Eroll Shaqiri nga Shkupi për momentin është me angazhim në Xhibuti, shtet në Afrikë. Por ai është vazhdimisht në rrjedha me zhvillimet në Maqedoni. Shaqiri ka kritikuar sjelljen e qytetarëve të Maqedonisë në kohën e epidemisë, duke theksuar se edhe pse Xhibuti është shtet më i pazhvilluar , atje qytetarët po tregojnë më tepër disiplinë me masat kundër COVID 19, pa u shpallur orë policore.
“Shikoni në internet ku gjendet Xhibuti dhe sa është i zhvilluar, këtu nuk ka masa policore, nuk ka orë policore, ka vetëm rekomandime. Do të publikoj fotografi këtyre ditëve të shikoni se si njerëzit në mënyrë të kulturuar në banka e markete mbajnë së paku një metër distancë. Domethënë Xhibuti, jo Japonia, ose Suedia”, ka shkruar Shaqiri.
Ai propozon që të hiqen të gjitha masat e jashtëzakonshme në Maqedoni, të “imunizohet kopeja”, së paku ekonomia të mos pësojë ekonomia.
“Le të shfuqizohen urgjentisht të gjitha masat e jashtëzakonshme në vend, le të lëshohen komplet nga kontrolli, imunizim i kopesë, së paku ekonomia nuk do të pësojë. Do të vdesin shumica e pleqve dhe të sëmurëve por kjo është, mund të fillojmë t’i qajmë prej tani”, ka shkruar Shaqiri plot me revoltë.
Data 23.09.2026
Aktuale
- Bastisje në Kumanovë, gjendet armë dhe municion: Arrestohet 26-vjeçari
- Trajkov në Këshillin e BE-së: Reforma më të zbatueshme dhe institucione më të forta janë prioriteti ynë
- Kreu i Këshillit Evropian: Aneksimi “de facto” në Bregun Perëndimor rrezikon zgjidhjen me dy shtete
- Drejtori i Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Valdrin Pjetri: 1800 dosje në shqyrtim, brenda 2027 do të trajtohen të gjitha
- Zjarr në Himarë, era favorizon përhapjen e flakëve
- Zyrtari i lartë i NATO-s: Putini po bëhet më i paparashikueshëm, i rrezikshëm dhe…
- Janevska: Gjithnjë e më pak nxënës në shkolla, por mësuesit nuk do të mbeten pa punë
- Janë regjistruar 28 zjarre në hapësira të hapura, asnjë aktiv



