Në pajtim me vendimin e sjell të Qeverisë, për ndalesë dhe regjim të veçantë të lëvizjes së popullatës (orë policore) në tërë territorin e shtetit, arkivi i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale duke filluar prej nesër, do të punojë me orar të ndryshuar nga ora 09:00 deri në orën 14:00. “Si edhe në periudhën e fundit, të gjitha subjektet, personat juridikë dhe fizikë, tërë dokumentacionin në formë të skenuar qartë të lexueshme, mund pa pengesa ta dorëzojnë edhe përmes e-adresës: [email protected]. Dokumentacioni do të konsiderohet si i dorëzuar në mënyrë të rregullt, për çka dërguesi do të njoftohet.…
Author: Hamdi Kumanova
Bujqit do të mund t’i kryejnë aktivitetet e tyre të punës në sipërfaqet bujqësore dhe fermat të cilat gjenden në kuadër të fshatit ku jetojnë, ndërsa të tjerët do të duhet që të nxjerrin leje të veçantë për lëvizje, njofton Portalb.mk. “Bujqit sipërfaqet bujqësorë apo fermat e te cilëve gjenden jashtë fshatit ku jetojnë dhe të cilët duhet të udhëtojnë, ndërsa kanë obligime të punës që kanë të bëjnë me prodhimin, duhet patjetër të nxjerrin leje për lëvizje. Ajo do të jetë sipas parimit të vendosur paraprakisht, përmes njësive rajonale të ministrisë. Deri më tani, janë nxjerrur 2.491 leje për…
Infektimi i Koronavirusit ka përfshirë edhe grupmoshat më të reja. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, deri dje në Maqedoni janë regjistruar 18 fëmijë deri në moshë nëntë vjeçare me infektim të Koronavirusit. Për fat të mirë, ata janë me simptome të lehta prandaj nuk ka pasur nevojë për mbajtje më të gjatë në spital, shkruan Gazeta Lajm. Ndërkohë gjatë mbrëmjes së kaluar në Maqedoni vend janë shënuar edhe katër viktima nga koronavirusi. Një viktimë është nga qyteti i Kumanovës, viktima tjetër është nga fshati Labunishtë i Strugës, një nga Tetova respektivisht nga fshati Çellopek dhe një në qytetin…
Shkruan: Doc. Dr Bujamin Bela Pandemia e Covid-19 që pushtoi edhe vendin tonë si gjithë botën, bëri që shumë biznese, institucione arsimore, e shumë vende pune të mbylleshin në mënyrë të tillë që qytetarët të qëndronin në shtëpi, duke ju shmangur kontaktin me virusin. Shumë prej nesh mund të jenë mërzitur nga izolimin duke mos e jetuar jetën tonë të zakonshme. Por mos harroni se koha që kalohet në këto ditë të stërgjatura duhet të jetë produktive dhe e dobishme për ne, fëmijët dhe familjet tona në përgjithësi. Disa këshilla: 1. “Angazhohuni me mësimin online dhe paraprakisht një pjesë e…
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut që ruajnë kafshë shtëpiake, do t’u lejohet që gjatë fundjave, kur është e kufizuar tërësisht lëvizja e lirë, t’i shëtisin ato në mëngjes prej orës 08:00 deri në 08:30, pasdite në periudhën 15:00-15:30 dhe në orët e mbrëmjes në periudhën 20:00-20:30, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton Portalb.mk. Ndërkaq, prej të hënës deri të premten, kur ora policore është nga ora 16 deri në 05, leja vlen nga ora 20:00 deri në 20:30. Leja vlen për hapësirat 100 metra më së largu nga objekti në të cilin jetojnë. Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në…
Kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, mbrëmë ka njoftuar se kanë ndërruar jetë edhe dy persona nga Kumanova. Ai ka shpërndarë këtë informatë në një një emisionin në TV Telma, njofton REL. “Për mua mbrëmja nuk është e mirë. Sa po më komfirmuan nga Qendra për Shëndet Publike se kanë ndërruar jetë dy bashkëqytetar”, tha Dimitrievski. Ndërkohë, gjatë njoftimit të djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë u raportuan edhe 15 raste të reja pozitiv ndaj COVID-19, si dhe 3 viktima. Me këtë, numri i të vdekurve nga virusi korona ka arritur në 21, ndërkaq i të infektuarve në 570.
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor kreu kontroll të jashtëzakonshëm në Klinikën për Sëmundje Infektive me qëllim që të kontrollojë respektimin e protokolleve dhe rekomandimeve të përdorimit të pajisjeve mbrojtëse nga punëtorët shëndetësorë. Gjatë kontrollit është konstatuar se këto rekomandime respektohen si dhe ka organizim të përshtatshëm dhe mirëmbajtje të objektit klinike. Në raportin e inspektoratit theksohet se në klinikë janë hospitalizuar vetëm pacientë me infektim Covid-19 dhe për momentin ka 77 pacientë, prej të cilëve 11 janë në respiratorë dhe se ka ende respiratorë dhe shtretër të lirë. “Hyrja në Repartin spitalor ka pajisjeje për dezinfektim, të cilat përdoren varësisht nga shërbimi…
Sipas të dhënave për transaksionet e realizuara gjatë vitit 2019, të publikuara në ueb faqen e Bankës Kombëtare, numri dhe vlera e porosive dhe blerjeve onlajn të realizuara gjatë vitit të kaluar tregon se tregtia elektronike në vend po rritet, thuhet në analizën e Filip Çizhbanovski, u.d. Kryetar i Asociacionit për e-tregti të Maqedonisë, transmeton Meta, përcjell Portalb.mk. Në analizë thuhet se gjatë vitit 2019, janë realizuar gjithsej 6.727.051 onlajn transaksione në vend dhe jashtë saj, krahasuar me 5.435.385 onlajn transaksione gjatë vitit 2018, që është rritje prej 23.8 %. Sa i përket vlerës, edhe aty ka rritje. “Në vitin…
Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Sijarto vizitoi edhe selinë e VMRO-DPMNE-së ku u prit nga kryetari i kësaj partie, Hristijan Mickoski. Pas takimit, Mickoski falënderoi Qeverinë hungareze dhe kryeministrin e këtij vendi, Viktor Orban, për reagimin e shpejtë ndaj kërkesës që ai tha se ua kishte bërë javën e kaluar për këtë ndihmë humanitare. Hristijan Mickoski, VMRO-DPMNE “Falënderojmë edhe kryeministrin hungarez Orban dhe ministrin e punëve të jashtme Petar Sijatra që është vizita e parë ndërshtetërore pasi u mbyllën kufijtë dhe arriti kulmi I pandemisë me korona. Në kushte të kufijve të mbyllura kjo është vizita zyrtare…
Drejtoria e të Hyrave Publike ia ka bllokuar xhirollogarinë 72 vjeçarit Jordan Nastevski nga një fshat j Prilepit, kurse ai në shenjë revolte është shtrirë në asfalt dhe e ka bllokuar rrugën, raporton Radio Kanal 77. “Shtatë anëtarë të familjes e presin pensionin tim, kurse DHP ma ka bllokuar llogarinë. Si do të shkoj në shtëpi”, ka thënë Nastevski, i cili në shenjë revolte është shtrirë në asfalt afër komunës së Prilepit, transmeton Gazeta Lajm. Ai ka thënë se llogaria i është bllokuar për një borxh të para 5 viteve, të cilin e ka mohuar. “Askujt nuk i kam borxh”,…
Muajin e fundit në Agjencinë për Punësim janë çregjistruar mbi 20 mijë persona. Alsat radhit deri te lista e të dhënave ku shihet se më shumë largime ka në Shkup. Por, numra të lartë të largimeve nga puna ka edhe në qytetet tjera më të vogla. Përveç largimeve nga punëdhënësit, lista përmban të dhëna edhe për atë se sa persona kanë vendosur të japin dorëheqje dhe ta braktisin punën. Kështu që, në Tetovë, madje 90 persona në dy muajt e fundit kanë vendosur të japin dorëheqje. Persona të çregjistruar përfshirë 3.04. 2020 Largim nga punëdhënësi Dorëheqje nga punëtori Largim pas…
Një nga arsyet që ka ndikuar në vazhdimin e orës policore, ka qenë edhe moti i mirë i cili pritet të jenë të ditët në vazhdim si dhe festat. “Epidemia e ka ndryshuar qasjen dhe kjo ishte e pritshme, kjo është faza në të cilën presim që numri i pacientëve të rrite, dhe siç tha kryeministri, Qeveria ka sjellë masa pas takimit të mëngjesit. Është vërejtur se në një fazë një pjesë e qytetarëve nuk i kanë respektuar masat, ndërsa gjatë vazhdimit i kishim parasysh festat, kohën e mirë që është para nesh dhe për këtë u propozuan të gjitha…

