Përmes aktivizimit të ekipeve mobile shtesë për mbrojtjen e kategorive të prekshme të qytetarëve dhe sigurimin e materialeve të nevojshme për Klinikën për sëmundjeve infektive në Shkup, Kryqi Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut po e zgjeron vëllimin e aktiviteteve të veta në luftën kundër koronavirusit.
Mbështetje për aktivitetet e Kryqit të Kuq ka dhënë edhe presidenti i vendit Stevo Pendarovski i cili e vizitoi organizatën dhe u takua me anëtarët e ekipeve mobil, duke i falënderuar ata për punën e tyre.
Kryqi kur i zgjeron aktivitetet e veta si përgjigje ndaj pandemisë së Kovid-19
Shërbimet ofrohen nga 37 ekipe që janë përgjegjëse për mbështetjen logjistike ndaj grupeve të prekshme të popullsisë në të gjithë vendin. Të gjitha ekipet mobile janë aktive çdo ditë pune, ndërsa detyra e tyre është t’i kryejnë blerjet e nevojshme të ilaçeve, produkteve ushqimore dhe artikujve të higjienës personale dhe t’i dërgojnë ato në shtëpitë e të moshuarve, njerëzve të pamundur, që jetojnë vetëm, të sëmurëve kronikë, për familjet me njerëz me nevoja të veçanta, prindër kryefamiljarë dhe kategori të tjera të prekshme të qytetarëve në të gjithë vendin, në mënyrë që ata të mos kenë nevojë të largohen nga shtëpitë e tyre, gjë që do të parandalojë përhapjen e koronavirusit. Shërbimi i ofruar nga ekipet mobile është pa pagesë, ndërsa qytetarët paguajnë vetëm për artikujt ose ilaçet që blihen për to.
Kryqi kur i zgjeron aktivitetet e veta si përgjigje ndaj pandemisë së Kovid-19
Për të siguruar një efikasitet më të madh dhe punë të ekipeve mobile, janë siguruar edhe dy automjete shtesë që janë në dispozicion për nevojat e tyre.
Numrat e telefonit në të cilat qytetarët mund të kërkojnë ndihmë nga ekipet mobile dhe orari i funksionimit të tyre është publikuar në faqen e internetit të Kryqit të Kuq – ckrm.org.mk.
Janë angazhuar edhe tre infermiere të cilët do ta bëjnë vizitën në shtëpi në territorin e qytetit të Shkupit. Detyra e tyre do të jetë t’i vizitojnë të moshuarit dhe të sëmurët në shtëpi me qëllim të sigurimit të kujdesit parësor për shëndetin e tyre, ndihmë në marrjen e terapisë ditore me medikamente të përshkruara nga mjeku i familjes, kontrollimin e presionit të gjakut dhe sheqerit në gjak, si dhe mbështetje psiko-sociale.
Kryqi kur i zgjeron aktivitetet e veta si përgjigje ndaj pandemisë së Kovid-19
Në mënyrë shtesë, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, në listën e nevojave prioritare për institucionet shëndetësore janë furnizuar materialet e nevojshme për nevojat e Klinikës për Sëmundje Infektive në Shkup, si mbështetje në kushte të rritjes së frekuencës së pacientëve, kumtuan nga Kryqi i Kuq.
Kryqi kur i zgjeron aktivitetet e veta si përgjigje ndaj pandemisë së Kovid-19
Mjetet financiare për realizimin e këtyre veprimtarive të Kryqit të Kuq sigurohen nga Fondacioni i Kompanisë Coca-Cola dhe Birraria e Shkupit.



