Janë regjistruar 4 raste të reja me të infektuar nga Covid 19 në Strugë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në qytet dhe rrethinë ka arritur në 47, përfshirë edhe 8 viktimat. Ndër të prekurit me virus është edhe një infermiere, e cila momentalisht ndodhet në klinikë , në gjendje stabile dhe pasi t’i bëhen testime të tjera, do të lëshohet në shtëpi. Në spitalin e Strugës së shpejti pritet të hapet edhe pika për testim, ku qytetarët do të mund të testohen. Masat për parandalimin e përhapjes së virusit janë marrë dhe shumica e qytetarëve i respektojnë ato. Edhe…
Author: Hamdi Kumanova
Prokuroria në Tetovë parashtroi propozime për dënime në para për pesë persona, kumtuan nga PTHP Tetovë. “Të akuzuarit në disa ngjarje penale juridike më 13 dhe 14 prill të vitit 2020, nuk e kanë respektuar Vendimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut me të cilin ndalohet lëvizja e popullatës në territorin e shtetit, ndërsa në drejtim të parandalimit të përhapjes së mëtutjeshme të pandemisë”, informojnë nga Prokuroria. Për shkak të veprës së bërë penale “mosveprim sipas rregullave ligjore gjatë pandemisë”. PTHP Tetovë deri tek gjykata kompetente ka parashtruar propozime për dhënien e gjobave për secilin prej të akuzuarve…
Sot është dita ime e gjashtë në vetizolim, ndjehem mirë me shëndet. e shfrytëzoj këtë rast t’u dëshiroj shëndet të mirë juve dhe familjeve tuaja, të gjithë atyre të cilët janë të infektuar me Kovid-19, rikuperim më të shpejtë, ndërsa personave mjekësorë, pjesëtarëve të MPB-së, armatës, t’i falënderoj për tërë atë që e bëjnë për qytetarët e Maqedonisë dhe për Maqedoninë. Sot e shfrytëzoj këtë rast për të komentuar 4 tema të cilat janë aktuale këto ditë. Do të filloja me temën më aktuale dhe ajo është situata me Kovid-19 në Kumanovë. Gjatë ditës së djeshme kishim numër më të…
Ka më shumë kërkesa për shpallje të karantinës jo vetëm nga Kumanova, por edhe nga qytetet tjera të shtetit, por vendimet sillen në bazë të rekomandimeve të Komisionit për sëmundje ngjitëse dhe epidemiologëve, porositi sot kryeministri Oliver Spasovski, i cili së bashku me zëvendëskryeministrin Bujar Osmani dhe ministra tjerë morën pjesë në seancën e sotme të 21-të të Shtabit komunal të krizave Kumanovë, njofton MIA, transmeton Portalb.mk. “Të gjitha masat që ishin sjellur janë masa në bazë të atyre rekomandimeve, për shkak të asaj që konsiderojmë se si Qeveri duhet para se gjithash t’i dëgjojmë profesionistët, atë që e thonë…
Sot në vend nuk është kthyer asnjë shtetas nga jashtë ndërsa kthim nuk pritet të ketë as në dy ditët e ardhshme. Të fundit që u kthyen janë 180 shtetasit të cilët dje arritën nga Italia dhe u vendosën në Karantinë shtetërore në Strugë. Deri më sot, në karantinë shtetërore janë vendosur gjithsej 3032 shtetas që janë kthyer prej jashtë vendit. Ndërsa gjatë fundjavës, 840 prej tyre e kanë lëshuar karantinën dhe ndodhen në vetë-izolim shtëpiak. Alsat kontaktoi me tre persona që kanë lëshuar karantinën shtetërore. Avni Bilali nga Batinca e Shkupit, ka qenë i vendosur në karantinë shtetërore në…
Shteti do t’i lirojë kompanitë nga taksa e vlerës së pagesës paraprake të tatimit personal, por edhe pagesës paraprake të tatimit të fitimit për muajt mars, prill dhe maj të këtij viti. Kështu ka deklaruar drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Sanja Llukarevska, tha se këtë vendim e ka sjellë Qeveria si mbështetje të kompanive të goditura nga kriza e koronavirusit. Ajo sqaroi se lirimi u dedikohet personave privat të cilët kryejnë veprimtari hotelierike, turizëm ose transport, por edhe për obliguesit tjerë të cilët kanë pësuar dëme për shkak të vendosjes së masave për mbrojtje nga virusi korona. Ajo…
Lidhja e Shoqatave të Pensionistëve të Maqedonisë (LSHPM), kumtoi sot se mbështet dhe respekton të gjitha masat e marra nga qeveria për t’u mbrojtur kundër koronavirusit, por propozon që të zgjasë orarin e pensionistëve, kur ata mund të dalin gjatë ditës për edhe një orë. Sipas Shoqatës, masa për pensionistët që të kenë në dispozicion vetëm për dy orë gjatë ditës ka shkaktuar një numër reagimesh dhe kërkesash për të konsideruar zgjatjen e kësaj kohe edhe për një orë shtesë, që do të ishte koha optimale për ta si popullatë e moshuar dhe do të kryenin detyrimet dhe nevojat e…
Klinika universitare për gjinekologji dhe obstetrikë në Shkup informon se gjatë javëve të fundit është rritur numri i lindjeve të parakohshme. Prej 9 deri më 13 prill kanë vdekur pesë foshnja të lindura para kohe. Nga Klinika apelojnë deri te lehonat edhe gjatë ballafaqimit me Kovid-19, në mënyrë të qetë dhe pa panik, të përgatiten për lindje të lumtur. Nëse kanë nevojë për mbështetje psikologjike, të paraqiten në numrin e telefonit 078/378-766. “Shtatzënia edhe në rrethana normale përcillet me oscilime në emocione, shpeshherë shoqërohet me ndjeshmëri dhe shqetësime të mëdha, ndërsa është e pritshme që Kovid-19 të shkaktojë shqetësim të…
Në Greqi është regjistruar një tërmet në lartësi prej 4.1 ballë të shkallës së Rihterit, përcjell GazetaExpress. Epiqendra e tërmeti ka qenë 24 kilometra në veri të Kozhanit, ndërkaq është ndjerë edhe në rajonin e Pellagonisë në Maqedoni të Veriut.
Prokuroria: Tre të arrestuarit në Hasanbeg të dënohen me gjoba të majme Prokuroria Publike në Shkup ka dorëzuar kërkesë deri tek Gjykata Themelore Penale në Shkup ku kërkohet që tre të arrestuarit në Hasangeg të denohen me nga 5.000 euro për shkak se kanë shkelur nenin 206 alinea 1 të Kodit Penal, gjegjësisht nuk kanë respektuar rekomandimet shëndetësore gjatë epidemisë. Sipas Prokurorisë Publike të arrestuarit me datë 13 prill në ora 22:00 në lagjen Hasanbeg të Shkupit janë kapur jashtë shtëpive të tyre pa leje për qarkullim gjatë orës policore. Nga Prokuroria njoftojnë se pas udhëzimeve të prokurorit, MPB tashmë…
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 66 raste të reja me Covid-19. Rastet e reja janë 10 në Shkup, 27 në Kumanovë, 3 në Shtip, Prilep 4, Tetovë 5, Strugë 4, Veles 2, Ohër 5, Gostivar 1, Koçan 1 dhe Negotinë 2, njofton Telegrafi Maqedoni. Tashmë 974 persona janë infektuar me coronavirus ndërsa vetëm dje janë kryer 500 testime.
Kanë rezultuar negative testet e gjashtë pjesëtarëve të personelit shëndetësor të spitalit të Gostivarit. Numri i të prekurve mbetet katër, tre nga personeli mjekësor dhe një nga Qendra për Shëndet Publik. Në izolim, për momentin janë rreth 40 mjekë dhe motra medicinale nga spitali i Gostivarit. Drejtori i spitalit Jakup Jakupi, thotë se gjendja në spital vazhdon të mbetet stabile, ndërsa po punohet vetëm me rastet urgjente. Ne qysh më herët jemi organizuar dhe punojmë në grupe që në momentin e parë që do dilnin të dyshuar t`i tërheqim dhe të angazhojmë grupin e dytë apo të tretë që e…

