Author: Hamdi Kumanova

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot vizitoi spitalin e Kumanovës për të kontrolluar punën dhe kapacitetet në këtë spital. Në mbledhje me menaxhmentin ai vërtetoi se spitali po punon pa pengesa dhe se organizimi i punës është i mirë. Pas 18 të infektuarve me Covid-19 është bërë riorganizimi i punës dhe tani spitali punon pa pengesa. Prej disa ditës erdhën dy mjek nga Shtipi dhe nga Shkupi. Në spitalin e Kumanovës momentalisht ka 700 të punësuar dhe krahas 18 të infektuarave nuk ka personel tjetër që ndodhet në izolim. Drejtoresha e spitalit e njoftoi ministrin se ka mjaftueshëm pajisje.

Lexo më Shumë

Një grua 80 vjeçare nga Shtipi, e ka humbur jetën në Klinikën për Sëmundje infektive në Shkup, e cila ishte pozitive në Kovid 19. Këtë informacion për MEDIAL-n e konfirmuan kompetentët nga Qendra për shëndet publik dhe Komuna e Shtipit. Gruaja e cila disa ditë është mjekuar në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup, pas çka e ka ka humbur betejën me koronavirusin, së pari është hospitalizuar në Repartin infektiv në Spitalin klinik të Shtipit. MEDIAL tani më informoi se gruaja 80-vjeçare është pranuar me diagnozë bronohopneumoni, janë bërë dy teste të cilat treguan se janë negative, por i treti…

Lexo më Shumë

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, informon se qytetarët me ndërprerje të marrëdhënies së punës, kanë të drejtë të kompensimit në para në vlerë prej 50 për qind të neto pagës mesatare mujore të punëtorit për 24 muajt e fundit. Të drejtë të kompensimit në para ka personi i papunë që ka qenë në marrëdhënie pune të paktën 9 muaj pa ndërprerë, ose 12 muaj me ndërprerje në 18 muajt e fundit, para ndërprerjes së marrëdhënies së punës. Siç theksohet në kumtesën nga Ministria, kompensimi paguhet në pajtim me vitet e stazhit të punës. Për shembull, kompensim në para paguhet…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të kaluara sipas statistikës së MPB-së për periudhën 6 dhe 7 prill, sa i përket ndalesës për lëvizje është evidentuar se 41 persona nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje, me çka janë arrestuar 22 persona, ndërsa për të tjerët janë marrë të dhënat dhe do të vijojnë masa adekuate, bënë të ditur nga MPB-ja. Gjithashtu, sipas të dhënave statistikore, 186 personave iu janë dhënë vendime për izolim, përderisa 350 persona kanë nënshkruar deklarata për vetizolim. Njëkohësisht, nëpunësit e policisë kanë kryer kontrolle te persona në izolim dhe vetizolim, me çka është evidentuar një person i cili…

Lexo më Shumë

Drejtori i ri i spitalit të Përgjithshëm në Ohër, dr. Goran Balevski, sot kumtoi se gjendja me infeksionin e koronavirusit është duke u monitoruar nga afër, duke siguruar se objekti shëndetësor ka kapacitete dhe njohuri të mjaftueshme për t’u ballafaquar me sfidat e paraqitura që i sjellë pandemia. “Është krijuar Shtabi i Krizës, i përbërë nga mjekë të përzgjedhur nga të gjitha repartet, kështu që me udhëzim të përbashkët është krijuar qendër për pranimin e pacientëve, të cilët më pas, sipas rrugëve të paracaktuara të lëvizjes, përcjellën drejt departamenteve adekuate varësisht prej nevojës”, deklaroi Balevski. Aktualisht në spitalin e Ohrit…

Lexo më Shumë

Anëtarësimi ynë në NATO është një nga tre momentet më të rëndësishme në historinë më të re, nga pavarësia jonë deri më sot. NATO është parakusht për zhvillim. Nëse keni kufij të garantuar, siguri dhe integritet territorial, mund të përparoni në çdo fushë tjetër sepse i keni të gjitha parakushtet tjera. Në kushte të pandemisë, NATO po bën çmos për të parandaluar që kjo krizë shëndetësore të përshkallëzohet në krizë sigurie, duke ndjekur të gjitha rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Këtë e deklaroi presidenti i shtetit Stevo Pendarovski në një video-fjalim të regjistruar më parë të transmetuar sot…

Lexo më Shumë

Sot dy persona nga Kumanova kanë ndërruar jetë nga koronavirusi, ky informacionet u konfirmuan nga kryetari i komunës Maksim Dimitrievski, përcjell in7. Ai njoftoi se nga Qendra e Kumanovës për Shëndet Publik kanë njoftuare se kishin vdekur edhe dy persona, njëri prej të cilëve ishte oficer policie. Sipas Focus, polici i ndjerë ishte anëtar i policisë kufitare dhe punonte në vendkalimin e ri kufitar me Kosovën, në Belanoc. Sipas informacioneve jozyrtare, ai ishte testuar për koronavirus dhjetë ditë më parë, dhe rezultatet mbërritën dje.

Lexo më Shumë

Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Informatikës dhe Administratës, Adem Avziu, njofton më hollësisht për rregullat e lëvizjes pas masave të reja për qarkullim në të gjithë territorin e Maqedonisë. Sipas tij, lejet për të gjitha institucionet i ndan Ministria e Informatikës dhe Administratës, ku të gjitha institucionet shtetërore mund të aplikojnë për leje në ueb faqen e www.mioa.gov.mk në mënyrë elektronike. Sipas tij, bujqit fillimisht kërkesat e tyre i dorëzojnë në Ministrinë e Bujqësisë edhe më pas ato i merr dhe i shqyrton Ministria e Informatikës dhe Administratës. Sekretari shtetëror, Adem Avziu, gjithashtu bëri apel deri te të gjithë qytetarët…

Lexo më Shumë

Në pajtim me vendimin e sjell të Qeverisë, për ndalesë dhe regjim të veçantë të lëvizjes së popullatës (orë policore) në tërë territorin e shtetit, arkivi i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale duke filluar prej nesër, do të punojë me orar të ndryshuar nga ora 09:00 deri në orën 14:00. “Si edhe në periudhën e fundit, të gjitha subjektet, personat juridikë dhe fizikë, tërë dokumentacionin në formë të skenuar qartë të lexueshme, mund pa pengesa ta dorëzojnë edhe përmes e-adresës: [email protected]. Dokumentacioni do të konsiderohet si i dorëzuar në mënyrë të rregullt, për çka dërguesi do të njoftohet.…

Lexo më Shumë

Bujqit do të mund t’i kryejnë aktivitetet e tyre të punës në sipërfaqet bujqësore dhe fermat të cilat gjenden në kuadër të fshatit ku jetojnë, ndërsa të tjerët do të duhet që të nxjerrin leje të veçantë për lëvizje, njofton Portalb.mk. “Bujqit sipërfaqet bujqësorë apo fermat e te cilëve gjenden jashtë fshatit ku jetojnë dhe të cilët duhet të udhëtojnë, ndërsa kanë obligime të punës që kanë të bëjnë me prodhimin, duhet patjetër të nxjerrin leje për lëvizje. Ajo do të jetë sipas parimit të vendosur paraprakisht, përmes njësive rajonale të ministrisë. Deri më tani, janë nxjerrur 2.491 leje për…

Lexo më Shumë

Infektimi i Koronavirusit ka përfshirë edhe grupmoshat më të reja. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, deri dje në Maqedoni janë regjistruar 18 fëmijë deri në moshë nëntë vjeçare me infektim të Koronavirusit. Për fat të mirë, ata janë me simptome të lehta prandaj nuk ka pasur nevojë për mbajtje më të gjatë në spital, shkruan Gazeta Lajm. Ndërkohë gjatë mbrëmjes së kaluar në Maqedoni vend janë shënuar edhe katër viktima nga koronavirusi. Një viktimë është nga qyteti i Kumanovës, viktima tjetër është nga fshati Labunishtë i Strugës, një nga Tetova respektivisht nga fshati Çellopek dhe një në qytetin…

Lexo më Shumë

Shkruan: Doc. Dr Bujamin Bela Pandemia e Covid-19 që pushtoi edhe vendin tonë si gjithë botën, bëri që shumë biznese, institucione arsimore, e shumë vende pune të mbylleshin në mënyrë të tillë që qytetarët të qëndronin në shtëpi, duke ju shmangur kontaktin me virusin. Shumë prej nesh mund të jenë mërzitur nga izolimin duke mos e jetuar jetën tonë të zakonshme. Por mos harroni se koha që kalohet në këto ditë të stërgjatura duhet të jetë produktive dhe e dobishme për ne, fëmijët dhe familjet tona në përgjithësi. Disa këshilla: 1. “Angazhohuni me mësimin online dhe paraprakisht një pjesë e…

Lexo më Shumë