i cili është marrë mostër dhe është vërtetuar prezencë të virusit.
Ndërmarrjeve të cilat ushtrojnë veprimtarinë e prodhimit dhe kanë fabrika prodhimi, u rekomandohet në fabrika ku drejtpërdrejtë kryhet procesi prodhues, të limitohet numri i të punësuarve në mënyrë që të punësuarit të mbajnë distancë prej njëri-tjetrit nga dy metra. Siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp u rekomandohet të mos i ndërrojnë vendet e punës dhe në vetë fabrikën detyrimisht të sigurohet mjet për dezinfektim të duarve dhe sipërfaqeve të punës. Gjatë orarit të punës nga ana e të punësuarve të respektohen masat e përgjithshme të rekomanduara për nivel më të lartë të higjienës personale dhe të përgjithshme. “Të ndalohet grupimi…
Personi që ka marrë përsipër të paguajë të gjitha shpenzimet për 27 shqiptarët që u strehuan në një hotel në Korçë, është Lazim Destani. Dosja.al, ka mësuar se filantropi nga Tetova, babai i aktorit mjaft të njohur, Blerim Destani, do të paguajë të gjithë kostot për veshje dhe ushqim, për 27 shqiptarët që gjetën strehë, katër ditë pas vuajtjeve që kaluan në doganën e Kapshticës. Ata ishin bllokuar në zonën neutrale pasi dëshironin të ktheheshin nga Greqi në Shqipëri, pro qveria nuk u hapi dyert për katër ditë, duke i lënë në të ftohtë e dëborë. Kjo deri në momentin kur…
Të martën rreth orës 14 ka ndodhur incident para një marketi, ku është sulmuar 48 vjeçari Z.S. nga fshati Rakotincë i Shkupit. Ai e ka njoftuar policinë se para një marketi në fshatin Markov Manastir për shkak të mosdurimit, fizikisht është sulmuar me shkop nga 30 vjelari L.Sh. nga fshati Ellovë. Policia ka paralajmëruar padi adekuate ndaj sulmuesit.
Eroll Shaqiri nga Shkupi për momentin është me angazhim në Xhibuti, shtet në Afrikë. Por ai është vazhdimisht në rrjedha me zhvillimet në Maqedoni. Shaqiri ka kritikuar sjelljen e qytetarëve të Maqedonisë në kohën e epidemisë, duke theksuar se edhe pse Xhibuti është shtet më i pazhvilluar , atje qytetarët po tregojnë më tepër disiplinë me masat kundër COVID 19, pa u shpallur orë policore. “Shikoni në internet ku gjendet Xhibuti dhe sa është i zhvilluar, këtu nuk ka masa policore, nuk ka orë policore, ka vetëm rekomandime. Do të publikoj fotografi këtyre ditëve të shikoni se si njerëzit në…
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS), në lidhje me mënyrën e mbajtjes së kontakteve të fëmijëve me prindërit me të cilët jetojnë, në kushte të pandemisë nga virusi korona, përkujton se sipas Ligjit për familje, të drejtën e prindërimit e kryejnë prindërit bashkë, në përputhje me nevojat dhe interesat e fëmijës dhe interesave të bashkësisë shoqërore, informojnë nga MPPS-ja. “Në kushte të pandemisë nga virusi korona, kur është vënë në pikëpyetje shëndeti dhe jeta e njerëzve, prindërit kanë për obligim të kujdesen për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve sipas rekomandimeve të Qeverisë për veprim në kushte të gjendjes së…
Për personat me nevoja të veçanta nuk do të vlejë ndalesa për lëvizje në periudhën prej orës 19:00 deri në orën 20:00, prej të hënës deri të premten, ndërsa gjatë fundjavave prej orës 11:00 deri në orën 13:00. Këtë masë e solli Qeveria në seancën e sotme të 38-të, me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Siç bëri të ditur pres-shërbimi qeveritar, kjo masë e lejes për lëvizje për personat me nevoja të veçanta ka të bëjë edhe për personat të cilët i shoqërojnë këto qytetarë gjatë lëvizjes së kufizuar në periudhat e përmendura…
HERA ka dhënë mesazh deri tek Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut se nevojat e grave lidhur me shëndetin seksual dhe riprodhues nuk duhet në asnjë moment të lihen pas dore dhe veçanërisht jo gjatë krizës së pandemisë me KOVID-19. “Tek gratë shtatzëna dhe foshnjat e sapolindura ndodhin shumë ndryshime fizike dhe ndryshime në zhvillimin e fetusit, që i bën shumë të rrezikuar në infeksione virusale respiratore siç është KOVID-19. Prandaj grave shtatzëna, pa dallim nëse janë të dyshuar ose janë të infektuar me KOVID-19 nuk guxon t’u vështirësohet qasja deri tek mbështetja e nevojshme mjekësore”, thonë nga HERA:…
Marsi këtë vit ishte më i ngrohtë se zakonisht, por edhe me sasi të reshjeve mbi mesataren, gjegjësisht mot shumë të lagësht. Mbi 15 ditë të muajit temperatura ditore mesatare, me përjashtim të Mavrovës, ishte mbi pesë gradë se e zakonshmja. Temperatura më e lartë maksimale ishte 25.9 gradë në Gjevgjeli dhe është matur më 13 mars,përderisa ajo më e ulëta -9.1 gradë është matur në Mavrovë më 24 mars. Në krahasim me temperaturat shumëvjeçare mesatare, këtë vit në mars vlerat janë më të larta për një shkallë në nivel të shtetit. Temperatura mesatare mujore ka lëvizur prej 2.2°С në…

