I infektuari nga Kërcova që u paraqit sot në statistikat e Institutit për Shëndet Publik, rreth 7 muaj nuk ka qenë në Kërçovë. Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, njofton se personi i infektuar me Covid-19 edhe pse më vendbanim është nga Kërçova, i njëjti punon jashtë vendit, ndërsa dje është kthyer dhe është vendosur karantinë shtetërore në një hotel në Shkup. Dehari thotë se personi i infektuar nuk ka pasur kontakt me qytetin dhe me asnjë banorë të Kërçovës./TV21
Author: Hamdi Kumanova
Është publikuar lista e kontakteve nga Shtabet komunale të krizës, ka bërë të ditur sot Qeveria. Siç theksohet në kumtesën qeveritare, lista e kontakteve të Shtabeve të krizës gjendet në ueb faqen koronavirus.gov.mk“. Listën qytetarët mund ta gjejnë në linkun në vijim.
Valon Murati SHBA-të, si fuqia e vetme globale, e cila është në procesin e riformësimit të politikës së saj të jashtme në funksion të parandalimit të depërtimit rus dhe kinez, po ashtu është e vendosur që përmes zgjidhjes së problemeve në mes të Kosovës dhe Serbisë ta dobësojë ndikimin rus, ta fusë Serbinë nën ndikimin amerikan dhe evropian, si dhe ta konsolidojë Kosovën dhe faktorin shqiptar si një digë të depërtimit të interesave ruse në Ballkan, përkatësisht në Adriatik. Kjo është edhe arsyeja se pse administrata aktuale amerikane, më shumë se kurrë është e vendosur të gjejë një zgjidhje…
Një deputete e LSDM-së ka rezultuar e sëmurë nga koronavirusi, raporton portal Infomaks. Ky portal ka publikuar identitetin e saj, duke informuar se bëhet fjalë për një deputete socialdemokrate në Prilepi. Deputetja ka konfirmuar dhe ka thënë se pas testit të kryer ka dal pozitiv. Ajo është shtrirë në spital nga dita e shtunë, pasi që është rënduar gjendja shëndetësore. Deputetja ka bërë thirrje që qytetarët të respektojnë masat dhe të shmangin daljet e tyre. Prilepi është ndër komunat që së fundi ka numër të madh të personave të infektuar, edhe ate duke çuar numrin në 85 veta. Vetëm sot…
Aktivitetet ndërtimore në Çarshinë e Vjetër të Shkupit nuk janë në drejtim që të ndryshohet autenticiteti i çarshisë, por që të zëvendësohet guri i dëmtuar travertin me gurë të njëjtë, që të ruhet autenticiteti dhe të krijohen kushte më të mira edhe për zejtarët edhe për turistët, deklaroi kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu pas një varg reagimesh në publik. Ai sot në një deklaratë për mediat theksoi se për realizimin e projektit i kanë marrë të gjitha lejet e nevojshme nga institucionet adekuate në mesin e të cilave edhe nga Drejtoria për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore e cila…
Ministria e shëndetësisë informon se gjatë mbrëmjes së djeshme gjatë persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 54 raste të reja. Prej tyre: Shkup-13, Kumanovë-25, Shtip-1, Prillep-10, Tetovë-1, Veles-2, Gostivar-1, Kërçovë-1. Me këtë numri i personave të diagnostifikuar me Kovid-19 në vendin tonë është 908 persona. Në 24 orët e fundit janë bërë 710 testime. Me dy testime negative dhe në gjendje të mirë nga Klinika infektive janë lëshuar 10 pacientë.
Ka më shumë se një muaj që mësimi nuk po ndiqet në mënyrë të rregullt për shkak të rrezikut nga koronavirusi në vend. Megjithëse Ministria e Arsimit premtoi shumë, si masë të vetme deri më tani është mësimi online i cili nuk po rezulton i suksesshëm. E gjithë kjo për shkak të pamundësisë ekonomike dhe teknike që jo çdo nxënës mund ta realizojë! Ministri më 27 mars 2020 me kërkesë të tijën ka pranuar listat e nxënësve të cilët për shkak të gjendjes sociale-ekonomike nuk janë në gjendje të ndjekin mësimin online, me qëllim që për ta ministria të sigurojë…
Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot realizoi bisedë telefonike me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Metën. Gjatë bisedës të dy presidentët kanë shkëmbyer informacione për gjendjen aktuale në të dyja shtetet, në kontekst të përballjes me pasojat e përhapjes së Kovid-19. Presidenti Pendarovski, siç bëri të ditur kabineti i tij, ka informuar për masat që institucionet kompetente në vend i ndërmarrin në përballje me epideminë dhe vlerësimet për zhvillim të mëtejshëm të gjendjes. Presidenti ka theksuar se fokusi i shteteve, krahas përballjes me pasojat në planin shëndetësor, duhet të drejtohen dhe ndaj përballjes me pasojat…
Ministria e Shëndetësisë e informon opinionin se për gjendjen me koronavirusin i njofton të gjitha mediat njëkohësisht menjëherë pas marrjes të të dhënave zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik dhe apelon që të gjitha mediat të përdorin vetëm informacione zyrtare nga institucionet kompetente. “Duke pas parasysh se gjatë ditëve të fundit, disa media kanë qenë të parat që kanë informuar në lidhje me statistikat e ditës, ne i lusim të gjitha mediat – t’u përmbahen ekskluzivisht informacioneve zyrtare që dalin nga institucionet relevante në vend që të përdorin kontaktet personale për informim. Situata në vend është e jashtëzakonshme dhe këto…
Negative janë rezultatet edhe për katër punonjësit shëndetësorë në Repartin Infektiv të Shtipit. Drejtori i Spitalit të Shtipit, Alen Gjeogjiev për AIM tha se në Repartin Infektiv janë testuar 14 persona, prej të cilëve dy janë mjekë, tetë infermiere dhe katër punonjës shëndetësor. Pozitiv në coronavirus kanë rezultuar tre të punësuar nga ky repart, dy punonjës dhe një infermiere, ndërsa për 11 të tjerët testimet rezultuan negative. Gjerogjiev theksoi se në këtë repart ka 13 pacientë, prej të cilëve nëntë shërohen nga Covid-19 ndërsa katër të tjerët janë të dyshuar dhe priten rezultatet./Telegrafi/
Koronaviruset sipas “epidemiologeve” janë një familje e madhe virusesh që mund të shkaktojnë sëmundje të kafshët ose njerëzit. Tek njerëzit, disa coronaviruse shkaktojnë infeksione të rrugëve të frymëmarrjes, duke filluar nga ftohja e zakonshme deri te sëmundjet më të rënda. Coronavirus i zbuluar më së fundmi shkakton sëmundjen COVID-19. 2. Çfarë është COVID-19? COVID-19 sipas “infeketologeve” është sëmundja infektive e shkaktuar nga coronavirus i ri. Si sëmundja dhe virusi ishin të panjohura para se përhapja të fillonte në Wuhan të Kinës, në Dhjetor 2019. Kriza ekonomike – Ka një literaturë të gjerë sa i përket krizave financiare të hartuar nga…
Sot në orën 14:00 në aeroportin e Shkupit, me fluturim të organizuar nga Venecia, Republika e Italisë, do të arrijnë 180 udhëtarë. Si deri më tani, ashtu edhe për këta qytetarë tanë është organizuar udhëtim sipas standardeve të shkruara dhe të njëjtit do qëndrojnë në karantinë shtetërore për 21 ditë rresht në një hotel në Strugë, në bazë të vendimit nga mbledhja e 40-të e Qeverisë së RMV-së, që ka të bëjë me pranimin e udhëtarëve që vijnë nga vendet me rrezik të lartë, sipas listës së Organizatës Botërore Shëndetësore. Çdo qytetar i RMV-së, i cili kthehet në vendin tonë…

