Ora policore në mbarë vendin, nga sot fillon në ora 16:00 dhe përfundon në orën 05:00 të mëngjesit të ditëve të javës. Në fundjavë (e shtunë dhe e diel) do të ketë orë policore tërëditore për të gjithë qytetarët, gjegjësisht nga ora 16:00 e së premtes deri në ora 05:00 të mëngjesit të së hënës. Sipas vendimit të Qeverisë, personat mbi moshën 67 vjeçare prej sot mund të dalin jashtë në periudhën prej orës 10:00 deri në orën 12:00, ndërsa për të rinjtë deri në moshën 18 vjeç ndalohet lëvizja gjatë gjithë ditëve të punës, prej të hënës deri të…
Author: Hamdi Kumanova
Turqia gjatë ditës së sotme do të dorëzoj materiale mjekësore si ndihmesë për Maqedoninë e Veriut. Ndihma do të transportohet me aeroplan të armatës turke, ndërsa aeroplani pritet të aterojë në aeroportin e Shkupin në ora 14:25. Ambasadori i Turqisë Hasan mehmet Sekuzqok do t’i dorëzojë materialet mjekësore autoriteteve të Maqedonisë. Ndihma e Turqisë, sipas marrëveshjes për donacion mes dy vendeve, përmban 50 mijë maska mjekësore mbrojtëse, 1.000 skafandra, 100 testime dhe materiale tjera mjekësore./Telegrafi/
Tërmet me magnitudë prej 3.7 shkallëve Rihter, këtë mëngjes është regjistruar në Shqipëri, ndërsa dridhjet janë ndjerë edhe në pjesën jugperëndimore të Maqedonisë së Veriut. Intensiteti i dridhjeve në Maqedoni ka qenë III gradë sipas shkallëve makroseizmike evropiane. Siç njoftuan nga Observatori Seizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup është regjistruar në orën 06:30, 155 kilometra në jugperëndim të Shkupit, ndërsa epiqendra ka qenë në Korçë të Shqipërisë./Telegrafi/
Sipas informacionit plotësues të Institutit për Shëndet Publik një pacient 45-vjeçar nga Shkupi, i testuar dhe i konfirmuar pozitiv me Kovid-19 përmes Fakultetit Veteriner, ka vdekur rrugës për në Spitalin “8 Shtatori” bëri të ditur pres shërbimi qeveritar. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën për shtyp pasdite informoi për pesë persona të cilët kanë ndërruar jetë, katër në Klinikën për Sëmundje Infektive (prej tyre një nga Kumanova, nga Labunishta, nga Çollopeku, nga Shtipi) dhe edhe një person ka ndërruar jetë në Kumanovë.
Studentët të cilët kanë nevojë t’i vizitojnë konviktet studentore për t’i marrë gjërat personale, këtë do të mund ta bëjnë në katër ditët e ardhshme, duke filluar prej sot. Drejtori i Konviktit Shtetëror “Shkupi”, Daria Nikollovski, në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se vizitat në konvikte do të lejohen sot (e martë) prej 12:00 deri 16:00, ndërsa nesër deri më 10 prill, prej orës 09:00 deri 13:00. Ai thotë se ky vendim është për shkak të numrit të madh të kërkesave të studentëve dhe nevojave të tyre, duke shtuar se gjatë vizitës së konvikteve duhet të kenë masa…
Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, në konferencën e sotme duke u përgjigjur nëse do të shfrytëzohet plazma e gjakut për shërimin e pacientëve me Kovid-19, tha se është përgatitur protokolli, por bëhet fjalë për trajtim për të cilin nuk ka të dhëna serioze. “Është përgatitur protokolli nga ana e specialistëve nga instituti i Mjekësisë së Transfuzionit, ajo duhet të kaloj edhe procedurat në Agjencin e Ilaçeve. Mirëpo është proces i shërimit që nuk ndikon tek secili, nuk ka rezultate serioze përveç publikimeve se mund të përdoret në raste konkrete dhe për këtë po veprojmë me shumë kujdes”, ka thënë Filipçe,…
Detaje të reja janë zbuluar në rastin e vrasjes së dyfishtë të shtetasve mqedonas, i cili ndodhi në fund të marsit në një kasolle në Sorens të Zvicrës. Dy maqedonasit që u vranë më 25 mars në një kasolle në Sorens (FR), ia kishin transferuar të hollat vrasësit që uamori jetën. Sipas “Le Matin Dimanche”, babai dhe djali, të moshës 47 dhe 23-vjeçare, shkuan te fermeri zviceran për t`i marr të hollat e transferuara në një shumë prej 34,000 frangash zvicerane që i kishin paguar për t`i blerë tre traktorët. Megjithatë, 30-vjeçari nuk ka qenë më në gjendje t`i kthejë…
Askush nuk ka të drejtë të detyrojë tjetrin të nënshkruaj diçka pa e lexuardhekuptuar se çfarë do të nënshkruaj. Pikërishtkjo e drejtë u cenohetdisapersonave të izoluar në karantinën shtetërore në Strugë, të cilëve u ështëkërkuar të mbushindisaformularëdhedeklarata në gjuhënmaqedonasepërorganizimin e transportitajrorngaVjena. Personat në fjalë me të drejtë thirren në ligjinpërpërdorimin e gjuhëve duke kërkuarqëformularëtt’ipranojnë në gjuhënshqipe me qëllimqë të jenë të vetdijshëmpëratë se çfarënënshkruajnë. Ata gjithashtukërkojnëkushtemë të miradhesjelljemënjerëzorengastafipolicor. Kjopërshkak se personat e izoluarndajkërkesëssëtyrepërformularë në gjuhënshqipekanëmarrëpërgjigjen : “Le t’jundihmojëZiadinSelatani”! Kjoqëpondodh në këtëkarantinëparaqetshkelje të ligjitnga vet shteti, shkelje të sëdrejtëspërinformim në gjuhënamësidhekeqtrajtimpsiqik të personave të izoluar! AleancapërShqiptarëtkërkonngaorganetkompetenteurgjentisht të reagojnëdhe të plotësojnëdetyrimetqëkanëkundrejtçdoqytetari pa…
KF Shkëndija si klub me përgjegjësi sociale bashkohet me çdo iniciativë për të ndihmuar njerëzit në nevojë dhe të prekurit nga virusi korona. Në këto kohë të vështira kur pandemia e COVID-19 ka paralizuar pjesën më të madhe të të gjitha sferave në gjithë globin, futbolli nuk është përjashtim dhe në këtë moment ‘topi ka ndaluar rrokullisjen’. KF Shkëndija si klub me përgjegjësi sociale bashkohet me çdo iniciativë për të ndihmuar njerëzit në nevojë dhe të prekurit nga virusi korona. Image 1 Image 2 Image 3 Image 4 Image 5 Duke vlerësuar angazhimin e parezervë të komplet personelit mjekësorë të…
Ministri i Punëve t. Brendshme Naqe Çulev sot realizoi takim pune në Sektorin për Punë të Brendshme Kumanovë, ku nga udhëheqësia është njoftuar me aktivitetet të cilat po ndërmerren në territorin e Kumanovës, ndërsa janë drejtuar ndaj përballjes dhe parandalimit lidhur me koronavirusn. “Dje në Kumanovë një 52 vjeçar ndërroi jetë I.S. i punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme si nëpunës policor në kalimin kufitar Bellanoc. Sipas informacioneve të cilat gjatë pasdites së djeshme i mora nga kolegët, bëhet fjalë për një person i cili në periudhën e kaluar është detektuar prezenca e koronavirusit. Në këtë rast dëshiroj në…
Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës deri tani ka dhënë 27 mijë leje për lëvizje gjatë orës së vendosur policore për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme me koronakrizën për kategori të ndryshme të përfaqësuesve të institucioneve ose kategori tjera të qytetarëve. Leje të tillë mund të marrin edhe ata të cilët kujdesen për persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, informon sot ministri kompetent Damjan Mançevski. Deri te MSHIA, siç tha Mançevski nëpërmjet rrugës elektronike duhet të dorëzohen të dhëna personale për kërkuesin e lejes, përkatësisht emri dhe mbiemri , numri i hamzës dhe numri i telefonit, si dhe vërtetim mjekësor…
Drejtori i Qendrës për Shëndet Publik Kumanovë, mjeku Arif Latifi, sot informoi se për 24 orë janë regjistruar shatë pacientë pozitivë nga koronavirusi. Ai shtoi se janë kryer mbi 70 testime në spitalin e Kumanovës, 20 shtesë sipas “Termini im” dhe 20 të tjera sipas indikacioneve epidemiologjike. “Tashmë kemi detektuar disa vatra, po punojmë intensivisht mbi to”, thotë Latifi.

