Një studim i ri eksperimental ka treguar se ilaçi “Remdesivir”, ka treguar se gjendja shëndetësore e 68-të pacientëve në gjendje të rëndë me KOVID-19, ndjeshëm është përmirësuar. Më shumë se gjysma e pacientëve kanë qenë në makina të ventilimit. Mu këtë ilaç shteti e pret që të vijë nga Japonia, tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, njofton Portalb.mk. “Kërkesa është dorëzuar javën e kaluar, presim përgjigje për donacionin. Japonia ka premtuar se këtë ilaç do t’ua dhurojë shumë vendeve”, deklaroi Filipçe. Në pyetjen e NOVATV, nëse planifikohet që të prekurve tu jepet edhe terapi ozoni e cila shkon nëpërmjet ozonimit…
Author: Hamdi Kumanova
Masat e LSDM-së janë të vonuara dhe joserioze. Kumtesat e përditshme të zbrazëta nuk do t’i bindin qytetarët se masat e tyre ekonomike janë për të mirën e tyre. Masat të cilat LSDM-ja i quan ekonomike, janë vetëm improvizim i pushtetit dhe nuk paraqesin kurrfarë ndihme. Ato vetëm do ta thellojnë krizën ekonomike në Republikën e Maqedonisë. Paaftësia e këtij pushteti shtrenjtë do ta kushtojë shtetin dhe qytetarët. Nëse pushteti i udhëhequr nga LSDM-ja me të vërtetë dëshiron t’u ndihmojë qytetarëve, atëherë le t’i pranojë masat, të cilat i ka propozuar VMRO-DPMNE-ja, për shpëtim të ekonomisë. Qendra për komunikime e…
Do të bëhet skrining i popullatës, lehtësim i masave për virusin korona ose kah fundi i verës, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Skriningu i popullatës, gjegjësisht testimi serologjik do të bëhet sipas grupeve të moshës me qëllim që të testohet imuniteti i vurisut, njofton Portalb.mk. “Pas lehtësimit të masave ose kah fundi i verës planifikojmë një skrining me teste serologjike sipas grupeve të moshave, me qëllim që ta vlerësojmë imunitetin e personave më të moshuar se 67 vjeç, por edhe te fëmijët e moshës shkollore. Ajo do të jetë tregues se si të dimensionohen masat që eventualisht të përballemi…
NP Higjiena Komunale – Shkup vazhdon me larjen makinerike të përditshme të bulevardeve dhe rrugëve në qytetin tonë. Sot atë e bëmë në një mënyrë më ndryshe. Çdoherë në shërbim të qytetarëve, për të mirën tonë!
Mali Vodno është përjashtuar nga vendimi për ndalesë të lëvizjes në male dhe tokë malore në shtet, informojnë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU), njofton Portalb.mk. “Ministria e miratoi vendimin e kërkesës së NP Pyjet e Maqedonisë dhe ajo është e lidhur me paraqitjen e zjarreve në këtë periudhë”, tha Sonja Jankovska, zëdhënës i Ministrisë, por, shtoi se “lëvizja në Vondo është përjashtuar nga ky vendim pasi që bëhet fjalë për mal i cili nuk është kompetencë të kësaj ndërmarrje”. Në pyetjen e “Meta” se pse nuk ekziston në vendim edhe Vodno, Jankovska me sqaroi se…
Rreth 14.000 tregtarë-individual dhe kryerës të pavarur të veprimtarisë janë të regjistruar në Drejtorinë e të Ardhura Publike, të cilët janë të përfshirë me masën e pagesës prej 14.500 denarë për rrogë, përcjell GazetaExpress nga Portalb. Ata të cilët i plotësojnë kushtet nga Dekreti me fuqi të ligjit për mbështetje financiare të personave fizik që kryejnë veprimtari të pavarur, kërkesat deri te DAP do t’i dorëzojnë në fillim të muajit maj, gjegjësisht deri 5 maj. Ashtu siç thonë nga DAP, punojnë në përgatitjen e kërkesës dhe së shpejti do ta publikojnë. “Në sistemin E-personal të Drejtorisë për Ardhura Publike janë…
Marketet dhe vendet tjera tregtare janë të obliguar të sigurojnë shërbim që mban rend edhe në brendësinë e objektit. Këtë e tha në konferencë e sotme, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, përcjell Telegrafi Maqedoni. Prej sot të gjithë tregtarët janë të obliguar të vendosin shenja se si duhet të lëvizet dhe shenja për të mbajtur distancën e nevojshme minimale. “Nëse nuk respektohen rregullat, do të ketë gjoba”, tha Bekteshi duke paralajmëruar se një gjobë për marketet e vogla do të jetë prej 500 deri 1000 dhe prej 1000 deri 2000 për marketet e mesme dhe të mëdha.
Drejtoresha e Spitalit të Kumanovës, Snezhana Zaharieva është në vetizolim, por rezultati i saj nga testimi i kryer paraprak për Kovid -19 prej para dy ditësh ka qenë negativ, ka njoftuar ajo në profilin e saj në Fejsbuk. Zaharieva ka thënë se si pjesë e Shtabit komunal të krizës nuk është testuar si edhe anëtarët e tjerë, pasi më 10 prill ka marrë rezultat negativ nga testimi i mëparshëm. “Me faktin se jam pjesë e Shtabit komunal të krizës dhe kam marrë pjesë në seancë me përbërje të zgjeruar, dua të njoftoj publikisht disa punë që i takojnë gjendjes time…
Foshnja, e cila lindi më 14 prill në Klinikën e gjinekologjisë dhe akusherisë – Shkup, nëna e së cilës është infektuar me Kovid-19, ka rezultuar negativ për Kovid-19. Informacionin e kumtuan nga Klinika, ndërkaq shtojnë se si fëmija edhe foshnja janë lëshuar në mjekim shtëpiak. Bëhet fjalë për një 28-vjeçare nga Kumanova, e cila në Klinikën në Shkup kishte ardhur ditën e martë dhe dje rezultoi pozitive me Kovid-19. “Ajo nuk ka pasur simptome të virusit korona dhe ka lindur në mënyrë spontane, por për shkak se është e rajonit të Kumanovës, me të që nga fillimi i pranimit është…
Për një muaj që kur ka hyrë në fuqi gjendja e jashtëzakonshme, Prokuroria Publike ka ngritur ndaj 1020 personave procedurë për shkelje të nenit 205 dhe 206 të kodit penal që kanë të bëjnë me mesrespektimin e masave dhe ndalesave të Qeverisë siç janë vetëizolimi, ora policore dhe ndalesat për shërbimet hotelierke. Më së shumti dënime janë shqiptuar për shkeljen e orës policore, gjithsej 918 në mbarë vendin, 91 persona janë dënuar për shkelje të masës për vetë izolim dhe 11 dënimë janë shqiptuar për shërbimet hotelierike. Kryeqyteti kryeson listën me numrin më të madh të dënimeve, 244 për shkelje…
Duke gjykuar nga numri i ankesave të paraqitura tek Avokati i Popullit, nuk ka ndonjë ndryshim të madh sa i përket situatës së të drejtave të njeriut gjatë vitit të kaluar dhe në vitin 2018. Avokati i Popullit Ixhet Memeti, në një intervistë për AIM, thekson se shumica e ankesave në vitin 2019 kanë të bëjnë me punën e autoriteteve gjyqësore në shtet. Por ai gjithashtu tha që gjatë vitit të kaluar, ndryshe nga vitet e kaluara, ka pasur një rritje të numrit të ankesave në sferën sociale, kujdesin shëndetësor, të drejtat e fëmijëve por edhe në pjesën e diskriminimit…
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) e RMV-së sot bëri të ditur se është rritur qasja deri te serviset për viktimat nga dhuna përgjatë vendit. “Në gjendje stresi dhe izolimi shtëpiak dhuna mundet të eskalojë”, bëhet e ditur në kumtesën e MPPS-së dhe shtohet se askush nuk duhet të ndjehet se është i vetëm. Viktimat potenciale, siç bëhet e ditur, mund të drejtohen për ndihmë në qendrat për punë sociale dhe serviset e vendosura: http://mtsp.gov.mk/ns_article-prijavi-semejno-nasisltvo.nspx dhe në SOS numrat e telefonit 070/075/077 141 700. Nga MPPS-ja i inkurajojmë të gjitha gratë të cilat përballen me çfarëdo lloj forme të dhunës familjare…

