Author: Hamdi Kumanova

Një infermiere nga Qendra Shëndetësore e Kumanovës së fundmi është diagnostikuar me Covid-19, ndërsa gjatë ditës së djeshme janë regjistruar edhe tre raste të punonjësve shëndetësorë të infektuar me koronavirus, një infermiere dhe dy teknikë, njoftoi sot drejtori i Qendrës për Shëndet Publik në Kumanovë, Arif Latifi. Ai theksoi se gjatë ditës së sotme do të testohen 50 punonjës nga Spitali i Kumanovës.

Lexo më Shumë

Përfitimet nga anëtarësimi në NATO u treguan si efikase në përballjen me koronavirusin. E aktivizojmë mekanizmin e NATO-s për mbrojtje civile dhe është aktivizuar sistemi për mbrojtje civile të BE-së. Ndihma e parë në shtet ka arritur nga BE-ja dhe NATO-ja dhe kjo tregon sa është e rëndësishme ai partneritet i yni strategjik. Këtë e porositi kryeministri Oliver Spasovski në kuadër të onlajn diskutimit “Kërcënime globale, rreziqe, sfida, mundësi dhe anëtarësimi në NATO”, të organizuar me rastin e 4 prillit – Ditës së NATO-s nga Fakulteti për siguri – Shkup dhe Qendra amerikane për arsim. Ditën e NATO-s, theksoi Spasovski,…

Lexo më Shumë

I uroj Maqedonisë së Veriut që javën e kaluar e mori harmonizimin për fillimin e negociatave me BE-në dhe që u bë anëtarja e 30-të e NATO-s. Ne në Këshillin e Evropës do të tentojmë të veprojmë më së voni deri në maj për ta përmbyllur kornizën për negociatat dhe më së voni deri në qershor të fillojmë me vetë negociatat. Ne shumë mirë e dimë sa është e rëndësishme që në Ballkanin Perëndimor të mbizotërojë paqe dhe bashkëpunim reciprok dhe këto punë na përafrojnë ndaj kësaj, deklaroi sot shefi i diplomacisë hungareze Peter Sijatro, i cili gjendet për vizitë…

Lexo më Shumë

SHBA ka ndarë 1.1 milion dollar ndihmë për Qeverinë e Maqedonisë së Veriut për të luftuar përhapjen e koronavirusit (COVID-19). Fondet do të shpërndahen përmes USAID dhe UNICEF. USAID është duke bashkërenduar ngushtë me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, partnerë ndërkombëtarë humanitarë dhe tjera subjekte për të identifikuar fushat prioritare për investimet. “Gjatë kësaj kohe pasigurie dhe ankthi, puna e përbashkët është më e rëndësishme se kurrë”, tha ambasadorja e SHBA-së në vend Kate Meri Bërns. “Jam e sigurt se mbështetja e ofruar në këtë paketë ndihme do të japë një kontribut thelbësor në luftën e Maqedonisë së Veriut kundër…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov deklaroi sot se vendi kishte kërkuar ndihmë dhe mbështetje në përballjen me përhapjen e koronavirusit nga disa vende, për çka ka biseduar edhe me homologët e tij, si dhe përmes mekanizmave të NATO-s dhe BE-së. Ndaj disa kërkesave, tha ai, tashmë kanë marrë përgjigje pozitive, ndërsa ndaj disave pritet përgjigje. “Ishte paralajmëruar dërgesë përmes një agjencie të KB-së me ndihmë norvegjeze. Siç e dini, BE-ja do të ndihmojë me 4 milionë euro, kryesisht në drejtim të nevojave mjekësore të sistemit shëndetësor, por edhe me më shumë se 60 milionë euro për të përballuar…

Lexo më Shumë

Policia sot në mëngjes ka gjetur dy trupa të pajetë në një banesë në Veles. Trupat e pajetë janë gjetur në banesë në rrugën “4 Korriku” afër çerdhes së fëmijëve te ndërtesa e njohur si “Bretkosa”, njofton MPB. Nga policia thonë se kanë gjetur trupat e pajetë, pasi fqinjët janë ankuar nga aroma kundërmuese që ka dalë prej banesës së tyre, transmeton Gazeta Lajm. Sipas fqinjëve, me gjasë bëhet fjalë për nënë e bir, që më shumë se një muaj nuk janë vërejtur të kenë dalë nga banesa. Në Teren ka dalur edhe prokurori publik.

Lexo më Shumë

Numri i përgjithshëm i personave të cilët gjenden në karantinë shtetërore në rajonin tonë janë 428 persona (TE-210 dhe GV-218), kurse me deklaratë të nëshkuar për vetë-izolim gjenden 10 persona (TE-8 dhe GV-2), njofton Gostivari Sot “Krahas këtyre, janë të ragjistruar edhe 158 persona (TE-122 dhe GV-36) me vendim për kontroll dhe mbikqyrje nga Inspektorati shtetrosë sanitar-shëndetsorë”, i thanë Gostivari Sot nga Policia.

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës të cilat do të vlejnë deri të hënën e ardhshme. Benzina EUROSUPER BS-98 do të lirohet për 0.50 denarë dhe do të kushtojë 50,00 den/l. Benzina EUROSUPER BS-95 do të lirohet për 0.50 denarë dhe do të kushtojë 48,00 den/l. Çmimi për EURODIESEL do të ulet për 1 denarë për litër dhe do të kushtojë 45.00 denarë.

Lexo më Shumë

Një fotografi me listën e të dhënave personale të të infektuarve nga Kumanova me COVID-10 po qarkullon ditëve të fundit rrjetet sociale. Sipas informatave të Portalb, fotografia është nga një dokument me të dhënat, siç janë numri amë, mosha, adresa, e të sëmurëve. Ministria e Punëve të Brendshme do të ndërmerr masa dhe po e heton rastin, thanë për Portalb.mk. Nga Sektori për krim kompjuterik dhe forenzikë digjitale thanë se do të ndërmarrin masa në lidhje me këtë rast. “Ministria e Punëve të Brendshme po ndërmerr masa për zbulimin e autorit të këtij rasti dhe për të njëjtin do të…

Lexo më Shumë

Mësimi përmes internetit apo i njohur si mësimi online po realizohet në pjesën më të madhe të vendit ndërsa problemet e natyrave teknike janë regjistruar kryesisht në zonat rurale, por edhe tek familje të shumta në nevojë të cilat nuk janë të kyçura në internet, apo që nuk kanë mjetet e nevojshme si celularë dhe kompjuter. Sipas një vlerësimi të parë të institucioneve arsimore, janë rreth 20 mijë familje të tilla. “Ne kemi përgatitur një listë me 100 nxënës që nuk kanë mundësi që të kyçen në internet, por shpresojmë se do të marrim ndonjë donacion apo nga një laptop…

Lexo më Shumë

Mjeku i njohur dibran, dr.Arben Agolli është shëruar nga koronavirusi dhe se ai është gjendje shumë të mirë shëndetësore. Këtë e ka theksuar për INA, dr.Agolli, duke shtuar se pas karantinës dhe izolimit 14 ditor, ai tani është shëndosh e mirë dhe se është shëruar nga ky virus. “Unë ndjehem shumë mirë dhe ia dola. Kam ndjekur rekomandimet dhe trajtimin e rekomanduar nga kolegët e mij infektolog. Sot jam mire dhe ia kalova në ditën e 15-të dhe pres që të fillojë punën në ordinancën time”, theksoi për INA, dr.Agolli, që është specialist i pediatrisë. Ai bashkë me dy anëtar…

Lexo më Shumë