Shkruan: Hamzi Ibraimi
Covid-19 na mësoi se Shëndeti, Shtëpia, familja, dashuria është gjëja më e shtrenjtë për një njeri. Me daljen e këtij virusi në mbarë botën filluam që të mbyllemi nëpër shtëpi vetëm e vetëm për tu mbrojtur nga ky virus. Kjo ndodhi na mësoi se sa është i shtrejt pastërtia për një njeri, na mësoi se si të kujdesemi për veten dhe për të tjerët, na mësoi se si ti përkushtohemi familjes, të afërmive tanë dhe të ndajmë kohë për ta. Ky virus na mësoi se si duhet të jetë njeriu mirnjohës ndaj Zotit ngase i është dhënë shëndeti sepse po se ke shëndetit nuk ke asgjë.
(Këtë na e mësoi edhe më mirë Covid-19)
Po ashtu, na mësoi se si duhet të qëndrojmë në shtëpi që të gjejmë kohë për meditim, për lexim e për ta kuptuar se sa e shtrejtë është liria për një person. Na bëri që ti kuptojmë ata të burgosur që qëndrojnë në katër mure, na tregoi se si është ndjenja të jetojmë në këtë mënyrë,kështu na bëri ta përkujtojmë edhe ndjenjën e humanitetit.
Edhe pse nuk e preferoj asnjëherë të flas për veten por këtë herë vendosa që me ju lexues të nderuar të ndaj përvojën time në karantinë. Kjo periudhë tek unë në fillim ditët e para të karantinës ndikoi pak negativisht fillova të demoralizohem ngase nuk isha i mësuar të qëndroja në shtëpi, ngase çdo herë isha në lëvizje me aktivitete të ndryshme, por pas disa ditëve i demoralizuar i thash vetes ti nuk je ky, ti asnjëherë nuk je demoralizuar. Në ato momente mu përkujtua edhe dita kur ndëroi jetë baba im dhe ky ishte një moment që unë fillova ti them vetes se unë mundem edhe duke qëndruar në shtëpi të bëj gjëra të ndryshme të bëj aktivtete sepse babai im i ndjer çdo her më thojshte:” O Biri im, asnjëher mos rri kot ngase po u mësove kështu të qëndrosh pa bërë asgjë do të bëhesh dembel dhe asgjë nuk do arrish në jetë”. Dhe kështu vendosa që të filloj të ndjek disa fjalime për motivim, fillova më shum të meditoj e ti përkushtohem më shumë vetes. Vendosa që të bëhem motivi për veten,për familjen time dhe për miqt e mi. Dhe kështu fillova që të lexoj libra, aty në libra e gjeta edhe dashurin për lirin edhe për motivimin.
Një shkrim që lexova para disa ditëve në librin për motivim vendosa që ta ndaj edhe me ju të dashur lexues:
Natën e vitit të ri, shkrimtari i madh u ul në tavolinën e tij, mori penën dhe shkroi disa ngjarje të rëndësishme që i kishin ndodhur atë vit. Ai shkroi për operacionin në tëmth pas të cilit kisht ndejtur në shtrat për disa muaj. Shkroi se tash më kishte mubshur gjashtëdhjetë vjeç dhe se kishte hequr dorë nga profesioni në shtëpin botuese ku kishte punuar për tridhjetë vite. Shkroi se atë vit i kishte vdekur babai, djali që kishte nuk e kishte marrë dot një vit në fakultetin e mjekësisë për shkak të një aksidenti me makinë etj… Ku shkrimtari në fund të faqes shkroi; “Ah çfarë viti i mbrapshtë!” Ndërsa e shoqja hyri në dhomë, iu afrua pranë dhe duke i qëndruar tek supet lexoi se çfarë kishte hedhur i shoqi në letër. Krejtësisht e heshtur u largua nga dhoma dhe pas disa minutash u kthye sërisht me një letër në dorë të cilën e vuri përmbi letrës së “vuajtjeve dhe telasheve” ndërsa pasi i shoqi e lexoi letrën aty shkruhej këtë vit që po na lë u shërova nga dhimbjet që më shkaktonte tëmthi, tash më kam mbushur gjashtëdhjetë vjeç dhe gëzoj shëndet të plotë. Fakti që dola në pension, do të thotë se tash më jam i lir ti përkushtohem krijmitarisë time dhe vetes time. Im bir shpëtoi nga aksitenti pa pasoje dhe u shërua shum shpejt. Dhe të gjitha këto fjali aritën tek shkimtari i madh e i dëshpëruar që në fund përsëri ti kthehet motivi dhe letrën (shkrimin) ta përfundojë me fjalët; Ah çfar viti i bukur, ku fatbardhësia triumfoi ndaj fatkeqësive! ( teksti i marur në librin; Vetëm një Minutë)
Unë arita që të kuptoj se nga çdo fatkeqësi që na kaplon ne duhet që të nxjerim mësim dhe motivim për veten dhe për të tjerët. Andaj ejani që në vend të flasim për fatkqësitë dhe telashet, eja së bashku të flasim për dobitë që i kemi fituar nga kjo periudhë dhe të mirat që i kemi përfituar nga kjo situatë, për të mirat që na erdhën në jetat tona gjatë qëndrimit tonë në Karantinë!



