Në periudhën nga ora 08:00 deri në mesnatë ditën e premte, bulevardi “Nikolla Karev” (i njohur si Rruga e plastikave) tërësisht do të jetë i mbyllur për qarkullim në një pjesë të rrugës së saj, në lëvizjen nga udhëkryqi me rrugën “Brigada maqedono-kosovare” deri në urdhëkryqin me rrugën “Samoilova”. Nga Qyteti i Shkupit informojnë se mbyllja për qarkullim do të jetë për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore për asfaltimin e këtij bulevardi. Derisa zgjasin punët ndërtimore, theksojnë nga Qyteti i Shkupit, në këtë pjesë do të vendoset sinjalizim përkatës rrugor. Prej atje apelojnë deri tek qytetarët që ta respektojnë…
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se qyteti i Kumanovës nuk ka nevojë të vendoset në karantinë. Sipas tij, në masa për karantinë në Dibër ishte ndërmarrë për shkak se në fillim të pandemisë nuk kishte masa tjera shtrënguese. Derisa kemi rritje të numrit të pacientëve mund ta konsiderojmë kërkesën, por tani për tani jo. Mund të shohim masa të tjera por karantinë jo. Kemi para neshë fundjavë plotësisht të mbyllur nga e premtja deri të martën. Ditëve në vijim janë bërë rezervime për teste dhe numri mund të bie. Nëse rritet numri i të infektuarve mund të sillen masa…
Shkruan: Busejra Daci Jëlldës Teatri është ringjallja e ngjarjeve që mund të kalojnë në jetën e njeriut dhe në skenë. Aq sa përfaqësohet tema e lojës, fuqia e fjalëve, dekorimi, kostumet, kozmetikë, dritë, muzikë, efektet janë gjithashtu të rëndësishme. Talenti i artistëve të teatrit shqiptar dhe adoptimi i roleve të tyre rrit kënaqësinë që marrim nga shfaqja. Ata e pasurojnë gjuhën tonë teatrore. Ata na mësojnë se si të sillemi në komunitet. Ai i jep të gjithë audiencës të njëjtat ndjenja dhe mendime në të njëjtën kohë. Kjo lejon që idetë të përhapen me shpejtësi. Teatri është një shkollë për…
Në spitalin e Shkupit ka ndërruar jetë një fëmijë shtatë vjeçar. Shkaku për vdekjen e tij nuk është bë i njohur, por bëhet e ditur se ai nuk ka pasur virus Covid19. Fëmiut i janë marrë dy herë “brise” për analizë, një kur është shtrirë në spital, e një kur ka ndërruar jetë, transmeton Gazeta Lajm. Të dy testet kanë qenë negative, sepse fëmiu nuk ka pasur as pneumoni, as simptome të koronavirusit. Lidhur me laborantin e kësaj klinike i infektuar me Covid 19, i është bë anketë epidemiologjike, si dhe një pjese të kolegëve me të cilët ka qenë…
Ditëve të fundit vërehet dukuri e helmimit masiv të qenve dhe maceve në Shkup dhe në Maqedoni. Për këtë dukuri ka reaguar shoqata Dejzi Femili Shkup, duke njoftuar se helmimet po bëhen nëpër vende të frekuentuara, shkruan gazeta Lajm. Kjo shoqatë ka publikuar edhe fotografi të qytetarëve që po angazhohen për shpetimin e kafshëve të helmuara.
Policia gjatë vikendit e ka arrestuar Oliver Risteskin, kryetar i Komitetit të VMRO-DPMNE-së nga Mogilla, i cili sipas buletinit policor, bashkë me persona tjerë gjatë kohës së orës policore janë kapur duke lëvizur pa leje me një traktor të ngarkuar me drunj në fshatin Dërvenik drejt Sërpcit të Poshtëm, njofton Portalb.mk. MPB kumtoise kundër tyre do të dorëzohet padi penale pasi që nuk kanë pasur leje për lëvizje. Ngjarjen sot në konferencë për shtyp e konfirmoi edhe ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev i cili vjen nga e njëjta parti me Ristevskin, ndërkaq kryetari i VMRO-DPMNE-së thotë se këto…
Komisioni Evropian ka njoftuar është sjellë vendim që kufizime në eksportin e maskave mbrojtëse të mos vlejnë tashmë për vendet e Ballkanit Perëndimor nga 26 prilli, informon korrespondentja e MIA-s nga Brukseli. Rregullorja për autorizime speciale për eksportimin e pajisjeve mbrojtëse në luftën kundër koronavirusit e miratuar në mars i përjashtoi në parim vetëm vendet jashtë BE-së që janë anëtare të zonës së tregtisë së lirë evropiane. Në kërkesë të autoriteteve prej gjashtë vendeve nga rajoni, Komisioni Evropian i rishqyrtoi vendimin ndalesat të mos vlej për Ballkanin Perëndimor. Rregullorja aktuale skadon më 25 prill, nga dita e ardhshme Ballkani Perëndimor…
Pacientët kronikë me sëmundje reumatike i përkasin grupit të pacientëve me rrezik të lartë dhe për këtë arsye duhet të jenë në izolim shtëpiak, ndërsa në kontakt me njerëzit e tjerë t’i marrin masat e rekomanduara mbrojtëse dhe të mbajnë maska mbrojtëse dhe doreza, kumtoi sot Ministria e Shëndetësisë. Siç theksohet në kumtesën e ministrisë, këtu bëhet fjalë për pacientë me vaskulopatitë nekroteruese, eritematozë sistemike të lupusit, dermatomyositis, sklerozë sistemore dhe pacientë që trajtohen me terapi biologjike ose të kombinuar imunomoduluese. “Në kushte të pandemisë me koronavirus, pacientët kronikë me sëmundje reumatike i përkasin grupit të pacientëve me rrezik të…
Në Maqedoninë e Veriut është mbajtur seanca gjyqësore e parë online. Seanca që u mbajt në Gjykatën e Kavadarit, realizohet me rrugë elektronike, ku gjykatësi kyçet nga gjykata, të akuzuarit nga burgu, ndërkaq prokurori nga Prokuroria… Detajet për seancën dhe vendimet, do të publikohen në magazinën informative të TV21.
Prokuroria Themelore Publike Shkup, parashtroi padi penale kundër një 22 vjeçari nga fshati Bukoviç, i cili ka tentuar të kryej vepër penale – vrasje çasti, kumtoi PTHP Shkup. “I akuzuari më 30.08.2019, në stacionin e autobusit në hyrje të fshatit Aranqi, pa fajin e tij është sjellë deri në iritim të fuqishëm me sulm, ka tentuar të privoj nga jeta një person”, informojnë nga prokuroria. Sipas aktakuzës i akuzuari me armë zjarri me kalibër prej 6,35 mm që e ka bartur me vete, nga i dëmtuari ka shtënë tre herë, duke i shkaktuar plagë. I dëmtuari ka filluar të ikë,…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka refuzuar kërkesën e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pasi vlerësojnë se ky propozim është në dëm të të siguruarve. Këtë propozim Mickoski deri te Qeveria e kishte dorëzuar në formë të dekretit, nëpërmjet ministrit të Punëve të Brendshme, Naqe Çulev. “Me dekretin parashihet që nga prilli deri në fund të vitit 2020 të mos realizohen pagesa të kontributeve për sigurim pensional të të siguruarve në fondet pensionale private, kurse i njëjti të kompensohet në faturat e të siguruarve në gjatë periudhës trevjetore, duke filluar që nga viti 2022. Si qeveri e cila është përgjegjëse…
Prokuroria Themelore Publike në Shkup deri tek Gjykata Themelore Penale në Shkup sot ka parashtruar 18 kërkesa ku përfshihen 19 persona për shqiptimin e dënimit për shkak të mosrespektimit të orës policore, përcjell GazetaExpress. Personat në fjalë akuzohen se kanë shkelur nenin 206 të Kodit Penal, respektivisht mosrespektim i masa shëndetësore gjatë epidemisë. Prokuroria kërkon nga Gjykata Penale personat në fjalë të dënohen me nga 2.000 euro secili.

