Njëra nga dy viktimat e familjes Manoilova që u gjetën të vdekur në apartamentin e tyre në Veles ka rezultuar pozitiv në testin e virusit CoVid-19. Burime të Alsat bëjnë të ditur se zonja 79 vjeçare ka vdekur si pasojë e virusit, ndërsa i biri saj i cili gjithashtu u gjet i vdekur ka rezultuar negativ në test. Fqinjët e pallatit ku ka jetuar familja Manoilova kanë denoncuar rastin si pasojë e erës që ka kundërmuar nga hapësirat e apartamentit. Sipas tyre, dy familjarët për herë të fundit janë parë para festave të fund-vitit. Nga Prokuroria Themelore e Velesit thonë se autopsia e viktimave ka mbaruar dhe se tani po pritet obduksioni toksikologjik. Fqinjët thonë se institucionet nuk kanë zhvilluar anketa epidemiologjike me banorët e pallatit. Rasti në fjalë ngre dyshimet nëse virusi CoVid-19 ka qenë aktiv nga muaji dhjetor, gjë për të cilën ishte diskutuar edhe në mbledhjen e atëhershme të Komisionit për sëmundje infektive.
Data 23.09.2026
Aktuale
- Rritja e përmbajtjes artificiale në rrjetet sociale: Një sfidë për besueshmërinë e përdoruesve
- Punimet në rrugën Gostivar-Strazhë, vendoset regjim i përkohshëm i trafikut
- Pse Donika Gërvalla po shkakton polemika në politikën kosovare?
- “Rama e krijoi më herët alibinë për arrestimin e Vlora Hysenit”, Bushati: Është në ngërç, mund të ketë dosje…
- Mot me vranësira dhe intervale me diell në Maqedoninë e Veriut
- Intervenon faktori shqiptar, ish-ushtari i UÇK-së Fadil Pushkolli lirohet ekspres nga policia e RMV-së
- Sot protesta e 116-të në Tiranë, shqiptarët në revoltë kundër qeverisë: Shteti ka rënë
- “Kuba do të bjerë”/ Përplasja e re e Trump me Havanën nga podiumi i OKB-së



