Author: Hamdi Kumanova

“Nëse nuk respektojmë rregullat ne rrezikojmë Shëndetin e fëmijëve tanë. Vonojmë kthimin e tyre në shkolla. Rrezikojmë ardhmërinë tonë dhe vëllezërve e motrave tona, që po presin me padurim hapjen të vendeve të punës, që nëse nuk ndodh sa më shpejtë, mund të mbyllen përgjithmonë”, ka porositur Hasani, duke vazhduar: “Nëse respektojmë rregullat ne e respektojmë veten, familjen tonë, por e respektojmë edhe qytetin tonë të dashur Kumanovën. Mos të lejojmë të bëhet vonë!”. blob:https://www.facebook.com/5f43cffa-bdda-482d-b0fe-a4aacc55053d

Lexo më Shumë

I pari i Dibrës, Hekuran Duka ka kërkuar masa shtesë ekonomike nga Qeveria, pasi siç tha ai, është vënë në pikëpyetje ekzistenca e biznesit të vogël. “Izolimi 30-ditor sigurisht i solli dëm ekonomik Dibrës sa që vihet në pikëpyetja edhe ekzistenca e biznesit të vogël”, tha Duka. Ai ka kërkuar masa ekonomike shtesë për Dibrën, sepse siç tha ai, sektori i zejtarisë, kafenetë, restorantet nuk kanë punuar aspak. Duka ka apeluar edhe për solidaritet nga kompanitë fitimprurëse dhe qytetarët, për punëtorët dhe kompanitë që nuk kanë mundësi t’i paguajnë as qiratë. “Të jemi më solidar me të afërmit tanë, me…

Lexo më Shumë

Ambasadorja e ShBA-ve në Maqedoni të Veriut, Kejt Meri Bërns nuk do të vetëizolohet edhe pse paraprakisht kishte qenë në ngjarje të përbashkët me ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe zëvendëskryeministrin Bujar Osmani të cilët kanë pasur kontakt me kryetarin e infektuar me Kovid-19 të Kumanovës, Maksim Dimitrievskin. Ambasadorja Bërns tash për tash do ta zbatojë rregullin “kontakt me një kontakt”, ndërkaq do të karantinohet vetëm në rast se Filipçe dhe Osmani rezultojnë pozitiv. “Departamenti i Shtetit, Byroja për Shërbime Mjekësore, sipas udhëzimeve të Qendrës për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve si dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, këshillon që ambasadori…

Lexo më Shumë

Një konvoj me 50 shtetas të Maqedonisë mbrëmë nisi nga Sllovenia për në Maqedoni. Në konvoj ka 13 shtetas të Maqedonisë që nuk kanë pasur automjet të tyre dhe 19 shtetas me 11 automjete, përcjell Telegrafi Maqedoni. Atyre ju bashkëngjitën edhe 19 shtetas të Maqedonisë nga Austria të cilët duan të kthehen ndërsa për personat pa automjete u sigurua autobus. Të gjithë për shkak të coronavirusit dhe mbylljes së kufijve kanë mbetur në Slloveni dhe Austri. Këtë konvoj e organizon Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenia, me asistencë të Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në…

Lexo më Shumë

Këshilli Evropian për Fetva dhe Gjurmime Namazi i teravisë duke e ndjekur imamin përmes emitimit të drejtpërdrejtë në mediume PYETJA: A mund të falet namazi i teravisë, në shtëpi, duke iu lidhur imamit të xhamisë, namazin e të cilit e emitojnë mediumet? PËRGJIGJJA: Namazi i teravisë ka statusin e sunetit të fortë (Sunnetun muekkedetun) si për burrat, ashtu edhe për gratë. Ky konstatim bazohet në fjalët e të Dërguarit të Allahut, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të:”Kush fal namaz në Ramazan me besim dhe duke llogaritur në shpërblimin e Allahut, i falen mëkatet e mëparshme”. Hadithin e ka…

Lexo më Shumë

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ndërmerr vazhdimisht masa dhe aktivitete për zhvillimin e transportit të mallrave dhe udhëtarëve në qarkullimin e brendshëm, si dhe transportin e mallrave në qarkullimin ndërkombëtar në gjendjen e jashtëzakonshme. Për të mbrojtur shëndetin publik të qytetarëve dhe si rezultat i marrjes së masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, me propozim të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e fundit të saj miratoi një Dekret me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për transport në trafikun rrugor gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. “Me këtë Dekret, me forcë juridike,…

Lexo më Shumë

Është kohë pandemie por drejtori i NP “Rrugët e Maqedonisë ” Bekim Memeti vazhdon të bëjë gjëra që askush si ai më parë nuk ka arritur t’i realizojë deri tani informon TetovaSot. Drejtori Memeti po realizon në përpikshmëri ato që ka premtuar dhe jo vetëm kaq sepse kësaj rradhe nuk janë vetëm rrugë të ndryshme në zona të caktuara për një infrastrukturë të përsosur por janë autostradat në fokusin e tij . Si asnjëherë më parë deri tani drejtori Memeti është fokusuar tek pastrimi i autostradave dhe hapësirave përreth që rëndom ndodhë vetëm në shtetet evropiane sepse kështu pastrimi dhe…

Lexo më Shumë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot ka rikujtuar Kishën ortodokse duke shprehur besimin se e njëjtat gjatë festave të pashkëve, që janë duke u shënuar këto ditë, do të përshtatet me rregullat kundër pandemisë së virusit korona (Covid-19). “Në kuadër të festave të pashkëve, besoj se Kisha do të përshtatet me rregullat të cilat vlejnë për të gjithë. Për shkak të pandemisë me virusin Kovid-19, qytetarëve shumë të drejta ose u janë marrë për një periudhë të caktuar ose u janë reduktuar. Por, tash kemi qëllim më të lartë – t’i mbrojmë jetët dhe shëndetin e qytetarëve tanë,…

Lexo më Shumë

Për shkak të rritjes së rrezikshmërisë nga zjarret në hapësirë, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave *MBPEU) ka miratuar vendim për të ndaluar lëvizjen nëpër mal dhe tokë malore nga ora 06:00 deri në orën 20:00, njofton Portalb.mk. Ndalesa prej sot dhe do të zgjatë deri në shfuqizimin e të njëjtës. “Kjo ndalesë nuk vlen për të punësuarit në NP “Pyjet Nacionale” dhe për subjektet që kryejnë detyra të autorizuara, gjegjësisht leje të shkruar për lëvizje”, thonë nga MBPEU. Për mosrespektim të kësaj ndalese, personat fizik do të dënohen me 1.500 deri në 2.000 euro.

Lexo më Shumë

Sindikata e Pavarut e Arsimit dhe Shkencës kërkon nga shteti që sa më shpejtë të bëhet pagesa e rrogave për arsimtarët dhe profesorët. “Edhe përkundër përpjekjeve të jashtëzakonshme edhe përkunder obligimit ligjor për pagesë të rrogave më së voni deri më datën 10, edhe pse jemi në prag të festave të mëdha fetare (edhe krishtere edhe islame) të punësuarëve në arsim ende nuk u janë paguar rrogat për muajin mars”, thuhet në kumtesën e sindikatës.

Lexo më Shumë

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev pas izolimit disa ditësh, në një deklaratë për Alsat tha se deri më tani nuk ka simptoma të Covid-19 as tek ai as tek anëtarët e familjes. Ai njoftoi se gjatë ditës së nesërme do të testohet sërish dhe se shpreson që edhe kësaj radhe testi të rezultojë negativ. “Afati kalon nesër, por do të rrimë në shtëpi deri në kalimin e festave të Pashkëve. Nuk ka simptoma as tek unë, as të bashkëshortja, as te fëmijët ose prindërit e mi. Unë jetoj në bashkësi. Shpresoj që edhe këto teste të rezultojnë negative që të…

Lexo më Shumë

Në periudhën prej 1 deri më 14 prill të vitit 2020, Komiteti i Helsinkit ka pranuar 56 denoncime për shkelje të të drejtave të punëtorëve, të cilat përfshijnë 363 punëtorë, informojnë nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut. “Në nëntë denoncime, ku janë larguar 67 punëtorë, largimet nga puna janë bazuar në shkaqe afariste, me faj të punëtorit dhe largim nga puna për shkak të shkeljes së rendit dhe disiplinës në punë. Bazuar në përfundimin e detyruar të kontratës së punës, u larguan nga puna 264 punëtorë. Për shkelje të masave të Qeverisë, janë larguar shtatë punëtorë, gjegjësisht…

Lexo më Shumë