Author: Hamdi Kumanova

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës deri tani ka dhënë 27 mijë leje për lëvizje gjatë orës së vendosur policore për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme me koronakrizën për kategori të ndryshme të përfaqësuesve të institucioneve ose kategori tjera të qytetarëve. Leje të tillë mund të marrin edhe ata të cilët kujdesen për persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, informon sot ministri kompetent Damjan Mançevski. Deri te MSHIA, siç tha Mançevski nëpërmjet rrugës elektronike duhet të dorëzohen të dhëna personale për kërkuesin e lejes, përkatësisht emri dhe mbiemri , numri i hamzës dhe numri i telefonit, si dhe vërtetim mjekësor…

Lexo më Shumë

Drejtori i Qendrës për Shëndet Publik Kumanovë, mjeku Arif Latifi, sot informoi se për 24 orë janë regjistruar shatë pacientë pozitivë nga koronavirusi. Ai shtoi se janë kryer mbi 70 testime në spitalin e Kumanovës, 20 shtesë sipas “Termini im” dhe 20 të tjera sipas indikacioneve epidemiologjike. “Tashmë kemi detektuar disa vatra, po punojmë intensivisht mbi to”, thotë Latifi.

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, janë shprehur të gatshëm që si mjek t’u ndihmojnë qytetarëve në këtë kohë pandemie, përcjell GazetaExpress. Bujar Osmani nëpërmjet një postimi në rrjetin sociale ‘Facebook’ bëri të ditur se është paraqitur “si vullnetar për ta kryer detyrën e mjekut ku do që Ministria e Shëndetësisë vlerëson se ka nevojë për personel shtesë mjekësor në cilin do skaj të vendit”. Edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari tha se në rast të përkeqësimit të situatës me coronavirusit, ai do të kryente punën e mjekut ndërsa vendi…

Lexo më Shumë

Gati 15,000 punëtorë të hotelierisë janë larguar nga puna që nga paraqitja e koronavirusi. Hotelierët njoftojnë se nuk do të përdorin masat qeveritare, dhe shteti t’i përdorë drejtpërdrejt këto para për ata që humbën punën. Masat e miratuara për këtë sektor janë të pamjaftueshme dhe të paqarta, dhe në vend të ndihmës ata do të na sjellin borxhe shtesë, thonë nga grupi. Kur institucionet nuk na ndihmuan të kujdesemi për njerëzit në sektorin tonë, tani do t’i lejojmë shtetit të kujdeset drejtpërdrejt për ta. Në këtë mënyrë, institucionet do të jenë në gjendje tu ndihmojnë atyre drejtpërdrejt pa na futur…

Lexo më Shumë

Internet 10 GB falas çdo muaj do të marrin nxënësit e shkollës fillore dhe të mesme e që vijnë nga familje që marrin ndihmë sociale. Kjo bëhet me qëllim që të gjithë nxënësit të kenë mundësi të ndjekin mësimet në distancë, pra online, proces që më parë nuk ishte i rregulluar ligjërisht por tashmë ka marrë miratimin e Qeverisë. Për këtë Telekomi i Maqedonisë, me të cilën Qeveria sot nënshkruajti marrëveshje, do të dhurojë 18,400 kartela për internet celular. Interenti do të mund të shfrytëzohet vetem për platformat për mësim online. Kartelat do të shpërndahen nga qendrat lokale të Ministrisë…

Lexo më Shumë

Plani i qarkullimit të trenave të udhëtarëve në kushte të lëvizjes së kufizuar që vlen nga 08.04.2020 (ora policore nga 16:00 deri në ora 05:00 gjatë ditëve të punës dhe nga ora 16:00 të premten deri në ora 05:00 të hënën- gjatë fundjavës) Trenat që do të qarkullojnë: Linja Veles – Shkup – Veles: Treni nr. 601 do të qarkulloj sipas orarit të rregullt, nisja nga Shkupi në ora 09:15 Treni nr. 2080 do të qarkulloj me nisje më të hershme nga e zakonta, më saktësisht nisja nga Velesi do të bëhet në ora 11:30 Treni nr. 2081 do të…

Lexo më Shumë

NP Radiodifuzioni Nacional-Shkup bëri shlyerjen para kohe të të gjitha detyrimeve mujore akontative të tatimit në fitim për vitin 2020 edhe atë në shumë prej 11.396.104 mkd. Me këtë masë të shlyerjes së detyrimit para kohe të tatimit në fitim, NP RDN synon drejt sigurimit të mbështetjes së R. së Maqedonisë së Veriut për implementim të masave për mbrojtje dhe parandalim të përhapjes së Kovid-19. RDN edhe mëtej vazhdon të ofrojë shërbim 24/7 përmes transmetimit të kanaleve TV dhe Radios së RTM me çka mundësohet transmetim në kohë i informacioneve dhe pakove informative deri te popullata në vend dhe jashte…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike Kumanovë parashtroi propozime për shqiptimin e dënimeve kundër shtatë personave, të akuzuar për veprën penale “mosveprim sipas rekomandimeve shëndetvsore gjatë kohës së epidemisë”. “Të akuzuarit gjatë orës policore me automjete dhe në këmbë kanë lëvizur nëpër qytet dhe rrethinë dhe me këtë nuk kanë vepruar sipas urdhrave”, shprehen nga Prokuroria, njofton Telegrafi Maqedoni. Nga Prokuroria theksojnë se ata nuk kanë respektuar vendimin për ndalesë dhe regjim të posaçëm të lëvizjes në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut. Për veprën e kryer, prokurori publiknë Kumanovë propozoi shqiptimin e dënimit me para prej 1000 eurove në kundërvlerë të denarit./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Policia e Maqedonisë ka njoftuar se dje ora 10 në burgun e Idrizovës është gjetur i vdekur personi me iniciale S.P. në moshë 72 vjeçare. ai është gjetur pa jetë në qelinë ku ka vuajtur dënimin, shkruan Gazeta Lajm. Bëhet fjalë për të moshuar nga Shkupi, kurse në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune. Hetime në vendin e ngjarjes ka zhvilluar nëj ekip policor, kurse është njoftuar edhe Prokurori publik me urdhër të cilit trupi pa jetë është dorëzuar për obduksion.

Lexo më Shumë

Ambasada britanike në vend sot dhuroi pajisje për Armatën për mbështetje për ballafaqimin me situatën me koronavirusin. Ambasada britanike në profilin e tyre zyrtar në Tuiter publikoi se është me rëndësi të qëndrojmë së bashku në këto kohëra me sfida. “Sekretari shtetëror Nikoliq e pranoi donacionin britanik të dorezave mbrojtëse dhe disa lloje pompash me presion të lartë dhe pompa dore për dezinfektim. Ushtria kujdeset për qytetarët, ne kujdesemi për sigurinë dhe mbrojtjen e ushtarëve tanë”, publikoi Ministria e Mbrojtjes në Fejsbuk. Ministrja e Mbrojtjes Radmila Shekerinska dhe ambasadorja britanike Reçjel Gallouej paraprakisht diskutuan përmes një thirrje konferencë për informacionet…

Lexo më Shumë

Prej 49 të infektuarve me virus pozitiv, 16 janë shëruar plotësisht të cilët në të dy testet kanë rezultuar negativ, prej tyre 13 persona kanë qenë në klinikën infektive në Shkup dhe tre raste që janë shëruar në shërim shtëpiak në Dibër. “Prej të infektuarve me virusin korona 29 janë në shërim shtëpiak të cilët kontrollohen xhdo të ditën ditë në shtëpi dhe atyre që u ka kaluar izolimi shtëpiak 14 ditë, 11 persona u janë bërë testimi për herë të dytë prej të cilëve vetëm tre persona kanë dalë me të dyja testet negativë. Pra që janë shëruar plotësisht.”-…

Lexo më Shumë

NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup, në bazë të situatës së krijuar me virusin korona në shtetin tonë, rekomandimet dhe udhëzimet e Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë si dhe intervalet e reja kohore për orë policore, të cilat kanë të bëjnë me parandalimin e përhapjes së virusit korona, sjellë ndryshime të orarit të punës. Në Drejtorinë e NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup sportelet për pagesa të faturave do të punojnë me orar të ri të punës edhe atë prej të hënës deri të premten prej orës 8 deri në orën 15. Prej atje informojnë se aktivitetet në terren do…

Lexo më Shumë