Drejtori i Qendrës për Shëndet Publik Kumanovë, mjeku Arif Latifi, sot informoi se për 24 orë janë regjistruar shatë pacientë pozitivë nga koronavirusi.
Ai shtoi se janë kryer mbi 70 testime në spitalin e Kumanovës, 20 shtesë sipas “Termini im” dhe 20 të tjera sipas indikacioneve epidemiologjike.
“Tashmë kemi detektuar disa vatra, po punojmë intensivisht mbi to”, thotë Latifi.



